• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Holokausti, Hasani: Të bashkuar mund të ndalim “virusin” e urrejtjes

by A R
29/01/2025 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Jashtme ka organizuar një aktivitet me rastin e Dita e Kujtesës, duke theksuar rëndësinë e reflektimit mbi tragjedinë e Holokaustit dhe ndërtimin e një të ardhmeje të bazuar në tolerance dhe humanizëm.

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, në fjalën e tij theksoi se ky përkujtim është një mundësi për të nxjerrë mësime nga e kaluara e dhimbshme dhe për të afirmuar angazhimin ndaj vlerave të paqes dhe demokracisë. Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e luftës kundër antisemitizmit, i cili vazhdon të mbetet një kërcënim serioz për vlerat demokratike në botën e sotme, sidomos në hapësirën digjitale.

“Kjo ditë është një mundësi për të reflektuar mbi tragjedinë e Holokaustit dhe për të nxjerrë mësime nga e kaluara e dhimbshme. Është një thirrje për të afirmuar përkushtimin tonë ndaj humanizmit dhe për të vazhduar betejën, ku urrejtja dhe diskriminimi nuk kanë vend dhe të ndërtojmë një të ardhme të bazuar në tolerancë. Jemi këtu për të nderuar dhimbjen e atyre që vuajtën dhe humbën jetën në atë tragjedi. Të edukojmë brezat e rinj që e keqja të mos përsëritet më kurrë dhe të ruajmë vlerat e dinjitetit njerëzor. Ky përkujtim është një thirrje e fuqishme për veprim dhe një apel që të ndalet çdo lloj forme diskriminimi që ekziston edhe sot në botë. Është detyra jonë që t’i japim mundësinë rinisë që jo vetëm të mësojë nga e kaluara, por dhe të forcojë vlerat që janë në themel të paqes dhe demokracisë. Angazhimi ynë është të mos heshtim dhe të mos lejojmë që e keqja të triumfojë. Në një botë gjithnjë e më shumë të përçarë një nga sfidat tona është lufta kundër antisemitizmit që vijon të mbetet një kërcënim serioz për vlerat tona demokratike. Në botën digjitale antisemitizmi ka gjetur një hapësirë të re dhe të gjithë duhet të bashkëpunojmë për të adresuar kërcënimet që shfaqen”, u shpreh Hasani.

Ministri Hasani apeloi për veprime konkrete për të ndaluar çdo formë të diskriminimit dhe të urrejtjes, duke theksuar se vetëm përmes bashkëpunimit të gjerë mund të ndërtojmë një botë më të drejtë dhe tolerante.

“Antisemitizmi është një kërcënim për të gjithë ne, nuk ka më kohë për heshtje, pro duhet veprim konkret për të ndaluar këtë virus të urrejtjes dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Vetëm të bashkuar mund të krijojmë një botë më të drejtë dhe të tolerueshme, ku shpresa është më e fortë se çdo formë e urrejtjes”, shtoi ministri.

Ky aktivitet, që synon të ruajë vlerat e dinjitetit njerëzor dhe të luftojë çdo formë diskriminimi, ishte një thirrje për angazhim dhe reflektim nga të gjithë pjesëmarrësit.

Ambasadorja Suard: Toleranca fetare në zemër të planit për Shtetin Bektashian

E pranishme në aktivitet ishte edhe ambasadorja e Francës, Catherine Suard. Diplomatja vlerësoi rolin historik të Shqipërisë në mbrojtje të hebrenjve gjatë shekullit të kaluar, si edhe tolerancën që tregoi për një popull me fe e botëkuptim tjetër nga ai shqiptar.

Ajo theksoi se Shteti Bektashian, që synohet të krijohet në të ardhmen brenda vendit, vjen pikërisht si vazhdimësi e promovimit të tolerancës fetare. “Është një aset që duhet ta sillni brenda BE-së,” tha ambasadorja franceze.

“Shqipëria është ndoshta vendi i vetëm në Europë, që kishte hebrenj në territorin e vet dhe akoma më mbresëlënëse që nën pushtimin fashist, shumë njerëz vuajtën zgjedhjet e tyre për t’i mirëpritur e për t’i mbrojtur ata. Shqiptarët kishin shumë besime, por kjo nuk pati asnjë ndikim. 

Kur flasim për tolerancën dhe bashkëjetesën mes feve, kjo është ende një vlerë shumë e gjallë dhe e ruajtur në Shqipëri. Unë ende sot besoj që promovimi i tolerancës fetare është në zemër të planit të Shqipërisë për të krijuar një Shtet Bektashian brenda saj. Është shumë interesante. Besoj që kjo veçanti është një thesar që duhet ruajtur, një aset i pakrahasueshëm që Shqipëria duhet ta sjellë brenda Europës kur të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

Antisemitizmi nuk është opinion, është krim! Urrejtja kundër individëve për atë çka janë, çfarë ndiejnë, ku besojnë, është një krim. Ky mesazh duhet të jetë një mësim i përsëritur në mënyrë të përhershme. Nuk ka një fund për këtë!

Ju përmendët pjesën e hapësirës digjitale: është thellësisht e gabuar të pretendosh se liria e shprehjes lejon çdo lloj gënjeshtre apo propagande apo përhapje të urrejtjes. Nuk duhet lejuar. Pikë!” u shpreh ambasadorja Suard.

Next Post
Çupi: PD s’është e aftë të bëjë ndryshimin. Meta do ketë të njëjtin fat nëse bashkohet me Berishën

Kushedi kur vdes një i dytë si Anastasi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

May 18, 2026
Kriza e naftës, Berisha: Rama po vjel nga qytetarët miliona pa u dhënë asnjë ndihmë

“Raporti i IBAR nuk miratohet” / Sondazhi: 76.6 për qind e shqiptarëve mendojnë ndryshe nga Berisha

May 18, 2026
Blindohet spitali i Traumës, një nga të plagosurit e atentatit në Durrës i plagosur rëndë

E plagosën me armën e tij, polici transportohet te Trauma, mjekët: Gjendja e 20-vjeçarit është…

May 18, 2026
Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

May 18, 2026
“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

May 18, 2026
E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

May 18, 2026
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Mickoski së shpejti në Tiranë

“Do ta japin shqip provimin”, Mexhiti u jep lajmin studentëve shqiptarë pas protestës

May 18, 2026
Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

May 18, 2026
Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

May 18, 2026
Trafikonin drogë në vende të ndryshme të Europës, Europoli vë në pranga 25 shqiptarë (Foto)

EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revolucionare të Iranit

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In