Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish- presidentit Bujar Nishani.Në një postim në Facebook, Gjiknuri është shprehur se pavarësisht bindjeve dhe pozicioneve të ndryshme politike, i ndjeri ishte një personalitet që diti të përcjellë gjithmonë vlerat më të mira njerëzore.
“Një lajm i dhimbshëm ndarja nga jeta e Presidentit Bujar Nishani!
Përtej bindjeve dhe pozicioneve të ndryshme politike, ai ishte një personalitet që diti të përcjellë gjithmonë vlerat më të mira njerëzore, qetësinë dhe maturinë!
Gjej rastin tu shpreh familjarëve dhe miqve të tij ngushëllimet më të sinqerta!”, ka shkruar Gjiknuri.