• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hodhën “në erë” 8 grupe kriminale/ Nga ortak vrasjesh në të penduar të drejtësisë, si u njohën në një ditëlindje Dumani dhe Hoxhaj

by Java News
20/05/2022 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj zbërthyen tetë banda kriminale në vend. SPAK ka lëshuar 32 urdhër arreste, ndërsa të arrestuar janë 18 persona.

Nuredin Dumani, një nga emrat më të kërkuar të drejtësisë u arrestua disa ditë më parë, pasi i shpëtoi një atentati. Para pallatit ku ai strehohej në Fier, u prangos edhe Henrik Hoxhaj, i njohur si “ushtari” i Dumanit.

Ishin pikërisht rrëfimet e tyre që çuan SPAK dhe Policinë e Shtetit në zbulimin e porositësve të vrasjeve të bujshme që kanë ndodhur në vend në vitet e fundit. Por si janë njohur Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, që kanë kryer një sërë ekzekutimesh?

Në dosjen hetimore të siguruar nga abcnews.al Hoxha rrëfen se me Dumanin është njohur në një festë ditëlindje.

“Në lidhje me këtë fakt penal shtetasi Henrik Hoxhaj ka deklaruar ndër të tjera se, me Nuredinin është takuar para 3-4 vitesh. Nuredinin e kam njohur tek ditëlindja e një mikut tonë të përbashkët. Njohja ime me Nuredinin ka qenë graduale dhe me kalimin e kohës unë e kam forcuar lidhjen time me të.

Gjatë periudhës 3-4 vjeçare kontaktet nuk i kemi pasur të shpeshta me përjashtim të rasteve kur Nuredini më kërkonte ta ndihmoja për të bërë ndonjë punë periudha në të cilat i kemi shpeshtuar kontaktet dhe lidhjet me njëri tjetri..Nuredini ka ardhur nga Kosova që të mbaronin një punë për të cilën e kishte porositur më parë…. Konkretisht rreth 15-20 ditë para se të vinte Nuredini më ka shkruar mesazh në telefon duke më dërguar foton e një personi në Elbasan emrin e të cilit nuk e di por më ka treguar se ai kishte një pikë shitje automjetesh e cila ndodhet përpara Restorant “Zykollari” në krah të një karburanti dhe mobilierie”, ka thënë Hoxhaj.

g.kosovari

Next Post
Do shpëtonte Erion Alibejn/ Si futi në kurth ish-shefi i policisë babë e bir për vrasjen e Emiljano Ramazanit

Do shpëtonte Erion Alibejn/ Si futi në kurth ish-shefi i policisë babë e bir për vrasjen e Emiljano Ramazanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com