• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Holanda bëhet vendi i parë i BE që dënon Serbinë, Amsterdami kërkon rikthimin e vizave për Beogradin nëse vazhdon mbështet Putinin

by Java News
13/12/2022 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serbia ndodhet në një pozicion shumë të vështirë. Duhet të zgjedhë mes Rusisë, ose Perëndimit. Sipas këtij skenari tmerri, Brukseli mund të pezullojë dhënien e ndihmës financiare, e cila do të ishte fundi i investimeve të ardhshme dhe të mëparshme. Dhe mund të jetë shumë më keq: fundi i udhëtimit pa viza në BE, i cili është i mundur që nga viti 2009, dhe mund të ketë një pezullim të asistencës së madhe para anëtarësimit të BE-së nga fondet IPA, si dhe heqjen të statusit kandidat.

Ultimatumi i qartë ka ardhur nga Holanda, të cilët për herë të parë në këto muaj i kanë vendosur presidentit serb Aleksandër Vuçiç një afat kohor për të vendosur përfundimisht se cilën anë do mbajë. Amsterdami bëhet vendi i parë i Bashkimit Evropian që dënon Serbinë për sjelljet e saj të fundit. Parlamenti i këtij shteti miratoi një rezolutë që i bën thirrje qeverisë së saj të avokojë në Bruksel për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për shtetasit serbë, të paktën deri në mars të vitit 2023.

Goditje e fortë për Serbinë

Propozimi u dorëzua pasi “Serbia nuk është në harmoni me politikën e vizave dhe ato të jashtme të BE-së”. Si rrallëherë, rezoluta, që u propozua nga deputetë të mazhorancës, mori mbështetjen e ligjvënësve të koalicionit qeverisës dhe të opozitës. “Dhoma e Përfaqësuesve mbështet propozimin tonë për një qasje më të rreptë ndaj Serbisë nëse presidenti Vuçiç nuk mbështet sanksionet kundër Rusisë. Ndërprerja e procesit të pranimit të Serbisë në BE mund të jetë një opsion. Ne nuk do të hezitojmë ta përdorim atë”, theksoi deputeti Joeren van Wijngarden nga Partia Popullore për Liri dhe Demokraci.

BE i bën presion Serbisë

Që nga koha kur ofensiva ruse filloi pushtimin e saj në territorin e Ukrainës, qëndrimi i Bashkimit Evropian ka qenë i qartë. Ajo u ka kërkuar edhe vendeve që janë pjesë e kësaj organizate apo vendeve që duan të bëhen pjesë e familjes europiane të mbajnë të njëjtin qëndrim. Të gjitha vendet që synojnë integrimin në BE duhet të mbështesin sanksionet ndaj Rusisë. Por ky presion duket se ka rënë në veshin e shurdhër të Serbisë, pasi Beogradi jo vetëm që nuk i ka mbështetur këto sanksione, por i ka injoruar ato. Kjo ka rritur zemërimin e BE-së, e cila ka marrë masa paraprake duke ngrirë procesin e negociatave për integrimin e Serbisë në BE. Kujtojmë se Serbia nuk ka mbyllur asnjë kapitull në procesin e negociatave brenda këtij viti.

Tensione në Veri

Kërkesa e fortë e Holandës përkon dhe në situatën e vështirë në Veri të Kosovës, ku lëvizjet serbe po e tensionojnë edhe më shumë situatën. Rrugët kryesore mbeten të bllokuara, në ditën e tretë të protestave të organizuara nga serbët etnikë. Mjetet e tonazhit të vendosura që prej pasdites së të premtes në Rudarë, vazhdojnë të jenë në mes të rrugës, duke pamundësuar qarkullimin nga pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut. Pranë barrikadës, ndodhen trupa të KFOR-it, por jo të Policisë së Kosovës dhe EULEX. Sakaq, autoritetet rajonale kanë deklaruar se shkollat fillore dhe të mesme në komunat në veri të Kosovës do të mbyllen deri në një njoftim të dytë për shkak të situatës aktuale të sigurisë. Në prag të një takimi të ministrave të Jashtëm në Bruksel, edhe BE i bëri thirrje palëve të ç’tensionojnë situatën.

Ndërkombëtarët thanë se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut, duhet të kapërcejnë këtë tendencë për të luftuar në rrugë. Më herët, ministrja e Jashtme gjermane reagoi ashpër ndaj deklaratës së Presidentit Aleksandër Vuçiç, se po shqyrton dërgimin e ushtrisë në veriun e Kosovës. “Kosova i reduktoi tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia bëri të kundërtën. Sugjerimi për të dërguar forcat serbe në Kosovë është totalisht i papranueshëm. Të tilla janë edhe sulmet e fundit ndaj EULEX në Kosovë. Mbështetja ime shkon e gjitha për dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, tha ajo. Situata në veriun e Kosovës, ku gjatë ditëve të fundit janë shënuar një sërë incidentesh të dhunshme përshkallëzoi të mbrëmjen e së shtunës, pas shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe serbëve lokalë, si pasojë e arrestimit të një ish-zyrtari të policisë serbe, Dejan Pantiç.

/s.f

Next Post
“Paradite i shërben NATO-s, pasdite shtëpisë së barit”/ Bardhi për Majorin e arrestuar në Holandë: MM dhe SHISH dështuan

Porti i ri në Porto Romano/ Bardhi publikon videon: Rama dhe Balluku mashtruan Parlamentin për financimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In