Holanda ka mbetur jashtë finaleve të kampionatit europian dhe tani është koha për rindërtim. Dy janë emrat që shihen si më të mundshmit për të pasuar trajnerin aktual, Danny Blind, në krye të “portokallinjve”: Ronald Koeman, aktualisht te Southampton, dhe Clarence Seedorf, ende nën kontratë me Milanin, deri në qershor 2016. Ky i fundit shihet si kandidati më i mundshëm, për shkak të moshës së re dhe dëshirës për të hyrë me forcë midis trajnerëve elitarë, pas periudhës së shkurtër në krye të Milanit. Sipas italianes “Tuttosport”, vendimi është vetëm çështje ditësh.