• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Historia prekëse e bombës Irina Shayk, nga varfëria te pasarelat

by
23/07/2015 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Irina Shayk, një prej modeleve më seksi dhe më të famshme në të gjithë botën, aktualisht 29 vjeç ka pasur një fëmijëri të vështirë. Sajti britanik Daily Mail, shkruan se Irina e lindur në vitin 1986 në Yemanzhelinsk të Rusisë, u largua nga qyteti minerar për shkak të krizës që preku vendin pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Valer’evna Shaykhlislamova, është ky emri i vërtetë i saj, në moshën 14 vjeçare mbeti jetime nga babai minator, dhe kaloi një fëmijëri në varfëri. Për të dhe familjen e saj u kujdes gjyshja nga e ëma, Galina Shaykhislamova. Vetë Irina ka treguar se, “Ishim shumë të varfër, pas shkollës ynë dhe nëna ime ndihmonim mamin në kopsht. Kultivonim patate, domate dhe zarzavate, por jo për t’u argëtuar, por për t’i ngrënë. Në atë periudhë dëshiroja të bëhesha gazetare, por nuk kishte rëndësi ajo që imagjinoja të bëhesha, gjithë ajo që doja ishte të ikja nga qyteti”.

Kthesa nisi kur nëna e çoi motrën e madhe Tatiana në një shkollë estetike. Pranë kësaj shkolle ishte dhe një agjenci për modele dhe Irina e cila shoqëronte të motrën, spikati menjëherë. Nga aty fitoi një konkurs bukurie i cili i dha mundësinë që të ngjitej në pasarelë.

Gradualisht pasi ngjiti shkallët e karrierës në vendin e saj, Irina u ftua nga një agjenci mode amerikane që të bëhej pjesë, por konsulata amerikane bllokoi për një vit udhëtimin e saj, për shkak se babai i saj ishte i etnisë Tatar, një popullsi ruse me besim mysliman. Pasi kaloi të gjithë pengesat, ajo pushtoi skenat botërore, ku kulmi i famës arriti pas lidhjes me futbollistin Cristiano Ronaldo me të cilin u nda në fillim të këtij viti. Prej pak kohësh ajo është lidhur me një prej aktorëve më të dashur të Hollywood, Bradley Cooper./noa.al/

irina shayk

Next Post

Global Peace Index: Shqipëria vend më i sigurt se disa shtete evropiane!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com