Holanda ka arritur në një marrëveshje me autoritetet shqiptare për deportimin e azilkërkuesve shqiptar në këtë vend, të cilëve nuk u është njohur kjo e drejtë. Kthimi i shqiptarëve do të bëhet në masë me anë të avionëve çarter, kanë njoftuar sot mediat holandeze.
Rreth 750 persona nga Shqipëria kanë kërkuar azil në këtë vend në katër muajt e fundit, ndërsa më shumë se 1000 ishte shifra gjatë viti 2015, por asnjë aplikuesi nuk iu njoh e drejta për azil.
Zyrtarët holandeze kanë deklaruar se Shqipëria konsiderohet një vend i sigurtë e për këtë arsye kthimi i emigantëve ilegalë duhet të përshpejtohet.









