Presidneti francez, François Hollande, përshëndeti sot ratifikimin nga Pekini dhe Uashingtoni të marrëveshjes botërore mbi klimën të arritur në dhjetor në përfundim të COP21 që i hap rrugën hyrjes në fuqi të marrëveshjes së Parisit mbi klimën deri në fund të vitit.
“Kina dhe SHBA-ja njoftuan së bashku aplikimin sa më shpejtë të instrumenteve të tyre për këtë ratifikim, një etapë e rëndësishme që i hap rrugën hyrjes në fuqi të marrëveshjes së Parisit deri në fund të vitit”, deklaroi shefi francez i shtetit para se të nisej për mbledhjen e G20-ës në Hangzhou në Kinë./a.m.