• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historitë e gjyqeve të deputetëve, që akuzuan njëri-tjetrin për shpifje

by A R
26/12/2018 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin 2010, ish deputeti socialist Asllan Dogjani akuzoi atë demokrat Fatos Hoxha, për shkak të një fjalimi që ky i fundit kishte mbajtur në Kukës dhe që ishte transmetuar në një televizionin vendor. Hoxha e quante Dogjanin si bashkëpunëtor të Aldo Bares.

Avokatja e Hoxhës, Erinda Ballanca, argumentoi para Gjykatës së Lartë se kjo ishte një përplasje politike dhe jo personale, dhe si e tillë, nuk mund të gjykohej si shpifje. Gjykata e Lartë i dha të drejtë Hoxhës dhe çështja u pushua.

Një numër të lartë padish, kundër deputetëve të opozitës, ka depozituar edhe Albana Vokshi. Në gusht të vitit 2010, deputetja Vokshi u vu nën akuzë për afera korruptive që kishin të bënin me bashkëjetuesin e saj.

Vokshi pretendonte se deklaratat e Shalsit e tronditën shpirtërisht, e për pasojë kërkonte një dëmshpërblim 98 milion lekësh të vjetra. Gjykata e shkallës së parë e dënoi me 10 milion lekë Shalsin.

Gjatë vitit 2010, deputetja demokrate Vokshi, hapi edhe 8 procese gjyqësore, me pretendime të ngjashme. Nën akuzë u vendosën Saimir Tahiri, Artan Gaçi, Erion Braçe, Taulant Balla, Eltar Deda, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Vasilika Hysi. Në disa raste, çështjet u pushuan për shkak të mosprezencës në gjyq të Vokshit.

Ndërkohë, ai që dominonte me paditë për shpifje, vijonte të ishte Sali Berisha dhe familjarët e tij. Ata i drejtoheshin gjykatës për të akuzuar për shpifje deputetë socialist si Taulant Balla, Saimir Tahiri, Eduard Shalsi dhe Ermonela Felaj.

Deputeti socialist, Taulant Balla është dënuar dy herë për shpifjet nga familjarët e Berishës. Në rastin e parë, kur Balla ishte në opozitë, deklaroi se pas koncesionit të Llotarisë Kombëtare, fshihej djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Për këtë deklaratë, Gjykata e Apelit, vendosi që Taulant Balla të paguajë 10 milion lekë ndaj Shkëlzen Berishën, për akuzën e shpifjes.

Ndërkohë, gjyqet ndaj Ballës do të vijonin me të tjerë të familjes kryeministrore. Kësaj here do të ishte dhëndrri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili do të padiste deputetin socialist. Balla deklaroi se Kompleksi Sportiv Partizani është privatizuar për llogari të dhëndrrit të Berishës.

Dhëndrri i Berishës fitoi gjyqin në shkallën e parë, duke i marrë Taulant Ballës edhe 10 milionë lekë të tjera.

Kur ishte në opozitë, nën akuzë për shpifje nga familjarët e Berishës, u vendos edhe Saimir Tahiri. Dy fëmijët e kryeministrit, Argita dhe Shkëlzen Berisha depozituan padi ndaj Tahirit, për shkak të deklaratave që ai bëri nga salla e kuvendit.

Të diplomuar për juridik, në padinë civile, Shkëlzeni dhe Argita, u shprehën se u ishte shkaktuar një dëm moral dhe turbullim i padrejtë i gjendjes shpirtërore, të pësuar nga fakti i paligjshëm i deklaratave te pavërteta shpifëse dhe fyese.

Si dëmshpërblim, fëmijët e kryeministrit kërkonin 40 milion lekë, ndërsa gjykata vendosni dënimin e Tahirit me 25 milion lekë të vjetra.

Me të ardhur në pushtet, nga humbës i gjyqeve të shpifjeve, ish ministri i brendëshëm fiton proceset e hapura prej tij në Gjykatën e Lartë.

Në maj të vitit 2017, Tahiri përfiton 500 mijë lekë të vjetra, pasi gjykata shpalli fajtor Edi Palokën për akuzat që ai ngriti ndaj ish ministrit të brëndshmen, për lidhje me grupet kriminale.

Paloka e konsideroi vendimin e gjykatës të marrë nën presion dhe premtoi se me Republikën e Re të demokratëve drejtësia nuk do ishte e kapur.

/Top Channel/ a.r

Next Post
“Mëkati” që bëjmë kur e teprojmë me ëmbëlsirat

"Mëkati" që bëjmë kur e teprojmë me ëmbëlsirat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

March 16, 2026
Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

March 16, 2026
Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

March 16, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës

March 16, 2026
Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

March 16, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

March 16, 2026
Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

March 16, 2026
Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

March 16, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat! Jetëgjatësia më e lartë, në jug të vendit

March 16, 2026
Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In