• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Historike, prurjet e lumit Shkumbin arrijnë në nivelin 2000 m3 në sekondë

by A R
07/01/2016 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shkak të reshjeve masive Lumi i Shkumbinit ka dalë nga shtrati duke çarë përpara argjinaturave, në një rast mjaft të rrallë, ku prurjet e tij kanë shkuar 2000 m3 për sekondë. Drejtori i Përgjithshëm i Administrimit të Ujërave, Irfan Tareli tha se një situatë kritike ka shkaktuar lumi Shkumbin, ku dëmtimi i një argjinature ka shkaktuar përmbytje në zonën e Lushnjes.

“Është dëmtuar një argjinaturë dhe uji po përhapet në afërsi të brigjeve. Por po ndërhyhet nga Bordi i Kullimit në Lushnje për të mbyllur këtë argjinaturë sa më shpejt. Ka pasur një prurje prej 2.000 m3 për sekond, që është një prurje historike”, ka nënvizuar Tareli.

Tareli thotë se strukturat e Ministrisë së Bujqësisë, Bordit të Kullimit dhe pushtetit lokal janë në terren dhe se hidrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë me përjashtim të atij të Tërbufit, që pas një ndërprerjeje të energjisë për rreth 30 minuta, tani i është rikthyer punës normalisht.

“Ka pasur probleme sidomos me daljen e Erzenit nga shtrati, me prurje të jashtëzakonshme dhe kemi praktikisht 3 mijë hektarë sipërfaqe të përmbytur, që përfshin zonën e Katundit të Ri, zonën e Sukthit”, ka deklaruar Tareli.

Drejtori i Administrimit të Ujërave thotë se po punohet me eficencë për të mbajtur hidrovoret në punë dhe për të lëvizur makinerit në zonat më problematike në vend.

Next Post

Sarkozy: Shengeni ka vdekur, Europa të shtrëngojë politikat e saj ndaj emigracionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In