Holanda ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Austrinë, duke regjistruar fitoren e dytë në dy ndeshjet e para të grupit C.
Memphis Depay kaloi në avantazh “Tulipanët” me anë të një 11-metërshi, në minutën e 11.
Në pjesën e dytë, Dummfries shënoi golin e dytë për Holandën dhe të dytin personal në Evropian, për të vulosur rezultatin.
Me këtë fitore, Holanda merr e vetme kryesimin e grupit, me 6 pikë, ndërkohë që Austria dhe Ukraina ndjekin me nga 3 pikë.
Me zero pikë, në vendin e fundit, ndodhet Maqedonia e Veriut.