• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Holandezët/ Raportet për drogën u fshehën nga qeveritë Nano e Berisha

by Java News
24/08/2017 10:45
RB plus. Politiagenter får hård kritik i narkosag. Det tætte samarbejde mellem dansk og amerikansk politi om brug af betalte agenter er i skarpt søgelys i stor dansk retssag om import af 200 kilo kokain. Politi- og civile agenters aktive deltagelse spiller hovedrollen i en usædvanlig retssag, som startede tirsdag ved retten i Aarhus. OBS : Fotos er ikke fra den aktuelle sag...

RB plus. Politiagenter får hård kritik i narkosag. Det tætte samarbejde mellem dansk og amerikansk politi om brug af betalte agenter er i skarpt søgelys i stor dansk retssag om import af 200 kilo kokain. Politi- og civile agenters aktive deltagelse spiller hovedrollen i en usædvanlig retssag, som startede tirsdag ved retten i Aarhus. OBS : Fotos er ikke fra den aktuelle sag...

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raporti i fundit i policisë së Holandës që hapi polemika të shumta, deri edhe në nivele të larta politike, jo vetëm se nuk është një gjë e re, por ka mbi 12 vjet që autoritetet shqiptare janë informuar me hollësi mbi bandat shqiptare në këtë vend europian.

Një burim i rëndësishëm në një agjenci të rëndësishme ligjzbatuese, bëri të ditur për tesheshi.com se problem i trafikantëve shqiptarë të narkotikëve, dhe në përgjithësi i grupeve të krimit të organizuar me elementë shqiptarë në Europë dhe Britaninë e Madhe, është pjesë e gjatë e një komunikimi mes autoriteteve shqiptare jo vetëm të policisë, por edhe Prokurorisë dhe shërbimeve sekrete.

Në vitin 2004, një raport i ngjashëm nga Gjermania, Belgjika dhe Holanda i erdhi qeverisë së Kryeministrit Fatos Nano, sapo ky i fundit kishte përfunduar me sukses një operacion bashkë me italianët i quajturi “Puna”, ku ishin bllokuar një pjesë e madhe e skafeve që transportonin drogë dhe klandestinë në Itali.

Bëhej fjalë për qelizat e para të bandave shqiptare në Holandë dhe Spanjë, ku po vihej re se trafikantët nuk po merreshin më me heroinën e ardhur nga Lindja, apo po merreshin fare pak, por me kokainën latinoamerikane dhe marijuanën që vinte nga disa rrugë: Maroku, Amerika Latine, natyrisht edhe Shqipëria që me Lazaratin, e jo vetëm, eksportonte hashash në Perëndim.

Si silleshin autoritetet shqiptare? Thonin ok, bashkëpunonin duke dërguar edhe oficerë kontakti, merrnin e jepnin informacion, por në Prokurori nuk përfundonte asnjë dosje e plotë për trafikantët shqiptarë.

Zullumi u ntrash kryesisht në vitin 2011, kur do të hiqeshin vizat me Shqipërinë. Kini parasysh: në atë kohë Lazarati, Dukagjini por edhe zona të tjera ishin prodhues të mëdhenj kanabisi. Flitej se trafikantët xhironin në vit më shumë se 4 miliardë euro, sa buxheti i shtetit.

Por siç e dimë, vizat u hoqën pasi ishte një vendim politik i Bashkimit Europian, ndërkohë që qeveria shqiptare kreu disa operacione për të frenuar përkohësisht kalimin e kanabisit në Perëndim, nëpërmjet operacioneve.

Ama prodhimi i kanabisit nuk se u ndalua, përkundazi. Aq më tepër që nuk bëhej fjalë për kanabis, më shumë se sa për kokainë.

Pas vitit 2011, grupet shqiptare në Hollandë u fuqizuan aq shumë sa ndërmorën operacione gjigande të importimit të kokainës nga Amerika Latine për llogari të tyre.

Kjo ndodhi edhe në Zvicër. Një raport i policisë zvicerane bënte të ditur se bëhej fjalë për një “rritje cilësore” të kriminalitetit shqiptar, pasi ato, nga shitës të heroinës janë kthyer në shpërndarës të sasive të mëdha të kokainës, të cilën përveç shpërndarjes me shumicë, nisën ta shesin tek klientët e ashtuquajturët VIP që janë përdoruesit e kokainës; njerëz të binzesit fianciar, pra bankave, bursës, spektaklit, kirurgë dhe doktorë të famshëm, avokatë etj.

Policia zvicerane gjente pengesa në dy elementë gjatë ooperacioneve të saj: humbte gjurmët tek rrjeti i vogël i shpërndarjes deri tek klienti, por edhe zhvendosja e parave të mëdha që përfitoheshin nga trafiku kolosal.

Në vitin 2012, një raport i hollësishëm i Europol-it arriti në përfundimin se grupet shqiptare po arrinin nivele të larta të narko-biznesit, duke zhvendosur mafien e fuqishme serbe dhe atë ruse të trafikimit të kokainës në Europë.

Në vitin 2012 u kap një sasi e madhe, rreth 2 ton kokainë që ishte blerë nga një bos i fuqishëm serb.

