• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Holande i prerë për “Brexit”: Bisedimet duhet të mbyllen brenda vitit 2019

by Java News
30/08/2016 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bisedimet për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian duhet të përfundojnë brenda vitit 2019. Kështu është shprehur presidenti francez, Francois Hollande.

“Kjo zgjedhje e bërë prej britanikëve nënkupton që Britania, me të dalë nga BE-ja, nuk do të mund të marrë më pjesë në vendimmarrjen e Europës së bashkuar”, tha Hollande gjatë një mbledhjeje të përvitshme të ambasadorëve francezë nëpër botë.

“Vendi ishullor nuk do të mund të ketë akses në tregun e përbashkët, derisa të pranojë 4 liritë, rregulloren e saj dhe solidaritetin buxhetor”.

Kreu i “Elizesë” tha gjithashtu se kryeministrja britanike, Theresa May ka përpara saj një vendimmarrje tepër të vështirë, e për këtë arsye i nevojitet kohë, por gjithashtu ajo nuk mund të presë gjatë deri në nisjen e bisedimeve të daljes.

“Nuk do të ishte një gjë e mirë as për Britaninë, por as e pranueshme për Europën”, vijoi më tej Hollande. “Për Francën, gjithçka duhet të përfundojë brenda vitit 2019”.

Për të nisur procesin formal të daljes nga Bashkimi Europian, kryeministrja May duhet të aktivizojë “nenin 50” të Traktatit të Lisbonës, që do të shënonte edhe pikënisjen e procesit dyvjeçar të ndarjes së ishullit britanik nga blloku europian.

Që prej zëvendësimit të David Cameron me zonjën Theresa May, muajin e kaluar, ka pasur spekulime të vazhdueshme mbi kohën se kur duhet të ndodhë diçka e tillë. Kryeministrja britanike pritet t’i kërkojë ministrave të kabinetit të saj përcaktimin e kornizave sesi departamentet e ndryshme të vendit duhet të përgatiten për “Brexit”-in, kur ata të mblidhen ditën e mërkurë.

Raportimet e ditëve të fundit sugjerojnë se May do të aktivizojë “nenin 50” pa mbajtur një seancë votimi në Parlamentin britanik./tch/a.k

Next Post
Presidenti Nishani pret Dragan Čović, anëtar i presidencës së Bosnjës

Presidenti Nishani pret Dragan Čović, anëtar i presidencës së Bosnjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

April 13, 2026
Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

April 13, 2026
Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

April 13, 2026
Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

April 13, 2026
SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

April 13, 2026
Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

April 13, 2026
Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

April 13, 2026
Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In