• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hodhe edhe valle për Doktorin dhe prapë mbete jashtë”, Tabaku zbulon prapaskenat: Ishte e padrejtë, por kam një sfidë të fortë

by A R
04/04/2025 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jorida Tabaku, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për kandidimin në listë të hapur.

Ylli Rakipi e pyeti lidhur me faktin që Tabaku ishte mjaft e votuar në primare, por sërish mbeti jashtë listës së sigurtë dhe a është e indinjuar për këtë padrejtësi.

Tabaku deklaroi se tashmë kjo është e shkuara dhe se do të punojë për të fituar mandatin në listë të hapur.

Ylli Rakipi: Ju i bëtë të gjithë përpjekjet. Votat i morët. Edhe vallen e hodhët me këngën për doktorin. Pra i bëtë të gjitha por doktori ju spostoi. Pse?

Jorida Tabaku: Se çfarë mendon ai nuk e di, por do të them si e kam perceptuar unë. Kam qenë e privilegjuar me shumë mundësi që më janë dhënë në politikë. Për të përfaqësuar në Bashki, në Parlament, në Komisione, kam patur shumë mundësi. Kam një sfidë tjetër, mund të jetë një sfidë elektorale, një strategji elektorale. Listat janë ashtu siç janë, jo fasadë, njerëz me kontribute. Nuk do të thotë që dikush e mat punën e tij, me një cikël elektoral. Puna dhe kontributi janë të shtrira në kohë. Maten me shërbimin publik, të mirën publike dhe mendoj se e kam bërë. Për primaret u futa në një sfidë ku demokratët më mirëpritën. Jam pjesë e strukturave që 16 vjeç.

Ylli Rakipi: Jemi shumë dakord me këtë, por atje kanë hyrë njerëz që nuk kanë lidhje.

Jorida Tabaku: Kështu u mendua lista, pata diskutim të gjatë me zotin Berisha për këtë çështje. Thashë modestisht se e mendoja të isha në listë të mbyllur, por është një sfidë. Unë jam futur për ta fituar, sistemi është shumë i vështirë.

Ylli Rakipi: Dash Sula i shkretë tha këta duan të më marrin mua votat dhe mos bëhem unë deputet, atëherë iki.

Jorida Tabaku: Unë e kam thënë mendimin ndryshe në Partinë Demokratike.

Ylli Rakipi: Mos ndoshta edhe për këtë kalove në listë të hapur? Kalove direkt në det të hapur…

Jorida Tabaku:  Nuk e marr me asnjë lloj kompleksi dhe qejfmbetje. Më ka shërbyer edhe kjo periudhë. Shumë njerëz më kanë treguar mbështetje. I është dukur se ndoshta më është bërë padrejtësi dhe po e marr këtë sfidë për ta parë nga perspektiva e rritjes time. Unë do të jem në parlament sepse janë të gjithë mundësitë. Do të bëj maksimumin tim, kam mbështetjen e PD, strukturave dhe një grupi më të gjerë, që i është folur për ekonominë, profesionet e lira, i është denoncuar korrupsioni e me rradhë.

Ylli Rakipi: Ju nuk jeni e indinjuar që fituat primaret dhe nuk jeni në listë (të mbyllur)?

Jorida Tabaku: Po të ishte dikush që ka marrë më pak vota se unë në primare, do të ishte e drejta për tu indinjuar, por të gjithë ata në listë të mbyllur janë për funksionet, aleatët, e me rradhë. Pyetja, a duhet ti përdorim siç duhet primaret? Ne bëmë një proces që për listën e Tiranës nuk u realizua.

Ylli Rakipi: Ju duke ardhur nga palca e PD, nuk ju bëj qejfin t’ju them se aleatët nuk duhet të kishin një vend para jush.

Jorida Tabaku: Është e padrejtë por është diskutim i mbyllur. Unë merrem me atë që kam unë përgjegjsi.

Next Post
Tinka Kurti nderon në homazhe Margarita Xhepën: Kam dhimbje të madhe shumë

Tinka Kurti nderon në homazhe Margarita Xhepën: Kam dhimbje të madhe shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

October 20, 2026
Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

October 20, 2026
Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

October 20, 2026
Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com