Policia holandeze ka dërguar në Tiranë çdo vit, madje më shumë se një herë në vit, raporte të hollësishme për shqipttarët që trafikojnë kokainë, duke u lidhur në një rrjet të fuqishëm me disa shqiptarë që ndodhen në Britaninë e Madhe,

Në këto dy vende, vitet e fundit shqiptarët u kthyen në baronët e vërtetë të drogës së bardhë.

Përfundimet e organeve ligjzbatuese europiane ishin se ky “kapërcim cilësor” ka ardhur pikërisht si pasojë e përdorjes së sasive të mëdha të parave në operacione të blerjes së kokainës.

Pra bandat shqiptare në Hollandë nuk ishin thjesht një grup kriminal, por një mafia apo kartel i madh, që gjeneronin para dhe pushtet, me një qarkullim parash që humbte dhe nuk arrihej të gjendej fundi.

Në vitin 2014, pas një bashkëpunimi më të mirë mes policisë holandeze me drejtorinë antitrafik në Ministrinë e Brendshme, u arrit që të instalohen njerëz në bandat shqiptare në Mbretërinë e Holandës.

Operacioni vazhdon edhe sot dhe është një nga më të mëdhenjtë që nuk është zhvilluar vetëm në Holandë, për edhe në Gjermani, Spanjë, Itali, Belgjikë, Zvicër, Republikën Çeke etj.

Një vit më parë, si pasojë edhe këtij operacioni, ku në lojë hyri natyrisht edhe DEA amerikane dhe New Scotland Yard-i britanik,  u kapën një numër i madh krerësh të këtyre bandave, një pjesë të të cilëve edhe bashkëpunuan me drejtësinë.

Të gjitha këto operacione, është publikuar nga tesheshi.com në vitet 2015 e 2016.

Rezultat i këtij operacioni ishte edhe ngjarja e rëndë në Ekuador ku u vra shqiptari nga Vora Ilir Hidri, i cili kishte nisur bashkëpunimin me DEA, por që u hakmorr nga kartelet e drogës që kishin marrë informacion mbi këtë bashkëpunim.

Edhe kjo ngjarje u publikua e para nga tesheshi.com, që më pas prokuroria kërkoj të dhëna nëse ka dosje bashkëpunimi për Hidrin.

Mirëpo shqetësimi i madh i Holandës në veçanti, por edhe i autoriteteve të tjera europiane është se asnjëherë nuk u hap asnjë dosje nga prokuroria shqiptare për t’u çuar në gjykatë.

Prej 20 vjetësh drejtësia shqiptare nuk ka hartuar asnjë dosje për ndonjë grup kriminal shqiptar përveç bandës së Durrësit, Aldo Bares e të tilla si këto që ishin kryesisht lokale dhe ishin trafikantë të heroinës.

Pikërisht ky ka qenë shqetësimi i madh, i ngritur edhe nga qeveritë e BE-së: pse drejtësia shqiptare nuk bën hetime proaktive për kriminalitetin e organizuar për të gjurmuar paranë dhe sekuestruar pronat e tyre, duke gjurmuar lidhjet e tyre.

Ndaj, vendimi për reformën në drejtësi e dirigjuar nga nivelet e larta të BE-së, duke rrëzuar të gjithë sistemin aktual të drejtësisë u mor nga krerët e BE si Angela Merkel por edhe kryetarët e shteteve të tjera.

Problemi dalë sot natyrisht nuk ka qenë i panjohur për Bujar Nishanin që ka qenë dy herë Ministër i Brendshëm, si edhe për ministrat e qeveritarët ë tjerë.

Por asnjëherë në Shqipëri nuk u hap një dosje nga Prokuroria Shqiptare për këto grupe të mëdha mafioze në Europë, që rrënjët e tyre i kishin në Shqipëri.

Dhe duhet thënë se në kulmin e këtyre raporteve, nga viti 2012-2015 nga Prokuroria u bënë lëvizjet më të mëdha, duke u larguar një grup i rëndësishëm prokurorësh të vjetër e me integritet që ndiqnin krimet e rënda. Një pjesë e tyre u transferuan në mënyrë mjaft jo normale në rrethe të frikshme si Laçi, Elbasani dhe Shkodra, për t’i përballur me krimin brutal.

Në prokurori i emëruan njerëz të rinj, të cilët realisht jo vetëm nuk përpiliuan asnjë dosje të re, por mendohet se edhe janë arkvuar dosje të rëndësishme të përgatitur nga “të padëshiruarit”. /tesheshi.com/

Next Post
Vdekja tragjike e bodybuilderit, 26-vjeçari mbytet duke ngrënë ushqim

Vdekja tragjike e bodybuilderit, 26-vjeçari mbytet duke ngrënë ushqim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

June 22, 2026
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

June 22, 2026
Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

June 22, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbi tre javë protesta, Rama: Në fund do të ketë dy fitimtarë; PS-ja më e fortë dhe Qeveria e përmirësuar shumë ndjeshëm

June 22, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Thirrja ‘Berisha në burg’ po shuhet”, Braçe: Njerëzit e tij po presin urdhrin, ai do kontrollin e protestës

June 22, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In