• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Holanda mbetet investitori kryesor, “sjell” në Shqipëri 40 mln euro/ Rritet edhe Franca

by Java News
28/06/2021 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Holanda ishte investitori më i madh i huaj në Shqipëri edhe për tremujorin e parë të këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet holandeze kishin vlerën e 40 milionë eurove. Megjithëse ngelet investitori kryesor, flukset e investimeve holandeze kanë rënë me 59% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shifrat

Një nga kompanitë e rëndësishme holandeze me prani në Shqipëri është Shell, por volumet e mëdha të investimeve holandeze lidhen kryesisht me faktin që Holanda është një nga juridiksionet ku regjistrohen kompani offshore, kryesisht shoqëri holding në këtë vend për kontrollin e filialeve të tyre ndërkombëtare. Shembuj të tillë të rëndësishëm janë Stakraft apo Vodafone Group, që i zotërojnë investimet e tyre në Shqipëri nëpërmjet ndërmarrjeve të regjistruara në Holandë.

Në vitet e fundit, në Holandë janë regjistruar edhe kompani që kanë përfituar kontrata të rëndësishme të PPP-ve në Shqipëri. Në këto raste, regjistrimi në Holandë ka si qëllim kryesisht fshehjen e aksionerëve apo përfituesve realë të këtyre kontratave.

Investitori i dytë më i madh për tremujorin e parë të këtij viti ishte Franca, me 34 milionë euro, pothuajse katër herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Shqipëri veprojnë disa kompani të rëndësishme me kapital francez, si ALEAT, Selenice Bitumi, por edhe disa sipërmarrje të investimit në energjinë e rinovueshme. Megjithatë, besohet se në vitet e fundit investimet franceze kanë ardhur nga disa kompani nënkontraktore të gazsjellësit TAP.

Investitori i tretë më i madh i huaj në tremujorin e parë ishte Italia, me një shumë totale prej 29 milionë eurosh, në rritje me 21% krahasuar me një vit më parë. Ndërmarrjet italiane në Shqipëri janë të fokusuara sidomos në degët e shërbimeve.

Në rritje për tremujorin e parë rezultuan edhe investimet turke, që arritën vlerën e 23 milionë eurove ose 15% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipërmarrja turke në Shqipëri është sidomos e përqendruar në disa kompani të mëdha të sektorëve strategjikë, si Banka Kombëtare Tregtare, Albtelecom, Kurum, Limak apo Ayen AS Energji.

Në rritje me më shumë se tretë herë për tremujorin I 2021 ishin investimet austriake që arritën në 16 milionë euro, ndërsa rënia pësuan investimet zvicerane, që zbritën në 15 milionë euro, vlerë kjo sa një e treta e shënuar për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Investimet zvicerane në vitet e fundit kanë qenë të lidhura kryesisht me gazsjellësin TAP dhe përfundimi i punimeve ka sjellë rënie graduale të tyre.

Sidoqoftë, për nga vlera totale e investimeve të matura si stok në fund të periudhës, Zvicra vazhdon të kryesojë, me rreth 1.69 miliardë euro, e ndjekur nga Holanda me 1.47 miliardë euro dhe Kanadaja, me 1.16 miliardë euro. / Monitor

g.kosovari

Next Post
Krimi në Glyka Nera/ Sot përcaktohet kujdestaria për vajzën 11-muajshe, pasi babai i vrau mizorisht nënën

Krimi në Glyka Nera/ Sot përcaktohet kujdestaria për vajzën 11-muajshe, pasi babai i vrau mizorisht nënën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In