• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Historia prekëse e refugjatit sirian: Si më shpëtoi jetën polici shqiptar

by Java News
28/09/2015 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia prekëse e refugjatit sirian: Si më shpëtoi jetën polici shqiptar

“Ishulli ku zbritëm quhej Samothrace. Ishim të lumtur që kishim mbërritur aty. Nisëm të ecim drejt stacionit të policisë për tu regjistruar si refugjatë.

Madje i kërkuam dikujt anës rrugës të njoftonte policinë për ne. U thashë refugjatëve të tjerë që të më linin mua të flisja meqë dija anglisht. Pak më vonë erdhën dy makina Jeep të policisë me shpejtësi dhe që ndaluan duke kërcitur frenat. Ata silleshin sikur ne të ishim vrasës dhe ata po na kërkonin.

Na drejtuan armët duke na bërtitur: “Duart lart!”. U thashë: “Ju lutem, ne sapo jemi arratisur nga lufta. Ne nuk jemi kriminelë!” Ata thanë: “Pusho ore Malaka”.

Nuk do ta harroj kurrë këtë fjalë: “Malaka, Malaka, Malaka.” Të gjithë na thërrisnin në këtë mënyrë. Na mbyllën në burg. Rrobat tona ishin të lagura dhe ne nuk patëm mundësi të ndaleshim t’i thanim. Nuk mund të flinim. Ende mund ta ndiej të ftohtën që më hyri në kockë.

Iu luta komandanti të na jepte për të pirë. Sërish, ai tha: “Pusho Malaka!” Nuk do ta harroj fytyrën e tij për të gjithë jetën. Ai kishte një boshllëk mes dy dhëmbëve të parë dhe pështynte kur fliste. Ai zgjodhi të shihte 7 njerëz duke vuajtur nga etja për 3 ditë dhe që i luteshin për ujë. Shpëtuam vetëm kur na hipën në një varkë dhe na dërguan në një kamp në tokë.

Për 12 ditë qëndruam aty derisa vendosëm të niseshim drejt veriut. Ecëm për 3 ditë. Nuk kemi ngrënë asgjë përveç gjetheve. Si kafshë. Kemi pirë ujë nga lumenj të pistë. Këmbët mu enjten sa mu desh të hiqja këpucët.

Kur arritëm kufirin me Shqipërinë na gjeti një polic shqiptar dhe pyeti nëse ishim refugjatë. Kur i thamë “po” na tha se do të na ndihmonte. Na kërkoi që të fshiheshim në pyll derisa të binte nata. Nuk i besova atij njeriu, por isha shumë i lodhur për të ecur.

 

Kur ra nata ai erdhi dhe na mori me makinë. Më pas shkuam në shtëpinë e tij ku na mbajti për një javë. Na bleu rroba të reja. Na ushqeu çdo natë.

Ai më tha: “Mos ki turp. Edhe unë kam jetuar në luftë. Ju tani jeni familja ime dhe kjo është shtëpia juaj gjithashtu”. (Kos, Greece) /Humans of New York/

Next Post

Ja si Volkswageni mashtronte autoritetet amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com