• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Historike, Arabia Saudite lejon ngritjen e një kishe

by A R
04/05/2018 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ata pak të krishterë që jetojnë ende në Arabinë Saudite dhe të tjerët që udhëtojnë në këtë vend nuk u lejohet që të praktikojnë besimin e tyre në publik, të paktën deri më tani.

Mediat në Lindjen e Mesme flasin për një ndryshim drastik. Sipas tyre, Riadi ka rënë dakort me Vatikanin për ndërtimin e një kishe katolike. Marrëveshja thuhet se është nënshkruar gjatë vizitës së Kardinalit Jean-Louis Tauran, i cili u takua në Mbretërinë Saudite me Abdel Karim Al-Issa, kreu i Ligës Myslimane.

Vizita është zhvilluar këtë vit dhe veç klerikut të lartë mysliman, Kardinali i Vatikanit është takuar edhe me anëtarët e familjes mbretërore, ku mësohet se u ka kërkuar që të trajtojnë qytetarët e krishterë të vendit të tyre në barazi të plotë.

Lajmi i përhapur në mediat e Lindjes së Mesme as është konfirmuar, por as mohuar si nga Vatikani, ashtu edhe nga Arabia Saudite.

Arabia Saudite është i vetmi vend në rajon që nuk ka kishë për të krishterët. Vendi i lejon që të hyjnë për çështje pune, biznesi apo turizmi, por u ndalon praktikimin e besimit të tyre fetar në publik.

Organizata të të drejtave të njeriut dalin shpesh me raporte, ku thonë se ata pak të krishterë që jetojnë në Arabinë Saudite, zakonisht shfrytëzojnë rrjetet sociale, ku grumbullohen në biseda private për të praktikuar besimin e tyre.

Vatikani ka shprehur më shpesh dëshirën për të financuar ndërtimin një kishë në Arabinë Saudite dhe mesazhi që ka përcjellë shpesh është se si të krishterët, ashtu edhe myslimanët kanë dy armiq të përbashkët; ekstremizmin dhe injorancën.

Kardinali Jean-Louis Tauran konsiderohet si një nga zërat më të vendosur të Vatikanit në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit me islamin. Gjatë vizitës në Riad ai është takuar edhe me Princin e Kurorës, Mohammed Bin Salman, i konsideruar si njeriu që qëndron pas ndryshimeve drastike dhe hapjes së shoqërisë ultrakonservatore sunite./a.m.

Next Post
Si sot, më 4 maj, lindi Hepburn dhe Theçer u zgjodh kryeministre

Si sot, më 4 maj, lindi Hepburn dhe Theçer u zgjodh kryeministre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In