Ajo ka mbetur një nënë e dëshpëruar. Lufton e vetme për të rimarr dy fëmijët e saj të “vjedhur” padrejtësisht dhe me anë të mashtrimeve të shumta nga babai i tyre, i cili madje sajon edhe një grackë penale ndaj ish-bashkëshortes. Fatkeqësia e shtetases së huaj është se, jeton në Tiranë, e vetme dhe nuk ka asnjë përkrahje. Madje bashkëshorti arriti t’a shkëpusë nga fëmijët duke sajuar deri edhe një histori dhune, për ta larguar ish-bashkëshorten nga fëmijët.
Ai e akuzoi për “keqtrajtim të fëmijëve”. Nga civile tashmë çështja u kthye penale. Shtetasja polake Magdalena Karolina (Kasa) Krawczyk kalon përmes një sage të vërtetë në gjykatat shqiptare, duke rrezikuar burgun pa bërë asnjë vepër penale. Vetëm e vetëm pse luftonte për të parë fëmijët e saj. Por, makinacionet e ish-bashkëshortit bënë që ajo të merrej si e pandehur. Por pas vuajtjeve të shumta dhe sorollatjeve, vendimi i fundit penal dhënë nga Gjykata e Tiranës e shpall të pafajshme nënën polake, e cila këmbëngul të marrë kujdestarinë e fëmijëve të saj. Ajo vendosi të punojë në një Call Center, vetëm për të bindur drejtësinë se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk do të heq dorë nga marrja e fëmijëve. Nga ana tjetër, babai E. K., për të cilin gjykata në vendimin penal zbardhur për Magdalenën shprehet se ka të ardhura të mira ekonomike, duket se ka blerë dashurinë e fëmijëve dhe i ka ushqyer ata me urrejtje ndaj nënës.
Historia, nga martesa në SHBA te kthimi në Shqipëri
Magdalena njihet me E. K. në Michigan SHBA. Në vitin 2006 lind fëmija e parë, vajza. Dy vjet më vonë lind fëmija i dytë, djali. Në mars të vitit 2011 vajza nga Polonia dhe djali shqiptarë lidhen zyrtarishtë në martesë. Në gusht të po këtij viti E. K. kthehet në Shqipëri pasi dokumentacioni i tij nuk ishte i rregullt. Pak muaj më vonë, Magdalena me dy fëmijët e saj të mitur kthehen në vendin e saj të lindjes, pranë pindërve. Ajo merr vendimin për të ardhur në Shqipëri e jetuar pranë familjes së bashkëshortit të saj. Jetuan për një kohë në banesën e E. K. me nënën e tij. Ashtu sikundër del edhe në vendimin e gjykatës, në këtë kohë marrëdhëniet mes çiftit kanë qenë të mira. Në vitin 2012, ata shkojnë në Poloni për të festuar Krishtëlindjet te prindërit e Magdalenës. E.K. së bashku me fëmijët në 27 dhjetor 2012 kthehet në shqipëri bashkë me fëmijët, ndërsa Magdalena nuk mundi të kthehej, pasi i kishte përfunduar afati i pasaportës ndërkombëtare.
Pasi siguron pasaportën ndërkombëtare, Magdalena vendos të rikthehet në Shqipëri në prill të vitit 2013. Por këtu fillon edhe kalvari i vuajtjeve të saj. Ajo has në kontradiktat e bashkëshortit. Sheh se ai kishte humbur interesin ndaj saj derisa një ditë në konflikt e sipër, ai e ka debuar bashkëshorten e tij, nga banesa ku jetonin se bashku. Që nga ajo kohë ata jetojnë të ndarë dhe në një “luftë” gjyqësore. Nga ky moment, nisin gjithë peripecitë dhe kalvari i gjatë i mosmarreveshjeve civile dhe ndërpersonale, por dhe ato gjyqësore (procese civile) ndërmjet dy bashkëshortëve Kasa. Ndërkohë të dy fëmijët e mitur të tyre, qëndronin dhe jetonin me babain e tyre, në shtëpinë e tij, duke u mbajtur e për më teper duke qëndruar fizikisht larg nënës së tyre, qoftë në mungesë të kontakteve fizike, po kështu edhe në mungesë të komunikimeve me të.
