• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Historia/ Reisa I. urrente të motrën, por gati sa nuk burgosi kunatin! Kurthi që përgatiti

by Java News
20/05/2017 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për inat të motrës bën denoncim të rremë dhe çon në burg kunatin për kërcënim e përndjekje. Duket e pabesueshme por është e vërtetë. Ngjarja ka ndodhur një vit më parë në Tiranë dhe autorja Reisa I, është dënuar tashmë me 18 muaj burg për kallëzim të rremë, pasi u zbulua se të gjithë historinë e kishte inskenuar vetë.

Në vendimin e gjykatës, së Tiranës thuhet se e pandehura kishte hapur një adresë në rrjetin social Facebook në emrin e burrit të motrës, i cili jetonte në Itali. Nga kjo adresë, kishte dërguar dhjetëra mesazhe kërcënuese, në adresën e saj. Pasi siguron “provat” për ta çuar prapa hekurave, i drejtohet policisë dhe bën denoncimin për kunatin.

“Kunati më kërcënon në Facebook. Më shkruan se do të më ndajë nga burri dhe se do të më presë kokën…”, iu tha ndër të tjera oficerëve të policisë.

Hetimet e nisura nga prokuroria, zbuluan faktin se vajza kishte bërë kallëzim të rremë dhe se adresën nga e cila i vinin mesazhet kërcënuese, e kishte hapur nga telefoni i saj celular. Kunati i vajzës, iu shpjegoi hetuesve se nuk kishte kërcënuar asnjë nga familjarët e bashkëshortes, madje të vetmet herë që kishte patur komunikime me ta, iu kishte kërkuar ti kthenin shumat e parave që iu kishte dhënë borxh.

Por pavarësisht këmbënguljes se nuk kishte asnjë faj, ai u arrestua pas dyshimeve për përndjekje dhe qëndroi për një kohë të gjatë në qelitë e paraburgimit.

E ndërsa ai ndodhej prapa hekurave, duke vuajtur padrejtësisht mungesën e lirisë, kunata e tij sërish pretendonte se prej tij i vinin mesazhe e telefonata kërcënuese.

“E di që do bëj 4 vite burg por pasi të dal, do e shikoni që do ta bëj motrën tuaj lapidar”.

“Ç”kemi 0 teze…. nuk po me njef, jam Timi, të mora për të thënë në qoftëse unë nuk dal deri në datën 30 Prill, dije mirë se do ta pij gjakun, bëjë mend mirë kur të dal”.

Vajza pretendonte se kunati e kërcënonte me qëllim që të fejohej me nipin e tij, ndërsa marrëdhëniet me motrën i cilësonte të këqija.

Por gjithçka e pretenduar nga e pandehura, sipas vendimit të gjykatës ka rezultuar e gënjeshtërt. Pas kësaj ngjarje, vajza është ndarë dhe nga i fejuari, i cili përpara gjykatës është shprehur se kishin mospërputhje karakteresh, ndaj i dha fund lidhjes.

Më tej në vendimin e arsyetuar, ku flitet për rrezikshmërinë e autores së veprës penale, theksohet se me veprimet e saj, e pandehura jo vetëm i ka hequr padrejtësisht lirinë një personi të pafajshëm, por ka sjellë pasoja financiare në buxhetin e shtetit, për shkak se kunati i saj duhet të kompensohet për burgim të padrejtë. panorama

Next Post
FOTOT / Veliaj kërkon mbështetje për të rinjtë shqiptarë që konkurrojnë në garën e NASA-s

FOTOT / Veliaj kërkon mbështetje për të rinjtë shqiptarë që konkurrojnë në garën e NASA-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In