• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Historia tronditëse e shqiptares, shkoi për azil në Britani dhe vdiq 1 orë pasi solli në jetë foshnjen

by Java News
03/10/2017 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një bebe e porsalindur mbeti qindra milje larg çdo të afërmi, kur nëna e saj e cila ishte një azilkërkuese nga Shqipëria, ndërroi jetë në Spitalin Universitar të Uellist, në Cardiff.

Vajza e vogël kishte qëndruar vetëm një orë me nënën e saj, e cila kishte vetëm 3 muaj në Mbretërinë e Bashkuar dhe fliste shumë pak Anglisht.

Portali WalesOnline, në një shkrim të ditës së sotme ka mundur që të zbulojë të gjithë historinë e gruas shqiptare dhe bebes së saj jetime, pasi arriti të kontaktonte kujdestarët e të miturës në Oxfordshire.

Jeta traumatike e së miturës u bë fillimisht e ditur pas një takimi të bordit të Cardiff dhe Vale Health, pasi dy infermiere ia treguan historinë e shqiptares drejtuesve.

Spitali Universitar i Uellsit

Ato shpjeguan sesi nëna e tyre shtatzënë ishte larguar nga Shqipëria dhe kishte mbërritur në Londër në Tetor të 2015 -ës dhe u zhvendos në Cardiff, Dhjetorin e vitit të shkuar, pak muaj përpara se të lindte.

Mbetet e paqartë sesi kishte udhëtuar ajo drejt Britanisë.

Infermieret shpjeguan se ishte thuajse e pamundur që të komunikoje më të, kur i erdhën dhimbjet e lindjes, pasi në Uells janë vetëm 2 përthyes shqiptarë.

Vajza erdhi në jetë me lindje cezariane në fund të Janarit, por nëna e saj u sëmur shumë kohë më pas nga infeksioni në gjak, i njohur si sepsis dhe vdiq në fillim të Shkurtit.

Infermierja, e cila asistoi në lindjen e foshnjes i shkruajti kësaj të fundit një letër, ku i thoshte sesa shumë e donte nëna e saj dhe sa e lumtur kishte qenë kur kishte kuptuar se bebja kishte lindur shëndoshë e mirë.

Angela

Në atë kohë, në dokumentet zyrtare shkruhej se foshnja ishte dërguar në një jetimore të përkohshme.

Por sot, WalesOnline shkruan se ka mundur të zbulojë se vajza quhet Angela. Ajo është një fëmijë 18 – muajshe e shëndetshme dhe po rritet nga kushëriri i nënës së saj Klodian Kika, në Oxfordshire.

30 – vjeçari, për gazetën tha se Angela tashmë ka një kujdestar ligjor.

“Ndihem i trishtuar kur kthehem prapa në kohë dhe mendoj për të, ishim shumë të afërt”, tha ai.

“Angela gëzon shëndet të plotë. Sigurisht nuk ia ka idenë se çfarë ka ndodhur. Ajo më thërret mua babi dhe bashkëshorten time mami. Është shumë e vështirë, shumë e trishtueshme”, tha 30 – vjeçari me profesion piktor dhe dekorues.

Ai u shpreh se e sheh të voglën si vajzën e tij ndërsa zbuloi për gazetën se nëna e Angelas quhej Duhije Kika dhe kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar në kërkim të azilit.

Duhije Kika

“Ishte një njeri i mirë, gazmor dhe i qetë, të gjithë e respektonin”, tha Kika.

Klodiani dhe bashkëshortja e tij 28 – vjeçare Ildi Shira, po e rrisin Angelan bashkë me vajzën e tyre 3 – vjeçare Kledis.

Duhije Kika ishte nga Dibra dhe u varros në vendlindjen e saj.

Next Post
Audio/ Las Vegas, momenti kur Forcat Speciale futen në dhomën e autorit të sulmit

Audio/ Las Vegas, momenti kur Forcat Speciale futen në dhomën e autorit të sulmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In