• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Hollande-Putin njëzëri: Të bashkuar kundër ISIS

by Lorenc Vangjeli
27/11/2015 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia do të mbështesë Francën në luftën kundër Shtetit Islamik. Pas “ftohjes” së marrëdhënieve midis Francës dhe Rusisë pas ndëryrjeve të kësaj të fundit në Ukrainë, duket se në marrëdhëniet midis dy vendeve po “fryn” një erë. Synimi i përbashkët është shkatërrimi i ISIS.

Presidenti i Framcës François Hollande udhëtoi drejt Kremlinit të enjten, ku zhvilloi një takim kokë më kokë me homologun e tij rus. Hollande insistoi gjatë konferencës se bashkimi i shumë shteteve do të jetë arma e duhur kundër terrorizmit.

“Armiku ynë i përbashkët është ISIS, i cili ka një territor, një ushtri dhe burime financiare, ndaj ne duhet të krijojmë një koalicion të madh për të shfarosur këta terroristë. Unë jam në Moskë me ju për të koordinuar sesi mund të veprojmë së bashku për të goditur ISIS, por njëkohësisht edhe për të gjetur një zgjidhje për paqe në Siri”, tha Hollande.

Por ndryshe nga qëndrimi i Putin, presidenti francez tha se Assad nuk ka më vend në Siri. E ndërsa kur Hollande e cilësoi ISIS-in si armik të  përbashkët të Parisit me Moskën, ai iu referua rrëzimit të avionit rus mbi gadishullin e Sinait në Egjipt, ku 224 vetë humbën jetën. Putin deklaroi se Moska është e gatshme të bashkohet me Francën në këtë betejë. Po ashtu, ata rakorduan për një shkëmbim më të madh të informacionit mes shërbimeve të inteligjencës.

Disa analistë thanë se fakti që të dy liderët shmangen shikimin në sy me njëri-tjetrin, kjo tregon se marrëdhënien ende të vështira midis Rusisë dhe Perëndimit. Por të tjerë ekspertë të çështjeve ndërkombëtare e cilësuan vizitën e Hollande në Moskë si një “erë të re” mes dy vendeve, ndonëse jo aq e forte sa aleanca e mëparshme, para se të ndodhte konflikti i Ukrainës.

Një diplomat tha për “Le Monde”, se tani francezet janë më tepër të përgatitur sesa Barack Obama për të bashkëpunuar me Rusinë, pasi sipas tij, koordinimi i Uashingtonit dhe Moskës mbetet një vizion i largët. Por ajo që Franca për momentin kërkon është suporti i sa më shumë shteteve kundër terrorizmit, ndaj disa ekspertë të çështjeve ndërkombëtare mendojnë se Parisi do të luajë rol neutralizues edhe në raportin e acaruar Rusi-Turqi pas rrëzimit të avionit ditë më parë.

Next Post

Sulmi terrorist në Bamako, Policia e Malit arreston dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In