• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Historia tronditëse, vjehrrit varrosin nusen për së gjalli

by A R
14/11/2018 22:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një çift të moshuarish kanë përfunduar në pranga pasi akuzohen se varrosën për së gjalli nusen e tyre dhe më pas e fshehën trupin e saj në mënyrë që djali i tyre të merrte kujdestarinë e fëmijëve.

Trupi i 41-vjeçares Marcia Martins Miranda u gjet në një banesë të braktisur në Rio Pequeno, në qytetin e Sao Paulo. Shtëpia ku u gjet trupi, sipas mediave lokale ishte marrë me qira nga vjehrrit e saj, Fernando Antonio Martins de Oliveira, 62 vjeç dhe Maria Izilda Pereira Miranda, 60 vjeçe.

Miranda, e cila punonte për shërbimet sociale, kishte më shumë se 1 muaj që rezultonte e zhdukur. Hetuesit besojnë se të dyshuarit e ftuar 41-vjeçaren tek shtëpia me qira për të biseduar, pasi i kishin thënë se donin të hapnin një llogari bankare për fëmijët.

Ata e bindën nusen që të shkonte tek shtëpia e tyre, e një moment që arriti atje e goditën pas koke dhe e varrosën ndërkohë që ishte ende gjallë. Hetuesit thanë se vjehrrit e kishin mirëmenduar krimin dhe kishin hapur një gropë të thellë, të cilën e mbyllën më pas me beton.

Ata vendosën që ta vrisnin 41-vjeçaren pasi kjo e fundit u kishte thënë se do ndahej nga bashkëshorti dhe do të merrte fëmijët, një djalë 4 vjeç dhe vajzën 9 muajshe. Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, të arrestuarit i kanë mohuar akuzat. Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.

/b.d

Next Post
Ushtria amerikane mund të humbasë një luftë me Rusinë ose Kinën

Ushtria amerikane mund të humbasë një luftë me Rusinë ose Kinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com