• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Historiania angleze zbulon komplotin për eliminimin e Enver Hoxhës para mbarimit të luftës

by A R
27/01/2018 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fundi i luftës antifashiste nacionalçlirimtare në Shqipëri është shoqëruar me një betejë të fortë politike në prapaskenë për pushtetin e pas luftës, midis partizanëve komunistë në njërin krah, dhe midis ballistëve dhe zogistëve në krahun tjetër.
Por edhe aleatët dhe fqinjët ishin të shqetësuar se kush do ta sundonte Shqipërinë më pas.

Në një intervistë të gazetarit Xhevdet Shehu me historianen angleze Miranda Vickers citohen disa dokumente të pabotuar më parë mbi atë periudhë.

“Kongresi i Përmetit më 24 maj 1944 u mblodh sipas modelit të AVNOJ-it, Këshillit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Jugosllavisë. Konferenca e Pezës sa i skicoi themelet e pushtetit të ri; Konferenca e Labinotit autorizoi dhe e qendërsoi këtë pushtet, Kongresi i Përmetit hodhi bazat kushtetuese të shtetit shqiptar të pasluftës – thotë Vickers

Historiania thotë se ka pasur një komplot për eliminimin e Enver Hoxhës para se të mbaronte lufta.

“…Ka ekzistuar dhe unë kam dokumente për këtë. Që nga 1944 trysnia e jugosllavëve mbi LNÇ-në u shtua në mënyrë të konsiderueshme. Nga fundi i gushtit, jugosllavët caktuan një shef të ri të misionit të tyre ushtarak pranë shtabit të Hoxhës, kolonel Velimir Stojniçin. Miladin Popoviçi (i cili më vonë do të vdiste parakohe në mënyrë të dyshimtë) ishte tërhequr, pasi ishte konsideruar si tepër miqësor me Hoxhën…”

Ajo shton se udhëzimet e Titos ishin që Shqipëria të bashkohej me Jugosllavinë.

“…Velimir Stojniçi veproi sipas udhëzimeve të Titos, duke argumentuar se Shqipëria ishte mjaft e vogël dhe e dobët për të mbetur e pavarur pas luftës. Ndaj, sipas tij, e ardhmja e Shqipërisë do të ishte më e sigurt të bashkohej me Jugosllavinë, duke u bërë republikë e shtatë e saj. Ndihmësi kryesor i Stojniçit, Nijaz Dizdareviçi, u soll jo vetëm si një udhëheqës organizativ ndaj PKSH-së, por ndërsa lufta po shkonte drejt fundit të saj, edhe po punonte për përfshirjen e Shqipërisë në Jugosllavi. Hoxha dha shenja se nuk e duronte qëndrimin arrogant të jugosllavëve…”

Në vjeshtë të vitit 1944 jugosllavët për pak ia dolën që tia merrnin pushtetin Hoxhës. Bëhet fjalë për plenumin e PKSH-së në Berat. Vickers tregon:

“… Në nëntor 1944, pak javë para tërheqjes së përgjithshme të gjermanëve nga Shqipëria, Komiteti Qendror i PKSH mbajti një plenum në Berat. Mbledhja e Beratit përkoi me sesionin e dytë të AVNOJ-it që mbahej në qytetin boshnjak të Jajcës, i cili krijoi Komitetin Kombëtar Jugosllav. Në plenumin e Beratit, përfaqësuesi jugosllav, kolonel Velimir Stojniçi, i mbështetur nga Koçi Xoxe dhe të tjerë, kritikoi udhëheqjen e Hoxhës dhe bënë një përpjekje serioze për ta hequr Hoxhën.

Pas një autokritike të mjerë, Hoxha u lejua të mbetej udhëheqës formal i partisë, por pushteti real iu ngarkua Xoxes. Megjithëse Hoxha u ndje i tradhtuar, në atë kohë ai nuk ishte i vetëdijshëm për komplotin e organizuar kundër tij. Ndihmësi i Stojniçit, Dizdareviçi këtu ka shkruar: Para Plenumit të Beratit, Nako Spiru dhe një grup donin ta eliminonin Hoxhën, por misioni ynë e kundërshtoi këtë mendim dhe arriti ta mbronte atë. Ne e shpëtuam, por nuk duhet të mburremi tani për këtë veprim…” – citon Vickers në Dita dokumentet arkivore që posedon./DITA/a.m.

Next Post
Bombarduesi amerikan gabon shënjestër, vriten 7 civilë irakenë dhe plagosen 11 të tjerë

Bombarduesi amerikan gabon shënjestër, vriten 7 civilë irakenë dhe plagosen 11 të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Faji i PD-së, garuam në koalicion”- Aleatët e Berishës kundërshtojnë gjobat në KQZ: Përgjegjësia e selisë blu për raportet financiare!

“Faji i PD-së, garuam në koalicion”- Aleatët e Berishës kundërshtojnë gjobat në KQZ: Përgjegjësia e selisë blu për raportet financiare!

August 12, 2026
“Ende nuk mund ta besoj”- Leo Messi thyen heshtjen pas vdekjes së babait, mesazhi prekës: Do na mungosh! Kujdesu për ne nga lart, siç bëje këtu

“Ende nuk mund ta besoj”- Leo Messi thyen heshtjen pas vdekjes së babait, mesazhi prekës: Do na mungosh! Kujdesu për ne nga lart, siç bëje këtu

August 12, 2026
VIDEO/ Avioni luftarak “F-16” rrëzohet gjatë stërvitjes në Turqi dhe shpërthen në flakë, piloti shpëton pasi hidhet me katapultë! Shikoni pamjet

VIDEO/ Avioni luftarak “F-16” rrëzohet gjatë stërvitjes në Turqi dhe shpërthen në flakë, piloti shpëton pasi hidhet me katapultë! Shikoni pamjet

August 12, 2026
VIDEO/ Rëndohet bilanci nga tërmeti apokaliptik në Kolumbi, mbi 130 të vdekur dhe 570 të plagosur! Shpallet gjendja e katastrofës

Tërmeti katastrofik, Kolumbia shpall tre ditë zie kombëtare! Shkon në mbi 250 numri i viktimave, mijëra të plagosur, kërkime për të mbijetuarit

August 12, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

August 12, 2026
Aksident në aksin Fier-Patos/ Përplasen dy mjete, një i plagosur

E rëndë në Maliq, i dehuri tenton t’i jap fund jetës me zhivë termometri! Mjekët e Traumës nxjerrin nga rreziku

August 12, 2026
Mashtrim 4.7 mln euro/ Detajet nga dëbimi nga Dubai i Bruno Çobos, bëri kërkesë për t’u kthyer me dëshirë

EMRI/ Gjykata e Pejës e kishte dënuar me 11,5 vite burg për vrasje, Interpoli i çon nën pranga Prishtinës kosovarin e kërkuar!

August 12, 2026
Tërmeti në Kolumbi bllokon edhe eksportin e kafesë, rriten çmimet në tregjet botërore!

Tërmeti në Kolumbi bllokon edhe eksportin e kafesë, rriten çmimet në tregjet botërore!

August 12, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

EMRI/ I riu i jep fund jetës duke pirë helm, hetime për shkaqet! Familjarët e gjetën në gjendje të rëndë, por vdiq pas dy orësh në spital

August 12, 2026
Putin përballë frikës më të madhe: Rusia të mos kthehet në “partner të vogël” të Kinës

“NATO po infiltrohet qëllimisht”- Putin kërcënon Europën dhe Aleancën, Ukraina sulmon thellë në bazën ruse

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com