• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Historiania ruse: Bustin e Enverit e rrëzoi Alia, PD & PR ishin kundër

by Java News
06/09/2015 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin e saj “Historia e Shqipërisë Përgjatë Shekullit XX”, rrëfen vendimin për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës dhe kundërshtitë. Ajo thotë se ka qenë vetë Ramiz Alia, i cili ka urdhëruar rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës në qendër të Tiranës, përballë Bankës së Shqipërisë. Vetëm një muaj më vonë do të zhvilloheshin zgjedhjet e para pluraliste, ku nuk kishte më shumë se dy muaj kur u krijua krahu opozitar politik, Partia Demokratike dhe Partia Republikane.

Në rrëfimin e fakteve rreth rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, historiania ruse tregon se dy partitë opozitare, që nuk kishin më shumë se dy muaj që ishin krijuar, Partia Demokratike dhe Partia Republikane, nuk ishin dakord me vendimin e Ramiz Alisë. “Ramiz Alia nuk rrezikoi të merrte mbi vete përgjegjësinë për vendimin dhe në shkurt të vitit 1991, thirri Plenumin e KQ të PPSH-së, i cili pasi shqyrtoi kërkesat e studentëve, i hodhi poshtë. Ditën tjetër, si rezultat i demonstrimit spontan (apo të dirigjuar mirë nën maskën e spontanitetit), statuja e madhe e Enver Hoxhës në sheshin qendror të kryeqytetit u rrëzua me ndihmën e një kavoje çeliku të sjellë nga uzina, që mbante emrin e tij”, shkruan Smirnova në librin për historinë e Shqipërisë. Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës u bë më 22 shkurt të vitit 1992 dhe shënon fundin e regjimit monist.

Situata politike
Historiania ruse tregon se fillimi i vitit 1992, ka qenë mjaft i vështirë për politikën shqiptare të asaj kohe. Njerëzit nuk ndalonin grevat, ndërsa prishnin çdo gjë që kishte lidhje me sundimin diktatorial të Enver Hoxhës. Ata hodhën poshtë disa godina ku besohej se Enver Hoxha kalonte kohën. Nga ana tjetër, partitë politike vijimisht bënin thirrje për qetësim dhe përmbajtje. Madje, Ramiz Alia, kryetar i PPSH-së, në një seancë parlamentare shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, në një kohë që njerëzit kishin vërshuar në rrugë. “Në mbrëmjen e po asaj dite (22 shkurt 1992) nëpërmjet televizionit, Ramiz Alia iu drejtua popullit me një thirrje. Ai dënoi ashpër aktet e vandalizmit të kryera nga ekstremistët jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera, dhe u kërkoi bashkëqytetarëve të ishin më të qetë e më të përmbajtur. Ramiz Alia deklaroi vendosmërinë për të marrë në duart e veta rivendosjen e rendit e stabilitetit, duke kaluar në seancë, në vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme”, shkruan Smirnova për periudhën e ndërrimit të sistemeve në Shqipëri. Sipas Smirnovës, Ramiz Alia i ndodhur në këto kushte mori situatën vetë në dorë, duke aktivizuar forcat për vendosjen e rendit. Në 22 shkurt, ditën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës janë vrarë 4 njerëz. “Trupat mbërritën në kryeqytet, morën në ruajtje bllokun qeveritar. Turma e rrugës u përgjigj me zjarre, në të cilat digjeshin portretet dhe veprat e Hoxhës. Në qendër të Tiranës zunë të kryheshin akte vandalizmi. Piramida nuk u prek, por muzeu tjetër memorial. Dyqani “Flora” ku Enver Hoxha gjoja takohej me shokët e tij komunistë në vitin 1939, u fshi nga faqja e dheut. Elementë rrugaçë provokuan trazira. Më 22 shkurt ranë viktimat e para: katër njerëz të pafajshëm u vranë nga forcat e “rivendosjes së rendit”, shumë të tjerë u plagosën, midis tyre dhe dy vajza 12 dhe 14-vjeçare”, shkruan historiania ruse.
Qëndrimet e PD dhe PR
Historiania rrëfen edhe qëndrimet e dy partive opozitare, Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane lidhur me situatën e krijuar. PD dhe PR akuzuan edhe pushtetin që përdori forcë policore por edhe grevistët që ishin të shpërndarë në rrugë, duke shkatërruar çdo gjë që kishte lidhje me diktatorin Enver Hoxha. Sipas Smirnovës, Partia Republikane kërkoi që t’u jepej fund spekulimeve me kujtimin e Enver Hoxhës, që sundoi Shqipërinë për gati një gjysmë shekulli. Sipas deklaratës së PR, origjina e dhunës ishte dhe shkaku kryesor që kërcënonte demokracinë. “PD doli me një deklaratë që dënonte aktet e vandalizmit, ashtu edhe dhunën e pushtetit. Me një deklaratë analoge doli dhe Partia Republikane, duke bërë thirrje për t’u dhënë fund spekulimeve me kujtimin e Hoxhës. Në të thuhej: “Origjina e dhunës është rreziku kryesor që kërcënon demokracinë”. Të dy partitë opozitare mbështetën qëndrimin e Ramiz Alisë, i cili në takimin me përfaqësuesit e një sërë qyteteve të Shqipërisë, propozoi shtyrjen e zgjidhjes së problemit të busteve e çështjeve që lidheshin me të pas votimit”, shkruhet në librin “Historia e Shqipërisë Përgjatë Shekullit të XX”.
Reagimi i ithtarëve të Hoxhës
Referuar rrëfimit të historianes ruse, një problem gjatë trazirave të fillimit të vitit 1992 ishin edhe ithtarët e Enver Hoxhës që dolën në rrugë. Ata akuzuan Ramiz Alinë se tradhtoi kujtimin e Enver Hoxhës dhe grisën portretet e tij. “Në Jug ngritën krye sërish ithtarët e regjimit (enverist). Ata grisën portretet e Ramiz Alisë, i cili, sipas bindjes së tyre, nuk u tregua i vendosur për të mbrojtur kujtimin e Enver Hoxhës dhe çështjen e socializmit, bënë thirrje për të marshuar drejt Tiranës e për ta transferuar kryeqytetin e Shqipërisë në Vlorë”, shkruan Smirnova.   /Erneta Shevroja/
Next Post

Krijohet kompjuteri sa një USB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com