• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

E RRALLE!!! Historia prekëse e maces që udhëtoi nga Sudani në Siçili

by
10/06/2015 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lola, më pak se një vit më parë, u bë macja e parë në historinë e emigracionit nga Afrika në bregdetin italian për të arritur në Lampedusa. Ajo e bëri udhëtimin me pronaren e saj Sama, 24 vjeç, nga Sudani, deri në Libi dhe më me 200 persona të tjerë u shpëtuan nga patrulla britanike “Mbrojtja”, duke i dërguar ata të sigurt dhe të shëndoshë, në Portin e Lampedusas. Sama ka jetuar me macen e saj Lola që nga fillimi i udhëtimit nga Sudani, u ka shpëtuar kontrollit të doganierëve të vendeve të ndryshme dhe gjithashtu edhe trafikantëve në Libi, ku Sama dhe Lola kanë jetuar për më shumë se dy muaj para se të transferoheshin në Siçili. Ajo e mbajti të fshehur në një çantë ku Sama kishte bërë disa vrima që macja e saj të merrte frymë. Dhe kur ata zbarkuan mbrëmë në Lampedusa ushtarët britanik dhe italianë zbuluan se së bashku me emigrantët e tjerë, kishte mbërritur edhe macja Lola.

Gjithçka doli në dritë kur patrulla e “Mbrojtjes” filloi të zbresë nga anija në Lampedusa emigrantët, në fillim gratë dhe fëmijët dhe pastaj burrat. Dhe pasi prekën tokën thuajse të gjithë falënderuan Zotin, përveç Samas e cila filloi të bërtasë me dëshpërim për shkak se nuk donte të zbriste nga anija.

“Unë dua Lolën, dua Lolën” bërtiste, teksa disa nga të afërmit e saj përpiqeshin për ta bërë të zbriste. Por Sama nuk dëgjonte dhe pothuajse me forcë e detyruan të lërë anijen, dhe në të njëjtën kohë ajo vazhdoi të thërrasë emrin e maces së saj, e cila ishte në anije për arsye shëndetësore.

202901743-a6ee77b6-b90b-4415-9f36-53cd66f93a13

Lola, e gjitha me ngjyrë të zezë dhe me një surrat të bardhë, u kishte ikur vështirësive të udhëtimit të gjatë në shkretëtirë, nga Sudani në Libi dhe nga kthetrat e trafikantëve libianë, rrezikoi të vritej, sepse të zbriste nga anija së bashku me pronaren e saj Sama, ishte e pamundur. Ajo do të ishte hedhur në det me siguri në qoftë se nuk do të kishte ndërhyrë kryetari i komunës së Lampedusa Giusy Nicolini, mjeku Pietro Bartolo dhe disa punëtorë të ndihmave që kërkonin një mënyrë për të shmangur vdekjen e Lolas dhe ndarjes përfundimtare nga Sama.

“Është hera e parë që një gjë e tillë ndodh, hera e parë që një kotele arrin Lampedusan nga bregu libian dhe me ligj nuk mund të zbresë për arsye shëndetësore. Ne nuk e dimë nëse Lola ka sëmundje që mund të jenë ngjitëse, por në fund e shpëtuam, kemi gjetur një zgjidhje. Lola tani është në “karantinë”, nën kujdesin e shoqatës për të drejtat e kafshëve, “Nova Dog, ku do të kujdesen për të dhe për ta mbajtur atë në izolim larg nga kafshët e tjera, derisa veterinerët të vijnë në Palermo për të kryer vaksinimet. Sama u transferua në qendrën e pritjes vetëm kur mori garanci se Lola nuk do të vritej dhe se herët a vonë do ta takonte përsëri. Dhe përmes lotëve, por e lumtur, ajo arriti në qendrën pritëse, ku, megjithatë, nuk ka fjetur gjithë natën.” tha një punëtore qendrës së pritjes ku ndodhet edhe Sama

Tani çfarë do të ndodhë? Lola, siguron kryetari i komunës Giusy Nicolini sapo të kalojë vizitat e mjekëve veterinerë, do t’i dorëzohet pronares së saj kudo që ajo të jetë.

“Është një angazhim që kemi bërë me Saman dhe ne do të vazhdojmë.” Shprehet kryekomunari.

Historia e Lolas është bërë temë diskutimi në të gjithë ishullin, të gjithë do të duan ta shohin atë. Por Lola, pas karantinës, do të shkojë përsëri tek Sama.

Next Post

6 – vjeçarja bën 'namin' në kërcim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyrja e seancës paraprake, Meta tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë

Shtyrja e seancës paraprake, Meta tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë

March 6, 2026
Shpalli zgjedhjet e parakohshme, Osmani takon krerët e partive për datën e zgjedhjeve! Kurti nuk shkon

Shpalli zgjedhjet e parakohshme, Osmani takon krerët e partive për datën e zgjedhjeve! Kurti nuk shkon

March 6, 2026
Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

March 6, 2026
Gjysmëzgjidhjet e përhershme e tallëse në PD

Kultura e konfliktit

March 6, 2026
Izraeli shkatërron me 100 bomba bunkerin nëntokësor të Khamenei-t, ja për çfarë ishte ndërtuar

Izraeli shkatërron me 100 bomba bunkerin nëntokësor të Khamenei-t, ja për çfarë ishte ndërtuar

March 6, 2026
Rreziku i një kërcënimi të mundshëm nga Irani, Greqia ofron mburojë antibalistike për Bullgarinë

Rreziku i një kërcënimi të mundshëm nga Irani, Greqia ofron mburojë antibalistike për Bullgarinë

March 6, 2026
Betimi i shtatë ministrave të rinj para Presidentit Begaj, Berisha: Ceremonia më qesharake e 35 viteve të fundit

Betimi i shtatë ministrave të rinj para Presidentit Begaj, Berisha: Ceremonia më qesharake e 35 viteve të fundit

March 6, 2026
Plagosja e 18-vjeçares në hotel/ Ishin në kërkim nga policia, arrestohen dy anëtarë të fisit Gjuta

Plagosja e 18-vjeçares në hotel/ Ishin në kërkim nga policia, arrestohen dy anëtarë të fisit Gjuta

March 6, 2026
Fshehu kufomën/ Vrau dhe murosi të dashurën shqiptare, Prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për autorin

Fshehu kufomën/ Vrau dhe murosi të dashurën shqiptare, Prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për autorin

March 6, 2026
Natë “ferri” në Teheran e Beirut, bombardime masive nga ana e ushtrisë izraelite

Natë “ferri” në Teheran e Beirut, bombardime masive nga ana e ushtrisë izraelite

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In