• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Holandezët të fiksuar pas Tiranës: Qyteti më modern i rajonit

by Java News
27/05/2018 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
“Tirana është kthyer në qytetin më modern në Ballkan”, është vlerësimi i gazetës më të madhe në Holandë “De Telegraaf”, e cila i ka kushtuar një artikull të gjatë kryeqytetit shqiptar. Tirana ka zënë sërish faqet e mediave ndërkombëtare, të cilat po i japin një vëmendje të madhe transformimit që ka pësuar kryeqyteti nën drejtimin e kryebashkiakut Veliaj.
Pas gazetës së njohur britanike ‘The Guardian’, prestigjozes amerikane “Lonely planet”, “Vogue” etj, “De Telegraaf” shkruan se teksa shëtit nëpër qytet të bëjnë përshtypje ndërtesat e lyera me ngjyra dhe atmosfera e relaksuar në kafenetë dhe restorantet trendi. Por, pjesa më e jashtëzakonshme, sipas gazetës së njohur në Holandë, është tregu i rinovuar, Pazari i Ri.
“Me panelet e tij industriale dhe i rrethuar me pallate që janë lyer me ngjyra të ndezura dhe motive autentike shqiptare, ai është vërtet shumë i bukur dhe një pikë takimi për banorët”, shkruan “De Telegraaf”, e cila evidenton mes të tjerave se “qytetarët e lavdërojnë kryebashkiakun e tyre për faktin që ai ka pastruar dhe rinovuar parkun e madh në jug të Tiranës”.
Shkrimi i plotë:
 
 
Nga Thea Detiger
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, na mirëpret tek festa e tij në tarracën e Bashkisë si të ishte një yll muzike. I rrethuar nga bashkëpunëtorë të rinj, të bukur dhe entuziastë, ai na tregon, teksa përkundemi nën ritmin e muzikës, se si e kanë transformuar Tiranën ai dhe paraardhësi i tij, Edi Rama. “Eshtë bërë qyteti më modern në Ballkan,” na thotë ai.
Është e vërtetë që teksa shëtit nëpër qytet të bëjnë përshtypje ndërtesat e lyera me ngjyra dhe atmosfera e relaksuar në kafenetë dhe restorantet trendi. Panorama që të hapet nga tarraca e Hotel Monark është e bukur. Rruga pedonale Murat Toptani, përgjatë kalasë së vjetër, ku tani ka një hotel për turistet e rinj, ka një varg kafenesh të hapura. Përballë saj ndodhet një qendër tregtare super moderne.
Por pjesa më e jashtëzakonshme është tregu i rinovuar, Pazari i Ri. Me panelet e tij industriale dhe i rrethuar me pallate që janë lyer me ngjyra të ndezura dhe motive autentike shqiptare, ai është vërtet shumë i bukur dhe një pikë takimi për banorët. Ngjyrat ne qytet kanë qene prej kohesh një ide e kryeministrit aktual, Edi Rama, i cili është artist nga formimi.
Kryebashkiaku Erion Veliaj në fakt ka punuar edhe vetë në Pazarin e Ri, duke shitur fiq. “Kur humba tim atë, në moshën dhjetë vjeçare nëna më dërgoi në Greqi tek të afërmit, si një mënyrë për të mbijetuar,” tregon ai. “Kur u ktheva, zbulova që ajo kishin sjelle të afërmit për ngushëllim kryesisht fiq të thatë, saqë vendosa t’i hyja tregtisë në pazar.” Ai kurrë nuk mund ta kishte imagjinuar që dikur do të ishte në një pozitë të atillë sa të mund të sillte një ndryshim kaq të madh për qytetin e tij.
Në prill, ai u vlerësua nga Komisioni Europian me një çmim për projektin e tij për t’i siguruar një strehim të përshtatshëm minoritetit rom në qytetin e tij dhe për të arsimuar fëmijët e tyre.
Vendi është po ashtu i njohur për mënyrën paqësore sesi bashkëjetojnë besimet e ndryshme. Krahas xhamive, kishave katolike dhe ortodokse, Tirana është edhe shtëpia e qendrës botërore të urdhërit sufi të Bektashinjve, të cilët u detyruan të largohen nga Turqia.
Qytetarët e lavdërojnë kryebashkiakun e tyre për faktin që ai ka pastruar dhe rinovuar parkun e madh në jug të Tiranës. Tashmë familjet i gëzohen atraksioneve të shumta përqark Liqenit Artificial ndërsa të rinjtë bëjnë xhiro me biçikletë. “Për të bërë planin për biçikletat për qytetin kam pasur shumë bashkëpunim nga Ambasada Holandeze,” thotë kryebashkiaku që edhe vetë lëviz thuajse kudo me bicikletë.
“Kam pasur herët miq holandezë, prandaj jam frymëzuar nga vendi juaj. Lëvizja me biçikletë është e mirë për mjedisin. Në qoftë se të rinjtë fillojnë të mendojnë se biçikletat janë trendi, atëherë mund të fillojmë ta lëmë pas idenë që duhet medoemos të kesh një makinë. Punoj me shumë dëshirë me të rinjtë. Shpesh atyre ju është dashur të punojnë jashtështetit për njëfarë kohe për të fituar para – kryesisht në Greqi e Itali. Por tani po kthehen, me pasionin për të bërë diçka për vendin e tyre.”

Next Post
Kamioni me 700 kg drogë, biznesmeni para gjykatës

Kamioni me 700 kg drogë, biznesmeni para gjykatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In