• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historike nisja e linjës Tiranë-Toronto/ Për herë të parë fluturime direkte Shqipëri-Kanada, ja kur do nisin

by Os De
18/12/2025 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe Air Transat njoftojnë hapjen e linjës së parë direkte pa ndalesë midis Tiranës dhe Torontos, duke shënuar një moment historik për aviacionin shqiptar.

Ky shërbim shënon fluturimin e parë trans-oqeanik nga TIA dhe lidhjen e parë ajrore direkte midis Shqipërisë dhe rajonit të Atlantikut të Veriut. 

Fluturimi inaugurues do të realizohet më 19 qershor 2026, në orën 15:00, ndërkohë që fluturimi i parë nga Toronto është parashikuar në 18 qershor 2026, në orën 22:00. Avioni që do të operojë këtë linjë do të jetë një Airbus A330-200, me një kapacitet prej rreth 350 vendesh. Fluturimet do të vijojnë gjatë sezonit veror deri më 9 tetor 2026, me një frekuencë javore. 

“Hapja e linjës Tiranë–Toronto me Air Transat është një arritje madhore për TIA-n dhe për Shqipërinë. Ky është shërbimi ynë i parë transoqeanik dhe lidhja jonë e parë direkte me Atlantikun e Veriut. Ne përgëzojmë Air Transat për besimin dhe falënderojmë të gjitha ekipet dhe palët e përfshira për bashkëpunimin e shkëlqyer. Së bashku, po hapim horizonte të reja për pasagjerët, turizmin dhe lidhjet ekonomike ndërmjet Shqipërisë, rajonit dhe Kanadasë”, tha drejtori i Operacioneve i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, z. Piervittorio Farabbi. 

Linja e re ajrore i përgjigjet kërkesave në rritje për fluturime direkte jo vetëm mes Shqipërisë, por edhe vendeve të rajonit dhe Kanadasë duke ofruar shërbime cilësore dhe të besueshme. Fluturimi Tiranë–Toronto e thjeshton ndjeshëm udhëtimin, duke e bërë atë më të shpejtë dhe më praktik për pasagjerët. 

Kjo linjë gjithashtu pritet të ndikojë pozitivisht për zhvillimin e turizmit, aktivitetin e biznesit dhe në shkëmbimet kulturore.  Angazhimi i Qeverisë Shqiptare dhe koordinimi i ngushtë i autoriteteve shtetërore ishte vendimtar në finalizimin e marrëveshjes së lidhjes ajrore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë në një kohë rekord. 

Hapja e linjës Tiranë–Toronto është bërë e mundur edhe falë investimeve të vazhdueshme të Grupit Kastrati në modernizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, të cilat kanë siguruar kapacitetet infrastrukturore dhe operacionale të nevojshme për këtë destinacion ndërkontinental. 

Linja Tiranë–Toronto forcon më tej rrjetin në zgjerim të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe nënvizon fokusin strategjik të TIA-s në rritjen afatgjatë, përmirësimin e lidhshmërisë dhe zhvillimin e Tiranës si një nyje kyçe e aviacionit për rajonin. 

Rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) 

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është porta kryesore ajrore e Shqipërisë, duke shërbyer si një motor kyç për turizmin, zhvillimin ekonomik dhe lidhjen ndërkombëtare. I vlerësuar si aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë, aeroporti mban lidershipin në rajonin e Ballkanit Perëndimor për nga lidhshmëria, numri i pasagjerëve dhe investimet. 

Rreth Air Transat 

E themeluar në Montreal në vitin 1987, Air Transat është një kompani ajrore lider, e votuar nga pasagjerët si Linja Ajrore më e Mirë për Udhëtime Rekreative në Botë 2025 në Skytrax World Airline Awards. 

Programi i saj ofron akses në destinacione ndërkombëtare, kryesisht në Evropë, Karaibe, bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe Afrikën e Veriut. Air Transat njihet për shërbimin e shkëlqyer ndaj klientit dhe operon me një flotë që përfshin disa nga avionët më efikasë për nga konsumi i energjisë në kategorinë e tyre. 

Me seli në Montreal dhe baza kryesore në Aeroportin Ndërkombëtar Montréal–Trudeau (YUL) dhe Aeroportin Pearson të Torontos (YYZ), kompania ka rreth 5,000 punonjës me një qëllim të përbashkët: të afrojë njerëzit me njëri-tjetrin. Air Transat është një njësi biznesi e Transat A.T. Inc. (TSX: TRZ). 

www.airtransat.comA.T. Inc. (TSX: TRZ). www.airtransat.com 

Next Post
PD mbështeti kërkesën e Lapajt për rinumërimin në Fier, Luan Baçi: Nuk është legjitimim i farsës

Protesta e PD, si do të organizohet? Luan Baçi: Ora dihet kur fillon, por nuk e dimë kur përfundon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U vra 5 muaj më parë nga ish i dashuri, zhduket kafka e modeles italiane

U vra 5 muaj më parë nga ish i dashuri, zhduket kafka e modeles italiane

March 31, 2026

Një Kombëtare Kuqezi, apo dy përfaqësuese shqiptare në futbollin ndërkombëtar?

March 31, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 1 Prill 2026

March 31, 2026
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

March 31, 2026
Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

March 31, 2026
Incidenti tragjik nuk harrohet/ Polonia “i mbylli derën” Lavrovit, reagon ashpër Kremlini: Provokim!

Lavrov: Planet për ndryshim regjimi në Iran dhe Venezuelë ishin për naftën

March 31, 2026
“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

March 31, 2026
Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

March 31, 2026

“E kam seriozisht. Do t’i shkoj deri në fund”, u ofrua si kandidat për Tiranën, reagon sërish Braçe

March 31, 2026
Zagrebi anulon samitin e Brdo-Brijunit. Milanoviç: S’janë kushtet që Vuçiç të vizitojë Kroacinë

Zagrebi anulon samitin e Brdo-Brijunit. Milanoviç: S’janë kushtet që Vuçiç të vizitojë Kroacinë

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In