• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hollivudi dhe kultura seksiste

by Java News
08/10/2018 22:00
Mount Lee, Hollywood Hills, Hollywood, Los Angeles, California, USA.

Mount Lee, Hollywood Hills, Hollywood, Los Angeles, California, USA.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diskriminimi dhe shndërrimi i grave në objekt seksi në Hollivud nuk është një fenomen i ri. Për dekada me radhë, sjelljet seksiste nga burra me pushtet në këtë industri u bënë pjesë e sistemit të yjeve hollivudiane; kjo qasje ka ndikuar edhe tek mënyra e rrëfimit të ngjarjeve në filma. Në pjesën e parë të një materiali me dy pjesë për pabarazinë gjinore, korrespondentja e Zërit të Amerikës Penelope Poulou, i hedh një vështrim stereotipeve seksiste në filmat e njohur, që kanë depërtuar në kulturën popullore të Amerikës.

Breza të tërë janë rritur me personazhin Pepe Le Pew, qelbësin këmbëngulës, në ndjekjen e përhershme të maces së bukur Penelope. Ky film vizatimor, fillimisht u shfaq në ekranet televizivë në vitin 1945 dhe konsiderohej si një film i këndshëm dhe romantik. Sot, ngacmimet e padëshiruara të Pepe Le Pew-s ngjajnë të bezdisshme dhe tregojnë për përshkrimin që u bëhej në filma personazheve femra, thotë profesoresha e gjuhës Lisa Koch.

“Femra portretizohej si një objekt seksual, si personazh pasiv, objekt i ngacmimeve dhe dhunës seksuale, si në rastin e Pepe Le Pew.” – thotë profesoresha e Universitetit “George Mason”, Lisa Koch.

Marrëdhënia e trazuar mes Rhett Butler-it dhe Scarlett O’ Harës në filmin epik të vitit 1939 “Gone with the Wind”, “Bashkë me Erën”, jepej nga Hollivudi si një marrëdhënie dashurie pasionante.

Por sot shikuesit dallojnë shenja të dhunës familjare në marrëdhënien mes dy personazheve kryesorë. Rhett Butler është ironik dhe donte ta kontrollonte Scarlett-in, e cila përshkruhet si një grua krenare, por kapriçioze dhe manipuluese. Lisa Koch thotë se romanet dhe personazhe të tilla kanë legjitimuar përmes kulturës popullore, imponimin e meshkujve:

“Në se fokusohemi tek Hollivudi, fakti që ai është një institucion i dominuar nga meshkujt, patjetër që lidhet me këtë lloj portretizimi të grave; sa më shumë gra skenariste dhe producente të ketë, aq më pak portretizime të tilla do kemi.”

Seksizmi dhe abuzimi seksual në skenar, reflektohet edhe prapa skenës, me ngacimimet dhe abuzimet seksuale ndaj aktoreve nga producentët dhe meshkuj të tjerë në institucionin e Hollivudit, thotë profesoresha e artit të kinematografisë dhe videos, Giovanna Chesler:

“Mund të keni lexuar për marrëveshjen mes Bertoluccit dhe Marlon Brandonit për aktoren në filmin Tangoja e fundit në Paris. Ata e dinin se gjatë xhirimit do të kishte një skenë përdhunimi, por ajo nuk e dinte. Pastaj kemi rastin e Hitchcock-ut, që i abuzonte të gjitha gratë psikologjikisht, sidomos ato që donin të intepretonin në filmat e tij.”

Në librin e saj biografik të vitit 2016, “Tippi Hendren: A Memoir”, Hendren, aktorja kryesore dhe frymëzimi i Hitchcock-ut në filmat e tij “The Birds” dhe “Marnie”, rrëfen për ngacimet dhe abuzimet seksuale ndaj saj nga regjisori i filmit. Hedren shkruan se kur ajo i refuzoi ngacimet seksuale, ai e kërcënoi se do t’ja prishte karrierën. Giovanna Chesler thotë se kjo kulturë e përhapur seksiste dhe kërcënimesh prodhoi persona si manjati i Hollvudit, Harvey Weinstein, i njohur për shfrytëzimin seksual të aktoreve:

“Ai ishte njeriu i Oscar-it. Ai i joshte të gjitha këto aktore me role që mund t’i jepnin çmimin Oscar. Me këtë shpresë, ato mendonin se po të merrnin këto role dhe me t’u bërë të suksesshme, ato nuk do të shfrytëzoheshin më seksualisht. Sa ironike është që për të arritur suksesin, atyre u duhej të pranonin abuzimet e tij seksuale.”- thotë profesorja.

Profesoresha Lisa Koch thotë se në fund të fundit, prirja që ka fuqizuar pabarazinë gjinore në Hollivud po ndryshon, ngaqë gjithmonë e më tepër, audienca, sidomos të rriturit, nuk po i pëlqejnë më skenarët tipikë të Hollivudit, me mesazhe seksiste.(VOA)

ma.me

Next Post
Edhe një grabitje tjetër në Kamzë, njerëzit e shokuar

VIDEO/ Ja si përballen 'dhëmbë për dhëmbë' shitëset në Tiranë me hajdutin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In