Shkup, 28 Maj – Kreu i BDI-së Ali Ahmeti me rastin e vdekjes së ish presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet e tij familjes s ëish presidentit duke e cilësuar atë si mik dhe se do të mbajë mend gjatë kujtimet dhe angazhimet në politikën kombëtare
Me pikëllim të thellë pranova sot lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, ish presidentit të Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani.
Të pashlyeshme në kujtimet tona do të mbesin vitet e angazhimit të tij në politikën kombëtare, ndërsa nga takimet që kishim bashkë do të kujtojë gjithmonë entuziazmin dhe përkujdesin që tregonte kur në tavolinën e bisedimeve ishte çështja mbarëkombëtare.
Përcjell ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së nderuar Nishani, miqve dhe bashkëveprimtarëve të Presidentit Nishani.











