• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Holanda kundër negociatave, Rama: Çështje e komplikuar, shqiptarët i shikojnë si gogolë

by Java News
03/11/2020 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar këtë të martë se procesi i integrimit të vendit varet nga situatat e brendshme politike të vendeve anëtare të BEE-së. Pasi u pyet për qëndrimin e Holandës, e cila ka dalë kundër procesit të integrimit të Shqipërisë, Rama tha se influencohet nga situata politike e brendshme.

Kreu i qeverisë bëri thirrje që të mos dilet në konkluzione të parakohshme, por theksoi se Holanda ka stimuluar dhe instrumentalizuar një komponent shumë negativ për shqiptarët. Ai theksoi se mediat atje i referohen shqiptarëve si gogolë, por kjo nuk është histori i padëgjuar për kryeministrit.

Ai tha se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Bullgarinë e Rumaninë kur ishin në procesin e anëtarësimit.

“Me çfarë lidhet tjetër përveçse me punët e brendshme të saj, se nuk mund ta pranoj dot që Holanda është më e vëmendshme ndaj standardeve se Suedia, Franca, Gjermania. Këtë s’e pranoj dot. Është pak më e komplikuar se ka, por nuk mund ta komunikoj publikisht. Është pak më e komplikuar se kaq.

Duhet të jemi shumë të qartë se në qëndrimin e Holandës influencon situata e brendshme në mënyrë shumë të qartë. Përveç se Holanda tradicionalisht ka pasur gjithmonë më skeptike në raport vendet që janë afruar. Merrni shtypin holandez, meqë jeni gazetarë dhe jeni të interesuar për Holandën. Shikoni prej sa kohësh shqiptarët shikohen si gogol në Holandë. Merreni, shikojini artikujt që flitet për banda shqiptare të shpartalluara dhe kur shikon në përbërjen e bandës janë dy shqiptarë dhe janë 12 të tjerë që janë nga holandezë tek belgë, marokenë e polakë, e ku e di unë. Është politike. Është elektorale. Holanda ka zgjedhje në Mars. Bëni edhe një studim tjetër. Shikoni kalendarin e zgjedhjeve në BE dhe shikoni qëndrimet e vendeve në raport me zgjerimin.

Unë mendoj që duhet të presim deri në fund dhe nuk duhet të biem pre e këtyre lloj lajmeve që janë shumë të pjesshme dhe janë ende të parakohshme për të nxjerrë konkluzione. Kemi bashkëpunim shumë të mirë me autoriteteve holandeze, unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me kryeministrin holandez, por kjo është çështje e situatës së brendshme atje që ka për fat të keq një komponent shumë negativ të stimuluar, të instrumentalizuar mbi shqiptarët. Kur do hynin bullgarët ishin bullgarët, kur do hynin rumunët ishin rumunët. Për bullgarët atëherë kishte vende që thonin që donin të vrisnin Papën. Për rumunët thonin se këta do na hanë lejlekët. Pse? Se u kap një rumun duke ngrënë në një vend duke e ruajtur”, tha Rama.

g.kosovari

Next Post
Të dënuar për orgnaizatë kriminale, pengmarrje dhe trafik droge/ OFL iu çon pusullën Endrit Dokles dhe tre durrsakëve

“Prostitucion, vjedhje dhe drogë”/ OFL në Tiranë, u dërgon pusullën katër subjekteve të radhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Jo 33% banorë më pak më 2023, krahasuar me vitin 1990

January 28, 2026
Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: I thashë të kalonte te Ministria e Jashtme, pranoi, pastaj më tha “kam përgjimet”…

Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: I thashë të kalonte te Ministria e Jashtme, pranoi, pastaj më tha “kam përgjimet”…

January 28, 2026
Elisa e Çudirave

Miku im hebrè

January 28, 2026
Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës, lirohen nga detyra prefektët

Genti Gazheli emërohet zv.ministër te Ministria e Mjedisit, zbardhet vendimi i qeverisë/ Ja kush do jetë në krye të Doganave

January 28, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Rama, balet diplomatik në tehun e briskut

January 28, 2026
Besart Xhaferri flet për organizimin e protestës së radhës së opozitës: Zaptojmë Bulevardin, nuk e lëshojmë më!

Besart Xhaferri flet për organizimin e protestës së radhës së opozitës: Zaptojmë Bulevardin, nuk e lëshojmë më!

January 28, 2026
Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

January 28, 2026
PD e braktisur nga ambasadorët, Çejku: Edhe ministri i CDU-së nuk shkoi në seli (VIDEO)

PD e braktisur nga ambasadorët, Çejku: Edhe ministri i CDU-së nuk shkoi në seli (VIDEO)

January 28, 2026
Protesta e opozitës më 24 janar, AMP nis hetimet për shoqërimin e të miturit

Protesta e opozitës më 24 janar, AMP nis hetimet për shoqërimin e të miturit

January 28, 2026
Spiropali në ceremoninë e 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë: I dëshmoi botës që në këto troje jeton një popull europian. Ambasadori shpirtëror i shqiptarisë..

Spiropali në ceremoninë e 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë: I dëshmoi botës që në këto troje jeton një popull europian. Ambasadori shpirtëror i shqiptarisë..

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In