Deklarata e Magdalenës gjatë procesit penal
Magdalena, ka shpjeguar ndër të tjera, faktin se është ndjerë e keq-trajtuar nga bashkëshorti duke përjetuar ndjenja vetmie, përbuzje, distance, nga ftohtësia e bashkëshortit. Gjë të cilën, sipas të pandehurës, shtetasi E. K. e ka përcjellë dhe pasqyruar dukshëm dhe sistematikisht edhe tek fëmijët e tyre të mitur, të cilëve në emër të garantimit të kushteve materiale për një jetë fizikisht të mirë e të sigurtë, u ka mohuar dhe distancuar haptaz praninë, dashurinë, ngrohtësinë, rolin e padiskutueshëm, e të pazëvendësueshëm të nënës së tyre. Në kushtet e një dhune presioni të ushtruar nga burri i saj dhe pamundësisë për të jetuar në të njëjtën banesë me të, Magdalena sipas vendimit penal të Gjykatës së Tiranës, ka kërkuar jo në pak raste urdhër mbrojtje. Kërkesa është pranuar. Pas kësaj faze, ajo kërkoi edhe kujdestarinë e përkohshme të fëmijëve, ç’ka nuk i është pranuar nga Gjykata, me argumentin se ajo nuk garantonte kushtet dhe mundësitë e nevojshme (sikurse ishte një shtëpi, punë apo të ardhura të mjaftueshme) për të siguruar dhe garantuar plotësisht mirëqënien e dy fëmijëve.
Vepra penale e sajuar kundër Magdalenës
E.K. nuk ndalej. Ai donte me çdo kusht të largonte përgjithmonë nënën nga fëmijët e saj. Për këtë qëllim ai ngriti akuzën penale duke e kallëzuar nënën se keqtrajtoi djalin e saj. Kjo ngjarje ndodhi kikërisht në 23 gusht 2014, ditën kur Magdalena e shoqëruar nga tre përmbarues priste të takonte fëmijët. Sipas grafikut të vendimit gjyqësor, e të zhvilluar pranë ish-parkut “Rinia”, ose pranë “Kompleksit Taivan”, në Tiranë, ditë e shtunë, paradite, në prani të përmbaruesit gjyqësor, në prani të palës kreditore që ishte Magdalena dhe palës debitore që ishte E. K., në prani të dy fëmijëve të mitur të tyre, edhe ky takim, si shumë të tjerë të tillë, të organizuar në të njëjtat kushte, rrethana, ka dështuar. Kjo pasi me gjithë përpjekjet e vetë të pandehurës për t’u afruar e për të qëndruar sado pak me fëmijët e saj, me gjithë përpjekjet ligjore të përmbaruesit gjyqësor, fëmijët refuzonin kategorikisht të takoheshin e të qëndronin me nënën e tyre, me të pandehurën. Ata nuk afroheshin. Nuk pranonin asgjë prej saj, edhe pse sipas vendimit të gjykatës, ajo u afrohej me të mira, me dashuri, me fjalë të ëmbla, duke ju ofruar ëmbëlsira, petulla, ushqime të ndryshme të cilat i kishte gatuar posaçërisht vetë për ta, apo i kishte blerë për ta. Gjithçka refuzohej si në “bllok”, nga fëmijët e saj, në prani edhe të përmbaruesit gjyqesor.
