• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historiani Pëllumb Xhufi: ‘Kampi i Tepelenës ishte më i miri, krahasuar me të tjerët’

by Java News
03/04/2018 22:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANE– Kampi i internimit në Tepelenë, ka shkaktuar së fundmi debat ndër historianë e personazhe të tjerë të jetës publike. Për kampin e Tepelenës për fat të keq ka pak dokumente sepse regjimi e ka zhdukur dosjen, por krimi ka lënë gjurmë.

Historiani Pëllumb Xhufi është i mendimit se kampi i Tepelenës nuk ka asnjë ngjashmëri me kampin famëkeq të Aushvicit dhe ishte më i miri në Shqipëri. I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, Pëllumb Xhufi tha se raporti i tij bazohet tek dokumentet e CIA-s dhe rrëfimet e të mbijetuarve.

“Unë citova një dokument të CIA-s të vitit 1953 që ka informacion të detajuar. Pra nuk janë deklarata të miat. Thuhet se i kam thënë unë këto fjalë se ky kamp ka qenë me kushte më të mira se të tjerët, apo se edhe ka qenë dhe kamp pushimi etj, etj. Problemi nuk është ky. Unë shoh se askush nuk e ka prekur thelbin e çështjes.

Nuk jam kundër që të bëhen të vizitueshme këto kampe, por unë quaj të vizitueshme burgun e Burrelit apo të Spaçit ku janë internuar njerëz intelektualë që kanë kundërshtuar regjimin e Enver Hoxhës. Këto mund të kthehen në qendra muzeale historike, jo Tepelena. Kam dëgjuar dhe zëra nga shoqatat se burgu i Burrelit dhe i Spaçit nuk duhet lënë në mëshirë të fatit. Unë nuk e di pse ka një alergji ndaj burgut të Spacit.

Më thanë që ka shkruar njëri që ka qenë në atë kamp dhe ai ka thënë që kampi i Tepelenës nuk ka qenë aq i keq. Ky zotëria thotë se isha në Turan të izoluar dhe në kushte mizerabël dhe erdhi një kontroll dhe vunë duart në kokë me atë që panë. Më pas thotë që na çuan në kampin e Tepelenës dhe atje kushtet ishin më të mira. Unë njoh shumë të persekutuar dhe unë mendoj se historia e 300 fëmijëve të vrarë në kampin e Tepelenës nuk është e vërtetë”- tha Xhufi. (BW)

Next Post
Xhufi kundër Tufës dhe Godoles: Mos ma përmendni emrin. Tufa: Nuk jam qen i stërvitur

Xhufi kundër Tufës dhe Godoles: Mos ma përmendni emrin. Tufa: Nuk jam qen i stërvitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

“Trump, i paqartë në qëndrimet e tij”, Koloneli: 70 për qind e amerikanëve kundër sulmit ndaj Iranit

March 11, 2026

Deputetët e PD do ngujohen në Parlament? Gazetari zbulon skenarët e mundshëm nga protesta e opozitës

March 11, 2026
“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

March 11, 2026
Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

March 11, 2026
PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

March 11, 2026
Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In