• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

HIV/AIDS, 1200 të infektuar në Shqipëri, vetëm këtë vit, 92 raste

by Java News
01/12/2018 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që prej vitit 1993, kur edhe u diagnostikua rasti i parë i prekur me HIV/AIDS në Shqipëri, janë regjistruar 1195 persona të infektuar. Ndonëse Shqipëria mbetet një vend me prevelancë të vogël, shqetësues është fakti i diagnostikimit në kohë të personave të prekur nga virusi vdekjeprurës.

Vetëm gjatë vitit2018 janë diagnostikuar 92 raste të reja, ndërmjet të cilëve dy fëmijë nën moshën 15 vjeç. Ekspertët vlerësojnë se testimi vullnetar i shqiptarëve ndaj virusit të HIV/AIDS mbetet në shifra të ulëta, çka do të thotë se kërkohet të rriten shërbimet si dhe të mos ketë mungesë të reagentëve për testim.

Ndërkohë, edhe pse jemi në vitin 2018, stigma mbetet një pengesë kryesore për individin për të kryer një analizë gjaku që kontrollon pikërisht nëse je i prekur ose jo nga virusi.

Kjo ka bërë që edhe numri i vdekjeve të jetë në shifra të larta. Vetëm gjatë vitit 2018 kanë humbur jetën 20 persona të infektuar, 10 prej të cilëve i përkasin personave që u diagnostikuan po këtë vit, që do të thotë se virusi ka qenë në stadin më të fundit, AIDS, kur dhe është diagnostikuar.

Ajo që mbetet problem në Shqipëri është transmetimi vertikal i virusit, pra kalimi i tij nga nëna tek fëmija. Numërohen gjithsej 44 fëmijë të infektuar nga nëna, dy prej të cilëve vetëm gjatë vitit 2018.

Ekspertët vlerësojnë se rritja e numrit të rasteve të infektuara nga nëna te fëmija kërkon një program të veçantë të kontrollit të virusit HIV tek gratë shtatzëna si dhe testim të tyre, si gjatë kujdesit të paralindjes, ashtu edhe gjatë lindjes. Në vitin 2015 është miratuar një udhëzues për këtë qëllim, por nuk zbatohet.

Në vendin tonë, HIV/AIDS mbetet një sëmundje urbane, pasi numrin më të lartë të të prekurve e mban Tirana me 6.4 për çdo 10 mijë banorë. Më pas, vjen qyetati i Lezhës me 5 për 10 mijë banorë dhe në vend të tretë renditet qyteti i Vlorës.

ma.me

 

Next Post
Njihuni me gjyqtaren që ishte kundër lirimit të ish-ministrit Tahiri

Letërporosia/ Dosja "Tahiri", Mali i Zi sjell informacion tek Krimet e Rënda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

Balla ironizon përçarjen mes protestuesve (VIDEO)

September 9, 2026
VIDEO/ “Largohu!” Protestuesit rrethojnë dhe godasin makinën e qytetarit pranë Piramidës

VIDEO/ “Largohu!” Protestuesit rrethojnë dhe godasin makinën e qytetarit pranë Piramidës

September 9, 2026
“U godit nga droni”/ Avioni me Zelenskyn në bord në rrezik gjatë ngritjes nga Moldavia

“U godit nga droni”/ Avioni me Zelenskyn në bord në rrezik gjatë ngritjes nga Moldavia

September 9, 2026
Shkodër/ Përshtatën dy banesa për kultivimin e drogës, arrestohen 2 persona

Vidhet makinën në Pogradec, e kishte lënë pronari me çelësat brenda, arrestohet autori

September 9, 2026
Të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara rriten me 30%, shteti arkëton 180 milionë lekë në 8 muaj

Të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara rriten me 30%, shteti arkëton 180 milionë lekë në 8 muaj

September 9, 2026
Zemërim pas raportit të 7 tetorit, Netanyahu do të ndërmarrë veprime ligjore kundër gazetës izraelite -

Zemërim pas raportit të 7 tetorit, Netanyahu do të ndërmarrë veprime ligjore kundër gazetës izraelite –

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com