Pasi fëmijët refuzuan të takoheshin me nënën e tyre në prani të përmbaruesve, babai i mori dhe u largua. Magdalena e dëshpëruar nga ajo që ndodhi, mes lotëve vrapo të takonte djalin e saj. Ndërkohë djali i mësuar nga babai vraponte drejt tij. Në një moment ai pengohet dhe ngrihet sërish. Përpiqet të dalë në rrugë ku kishte edhe makina të tjera. Magdalena, rend pas tij dhe e kap për krahu e tërheq pas vetes me qëllim që të mos pësonte gjë. Kaq është dashur që babai i fëmijëve të paraqitej menjëherë në komisariatin numër 3, për të bërë kallëzim penal për “keqtrajtim fëmije”, kundër nënës së fëmijëve të tij. Gjithçka është parë nga përmbaruesit, të cilët i kanë rrëfyer gjykatës se në çdo moment ka qenë babai i fëmijëve që ka penguar takimin e nënës me ta. Sipas gjykatës bashkëshorti i të pandehurës, shtetasi E. K., ka bërë disa kallëzime penale ndaj bashkëshortes/ nënës së fëmijëve të tij, në mënyrë që të pengonte me çdo formë e mënyrë, të pandehurën që ajo të kishte një marrëdhënie normale dhe konsistente me dy fëmijët e saj.
Puna në “Call center”
Pas refuzimeve të vazhdueshme të kërkesave të saj në gjykatë për të marrë kujdestarinë e fëmijëve, Magdalena nis punë në një “Call center”. Ajo i drejtohet sërish gjykatës. Këtë herë del fituese. Shkalla e parë i jep kujdestarinë në datë 24 dhjetor 2014. Vendimi mbeti në fuqi edhe në apel në datë 29 janar 2015. Apeli i kaloi kujdestarinë e dy fëmijëve nënës. Por Vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë. Fëmijët që qëndronin me babain e tyre, refuzonin të takonin nënën. Babai i fëmijëve e dërgoi çështjen në Gjykatën e lartë. Kjo e fundit rrëzoi dy vendimet e para duke ia hequr kujdestarinë sërish nënës në 12 maj 2015.
Vendimi i gjykatës
Gjatë gjithë këtij gjykimi nuk u arrit të provohet fakti që e pandehura, bazuar në një motiv të qartë, bazuar në ekzistencën e një shkaku, i cili të ketë lidhje të drejtëpërdrejtë me pasojën e ardhur, me dashje dhe vetëdije të plotë, të ketë patur për qëllim, të ketë lejuar dhe dëshiruar e me veprimet e saj të ketë ushtruar dhunë fizike, duke dashur keqtrajtimin dhe dëmtimin fizik të fëmijës së saj të mitur. Veçanërisht elementi i anës subjektive, në këtë rast rezulton i paprovuar dhe i padokumentuar si i tillë. Po kështu mungon elementi i domosdoshëm i anës objektive! Nuk provohet në këtë gjykim, që e pandehura të ketë kryer veprime konkrete të cilat në vetvehte të kenë dëmtuar shëndetin dhe integritetin fizik të fëmijes së saj. Nuk provohet që e pandehura ta ketë shtyrë qëllimisht fëmijën e saj të mitur, me dashje të plotë, e me qëllimin determinant për t’i shkaktuar atij dëmtime fizike, në mënyrë që ta lëndonte atë si fizikisht apo qoftë edhe psikologjikisht. Në këto rrethana, gjykata vendosi pafajësi për magdalenën./Javanews
Nuk ia heq njeri nones femijet kot. Kushedi cka ber kjo polakja. Faktikisht te gjith e dine qe polaket Jan bishtperdredhura
Edhe shqiptarët janë rrencakë e mashtrues e shpifës si ti Arbër
Po ti polak pse ke msu shqip. ? Prandaj sben perpara ky vend se I lepim kembet te huajve dhe shajme vllezerit dhe motrat tona gjakun ton. Po ne qofsh polak ik shko maj pishtarin gruas sate . ne qofsh shqiptar qe e quan veten polak harram te qofte qumshi I nenes o Serb I ndyr o polak I qelbur.
Shume dakort arber. Asnjeri sja heq femijet nenes as babai I ktyre femijeve sma merr mendja ti bej gracke dhe ta akuzoj kot pa prova . Po mos te kishte pas Asnje indicie per dhune ne rradhe te pare do e kishte mbyll prokuroria zdo kishte ik fare ne gjyq. Po kto polaket acarohen edhe kur flen gjum .