• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia tragjike e mjekut Zhurda

by Java News
12/02/2019 22:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një operacion që duhet të ishte një rutinë për stafin mjekësor, përfundoi tragjikisht 2 vjet më parë në një spital privat në Tiranë. Ngjarja ndodhi në maj 2017 kur 15-vjeçarja Blerta Pepa hyri në sallën e operacionit, pasi kishte dëmtuar meniskun e gjurit, por fatkeqësisht doli e vdekur prej andej. Adoleshentja ndërroi jetë dhe asokohe u tha se vdekja erdhi si pasojë e hipertermisë malinje.

Por tragjedia nuk përfundoi këtu.

Mjeku anestezist Tefik Zhurda, i mbetur i vetëm përballë presionit te të afërmve të vajzës të cilët të dëshpëruar kërkonin një fajtor për vdekjen e saj, tentoi të vrasë veten, duke injektuar në trup preparat lënde anestezie.

Emisioni “Dritare me Rudinën” në News24 i cili ka trajtuar mbrëmjen e së martës ka risjellë në kujtesë ngjarjen e trishtë duke zbuluar informacione për gjendjen e mjekut Zhurda.

Anestezisti i njohur nuk vdiq, por që prej natës së 16 majit, thuajse nuk është më në jetë. Ai u dërgua edhe në një spital në Peruxhia por as mjekët italianë nuk e shpëtuan dot. Po mbushen dy vjet që anestezisti I njohur gjendet në një situatë neurovegjetative, e thënë ndryshe paaftësi për të jetuar. Në kokë i rri bashkëshortja e cila ka lënë çdo angazhim tjetër për të qëndruar pranë njeriut të saj më të afërt.

Tentativa për vetëvrasje e mjekut anestezist Tefik Zhurda, preku thellë kolegët. Apostol Vaso, mjek anestezist pranë spitalit të Traumës, reagoi përmes një statusi në Facebook, ku gjeti mbështetjen e bluzave të bardha. Teksa shprehte solidaritetin me kolegun, ai shkruante se në një trysni të tillë, nga humbja e një jete por edhe nga paragjykimi i shoqërisë dhe i medias, do të bënte të njëjtin veprim.

Një tjetër kolege shkruante:

“Qëndro, mos ik, miku im Tefik.

Pas 25 vitesh pune, nuk e mendoj dot qe je i shtrire ne atë shtrat, me një tub që të mban gjallë. Ne atë shtrat ku ke luftuar dhëmbë për dhëmbë me vdekjen, ku ke shpëtuar me qindra jetë.

Ti ishe aty, kur ‘97 shkaktoi qindra e mijëra njerëz të sakatuar, ti ishe aty ku Gërdeci plagosi e sakatoi të tjerë, ku helikopterë më të lënduar nga Kosova uleshin e ngriheshin çdo minute, ti ishe aty, aty ku binin e copëtoheshin autobusë e furgona, ti ishe aty duke bere punën e mjekut humanist dite dhe nate, me përkushtim e dinjitet. Ne koleget e tu e dimë si kemi punuar e sa na është dashur te sakrifikojmë jetën, por as jeta jone duket nuk i kënaq vampirët dështakë te një shoqërie pa moral. Akti yt sublim është akti i njerëzve te paket me ndërgjegje e dinjitet, se kjo shoqëria jone, kriminelet qe vrasin i bën deputet. Te lutem qëndro, qëndro e lufto për të gjithë ne qe te duam. Mos ik, mos ik, or mik.”

(BalkanWeb)

 

Next Post
Champions/ Junajtid gjunjëzohet në shtëpi nga PSG, 0-2

Champions/ Junajtid gjunjëzohet në shtëpi nga PSG, 0-2

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhen detajet nga sulmi në fluturimin Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti dyshohet se goditi me thikë kapitenin e avionit!

Zbardhen detajet nga sulmi në fluturimin Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti dyshohet se goditi me thikë kapitenin e avionit!

September 30, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Tre parqet fotovoltaikë të Ersekës

September 30, 2026
Pekini zyrtar: Mekanizmi evropian “301” cenon tregëtinë midis Kinës dhe BE-së!

Pekini zyrtar: Mekanizmi evropian “301” cenon tregëtinë midis Kinës dhe BE-së!

September 30, 2026
Rama pret Von der Leyen në Kryeministri, një grup i vogël protestuesish mblidhen në afërsi të godinës qeveritare! Tensione mes tubuesve dhe Policisë

Rama pret Von der Leyen në Kryeministri, një grup i vogël protestuesish mblidhen në afërsi të godinës qeveritare! Tensione mes tubuesve dhe Policisë

September 30, 2026
PD mbledh Kryesinë, propozohen ndryshime në statut: Rritje e përfaqësimit të diasporës dhe grave

“Ligj i ri për hallet e vjetra”- Propozimet e Ramës për ndryshimet në Kodin Penal, PD akuzon: S’i intereson kush rri në paraburgim me të drejtë ose jo, por…

September 30, 2026
Presidentja e Komisionit Evropian zbarkon në Shqipëri për turin Ballkanik, Von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga Rama! Në fokus integrimi në BE

Presidentja e Komisionit Evropian zbarkon në Shqipëri për turin Ballkanik, Von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga Rama! Në fokus integrimi në BE

September 30, 2026
“Shqipëria është e pastër”, ISHP: Nuk ka asnjë rast me virusin e Nilit Perëndimor

Virusi i Nilit Perëndimor ngre përsëri alarmin, 2 raste të reja shfaqen në Shqipëri! Shkon në tre numri i të infektuarve nga mushkonjat

September 30, 2026
Guardiola thyen heshtjen për rastin e Cityt: Do e kalojmë këtë së bashku! Jam këtu me ju, më shumë se kurrë

Guardiola thyen heshtjen për rastin e Cityt: Do e kalojmë këtë së bashku! Jam këtu me ju, më shumë se kurrë

September 30, 2026
58 diplomatë letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

“Politico”: BE “hap portat”? Tregu europian afrohet për kandidatët, por përfitimet lidhen me reformat

September 30, 2026
Festivali i riteve në Gjirokastër, këngë dhe zakone që rikthyen trashëgiminë kulturore

Festivali i riteve në Gjirokastër, këngë dhe zakone që rikthyen trashëgiminë kulturore

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com