• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Holanda vendos si në qershor, Harxhi: Lajm i mirë, do japë “po” për Shqipërinë

by Java News
08/10/2019 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti në Holandë ka vendosur që t’i qëndrojë mocionit të muajit qershor për negociatat me Shqipërinë. Me këtë konkluzion ka dalë parlamenti pas diskutimit që ka pasur për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Këshilli konkludoi në 26 qershor 2018 se Shqipëria duhej të zbatonte një rrugë konkrete të reformës së sundimit të ligjit përpara se të hapeshin negociatat e pranimit. “Vendi duhej të kryente reforma gjyqësore dhe të arrijë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kabineti mirëpret hapat që Shqipëria ka ndërmarrë tashmë gjatë vitit të kaluar në fushën e zgjidhjes radikale, krijimin e një numri institucionesh në fushën e sundimit të ligjit, një numër në rritje të operacioneve policore dhe dënimin e dy kriminelëve kryesorë. Por Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) së paku duhet të jetë në funksion të parë dhe Shqipëria duhet të tregojë një rekord bindës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kabineti është i mendimit se është e parakohshme të filloni negociatat tani”, tha Holanda në qershor.

Ministri i Jashtëm, Stef Blok u pyet nga deputetët për qëndrimin mbi Shqipërinë dhe dallimin mes qëndrimit të Gjermanisë dhe atij që do të ketë Holanda. Në diskutime për hapjen e negociatave. Ministri i Jashtëm ka lënë të hapur mundësinë që qëndrimi i Holandës të përafrohet me Gjermaninë.

Më herët, Realstory.al publikoi rezolutën e qeverisë për negociatat e Shqipërisë që ka paraqitur në parlament, duke paralajmëruar pikërisht këtë qëndrim, duke mos rrezikuar që të mbetet e vetmja nga vendet e BE që të votojë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Në një letër drejtuar deputetëve holandezë, ministri Blok përshëndeste hapat konkrete të Tiranës, duke shtuar faktin se duhej të bëhej më shumë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, megjithëse në një pikë të rezolutës deklarohet se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave.

Pas publikimit të këtij lajmi, ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edit Harxhi e ftuar në Real Story deklaroi se ky është një lajm i mirë për Shqipërinë.

“Procesi i integrimit, që të jemi të gjithë të qartë, nëse nuk do ishte kjo situatë, me këtë korrupsion, me krimin e organizuar, me paligjshmërinë, por nga ana tjetër me disa vendime të opozitës që nuk kanë qenë të duhurat, natyrisht do të ishim shumë më përpara. Dëgjova ambasadorin gjerman, i cili tha se Bundestagu ka dhënë Ok për hapjen e negociatave dhe nuk përmendi nëntë kushtet. Për mua nëntë kushtet e Gjermanisë janë në dy shtylla, reforma zgjedhore dhe reforma në drejtësi. Kurse Holanda e ka lexuar shumë mirë situatën në Shqipëri, Shqipëria duhet të hyjë për arsye gjeopolitike në BE. Unë mendoj se Holanda do e kalojë. Në mos me 15 tetor në takimin e ministrave, do e kalojë më 18 tetor në takimin e kryeministrave”, deklaroi Harxhi. Sipas saj, kjo nuk bëhet për politikën shqiptare, por që “Shqipëria ndodhet në një pozicion shumë të rëndësishëm gjeostrategjik dhe duam apo nuk duam ne, do apo nuk do klasa politike, një ditë ky vend do të bëhet”.

Next Post
Epiri i Veriut, një falsitet i shtrirë në 20 shekuj dhe që helmon marrëdhëniet shqiptaro-greke

OSBE, një organizatë e vështirë dhe një presidencë po aq e vështirë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In