• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Holokaust/Vatikani hap arkivat e papa Piut XII

by Java News
02/03/2020 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 200 historianë po përgatiten të hapin arkivat e papa Piut XII, që Vatikani do t’i bëjë publike sot.

Piu XII është papa më i diskutuar i historisë, i kritikuar që nuk e dënoi kurrë publikisht Holokaustin nazist.

”Bëhet fjalë për një moment vendimtar për historinë bashkëkohore të Kishës dhe të botës”, shpjegoi kardinali Tolentino de Mendonça, arkivist dhe bibliotekar i Kishës së Shenjtë Romake.

Prelati dëshiron që vëmendja të përqendrohet jo vetëm te Holokausti, por edhe të prekë, për shembull, periudhën e trazuar të pasluftës.

E vendosur që prej një viti, disponueshmëria e këtyre dokumenteve duhet të bëjë të mundur përgjigjen ndaj polemikave mbi Piun XII (1939-1958), që filluan në vitet 60. Dhe veçanërisht për të përcaktuar nëse kreu i Kishës Katolike gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, një ish-diplomat i Selisë së Shenjtë në Gjermani, ishte shumë i heshtur dhe indiferent përballë miratimit të ligjeve racore në Evropë dhe gjenocidit më të keq të historisë.

A është e mundur që një një fjalim publik që dënon në mënyrë të qartë veprimet e nazistëve dhe fatin e hebrenjve të ketë ndikuar te katolikët gjermanë dhe të ketë ndryshuar rrjedhën e historisë ?

Kritikët e papa Piut XII mendojnë se po. Përkrahësit e tij japin argumentin se deklarata të forta nga një papë, të rrethuar në Vatikan nga nazistët dhe më pas fashistët italianë, do t’i kishin vënë në rrezik katolikët në Europë.

Nga kjo polemikë janë shkruar me dhjetëra libra, përfshirë këtu dhe librat më të shitur që shkojnë deri në atë pikë sa të flasin për “Papën e Hitlerit” (John Cornwell në 1999).

Një legjendë gri

Për rabinin kryesor të Romës, Riccardo di Segni, “historia e Piut XII-të nuk është një legjendë e zezë, por më tepër gri”.

Në një tekst të botuar nga shtypi italian, ai thotë se “historianët duhet të punojnë sikur të ishin në një dhomë sterile dhe të izoluar, të lirë nga çdo paragjykim dhe ndikim”.

Por, ai mendon se bëhet fjalë për një utopi, pasi tema është e monopolizuar nga mbrojtësit me çdo kusht të papa Piut XII nga njëra anë, dhe nga ana tjetër nga akuzuesit e pandryshueshëm.

Historiania italiane Ana Foa nuk pret asgjë spektakolare, por detaje, konfirmime. “Nëse do të kishte gjëra që e justifikonin Papën ato do të ishin bërë publike, nëse do të kishte gjëra të tmerrshme ato do të ishin fshehur”, thotë ajo.

Njëqind e pesëdhjetë studiues nga e gjithë bota kanë kërkuar tashmë hyrje në të vetmet “arkivat apostolike” qendrore të Vatikanit (ish “arkivat sekrete”), tha Sergio Pagano, i cili mbikëqyr këtë seksion, duke vënë në dispozicion 121 koleksione dokumentare dhe 20 000 fashikuj të papa Piut XII.

Shërbimet e para do të bëhen nga ekspertët e  Muzeut Memorial Amerikan të Holokaustit dhe nga komuniteti hebre në Romë, tha ai. Studiuesit do të garojnë për rreth 20 vende çdo ditë.

Por, dhjetëra të tjerë do të konsultohen me arkiva të tjera të rëndësishme. Për shembull, ato të Kongregatës për Doktrinën e Fesë (ish-Inkuizicioni). Sipas arkivistit të saj, Alejandro Cifres Giménez, 200 metra rafte mbajnë 1 749 fashikuj që u janë kushtuar 19 viteve të pontifikatit të papa Piut XII. Të disponueshme në një dhomë leximi me 14 vende.

Johan Ickx, i arkivave historike të Sekretariatit të Shtetit (qeveria qendrore) për marrëdhëniet diplomatike me shtetet e tjera, do të ofrojë “1,3 milion dokumente të dixhitalizuara dhe indeksuara, për të ndihmuar studiuesit të lëvizin shpejt”, një risi. Ai premton zbulimin e gjërave “shumë të nxehta” nga raftet e tij.

Historianët, për shembull do të jenë në gjendje të gjejnë dokumente mbi kontaktet midis nuncios (ambasadorit të Selisë së Shenjtë) në Berlin dhe autoriteteve gjermane.

“Do të duhen vite për të shqyrtuar të gjitha këto dosje dhe për të dhënë një gjykim historik,” tha Imzot Pagano.

Sipas tij, “nuk ka ende asgjë befasuese”, periudha e Luftës së Dytë Botërore tashmë është zbuluar në masë nga Kisha në vitin 1981. Nga ana tjetër, ai i frikësohet amatoreve të “ekskluzivitetit” që adhurojnë të dalin në konkluzione të shpejtuara.

Vatikani kërkon, që disa dokumente të asaj periudhe të mbeten të fshehta, si për shembull arkivat që dokumentojnë konklavën – zgjedhjen e Papës – ose gjykimet kundër peshkopëve gjatë papatit të tij, e cila ishte më e gjata e shekullit XX pas asaj të papa Gjonit Palit II.

Të zhdukura nga sytë në bunkerin e arkivave të Vatikanit, i cili ka 85 kilometra rafte, pergatiti Tema.

 

 

Next Post
Pak orë para manifestimit/ Lulzim Basha drekë pune me ambasadoren e SHBA

Pak orë para manifestimit/ Lulzim Basha drekë pune me ambasadoren e SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In