• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Historia prekëse/ Babai i Alvit që është në kampet e ISIS letër publike: Ju lutem ndihmomëni. Alvi është i plagosur, nevojë urgjente për…

by Java News
19/10/2019 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një letre publike, Afrim Berisha, babai i 11-vjeçarit që ndodhet në kampet e ISIS, të cilin ai arriti ta takojë pak ditë më parë, por nuk e rimori dot pranë familjes ka bërë publike një letër drejtuar shtetit shqiptar.

Ai i kërkon qeverisë shqiptare dhe çdokujt që ta ndihmojë në gjetjen dhe kthimin në shtëpi të djalit të tij të vetëm.

Ai ka nevojë për ndihmë mjekësore, pasi është i plagosur dhe ndodhet i vetëm në një kamp të ISIS, thote babai i vogëlushit, historia e të cilit preku shqiptarët pas berjes publike në emisionin investigativ italian ‘Le Iene’.

“Sot lutemi e kërkojmë ndihmë. Nesër, larg qoftë i ndodh diçka Alvinit, do kërkojmë llogari”, thuhet në letrën e babait të Alvit.

LETRA E TË ATIT:

Alvin Berisha është një fëmijë shqiptar i cili aktualisht ndodhet në Siri pranë kampit Al Hawl.

Në vitin 2014, kur ishte vetëm 5 vjeç, Alvini është çuar në Siri nga e ëma, pa dijeninë e babait. I ati, Afrim Berisha, nuk ka kaluar ditë pa e kërkuar. As lufta, as frika, as largësia, as pengesa ekonomike e as ISIS nuk e kanë ndaluar, me bindjen e me dashurinë që vetëm një baba mund të ketë. Pas pesë vitesh, në 25 shtator 2019, e ka gjetur Alvinin në kamp, e ka përqafuar fort dhe i ka premtuar që tani nuk do ndaheshin më. Por forcat kurde që ruajnë kampin nuk e kanë lejuar që ta marrë me vete, sepse për këtë duhet që aprovimi të kërkohet dhe të merret nga Shteti shqiptar.

Alvini është vetëm 11 vjeç, Alvini është i plagosur e ka nevojë për mjekim urgjent, Alvini është i vetmuar, Alvini është i trembur, Alvini duhet të largohet sa më shpejt nga Siria.

Institucionet kompetente shqiptare janë në dijeni të kësaj situate dhe po punojnë për të mundësuar kthimin e tij në Shqipëri. Kemi besim të plotë tek puna që po bëjnë si për Alvinin, si për të gjithë qytetarët e tjerë shqiptarë që ndodhen aktualisht në Siri. Kemi besim dhe shpresë që nëse të gjithë bëjnë punën e tyre, Alvini do kthehet së shpejti. Por jemi edhe të shqetësuar, sepse lufta në Siri po ashpërsohet dhe koha nuk premton. Në Al Hawl ndodhen plot 73.000 veta që jetojnë në një situatë të tmerrshme, e kjo na tremb. Nëse sot e bëjmë dhimbjen tonë publike, e bëjmë këtë vetëm për t’ju lutur kujtdo mund të na ndihmojë, që të na ndihmojë: duke punuar më shpejt, duke na dhënë informacione mbi gjendjen e Alvinit, duke na mbështetur qoftë edhe me një fjalë të mirë.

Sot lutemi e kërkojmë ndihmë. Nesër, larg qoftë i ndodh diçka Alvinit, do kërkojmë llogari.

Me respekt
Afrim Berisha
Avv. Darien Levani
Celulari shqiptar: 00355 06933447510
Celulari italian: 0039 3295327386

g.kosovari

Next Post
U refuzohet azili në Francë/ Kthehen vullnetarisht 120 shtetas shqiptarë, Dema: Deportimi shoqërohet me masa shtesë

U refuzohet azili në Francë/ Kthehen vullnetarisht 120 shtetas shqiptarë, Dema: Deportimi shoqërohet me masa shtesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vora votoi elektronikisht/ Numërohet kutia e parë, PS fiton ndjeshëm

Eksperimenti tronditës: Ja sa lehtë mund të manipulohen zgjedhjet me AI

April 10, 2026
U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

April 10, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Meteorologia: Rritje temperaturash të shtunën dhe të dielën

April 10, 2026
VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

April 10, 2026
Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

April 10, 2026
Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

April 10, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk është marrëveshja që kemi

April 10, 2026
Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

April 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In