Presidenti francez, Francois Hollande ka bërë plane për të ndryshuar kushtetutën franceze, për t’i hequr nënshtetësinë francezëve të cilët janë të dënuar për terrorizëm, shkruan BBC.
“Duhet ta rishikojmë kushtetutën për shkak të grupeve të armatosura që janë krijuar në vend”, thotë presidenti francez.
Plani për ndryshimin e kushtetutës vjen pasi vitin e kaluar në Paris u vranë 130 persona nga sulmet terroriste të ashtuquajturit Shteti Islamik (ISIS).