• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Historia/ Personi me të meta i kërkon seks nënës së dy fëmijëve, si e terrorizonte në banesë

by A R
13/02/2017 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Një nënë e re në Tiranë ka kaluar një periudhë ankthi dhe frike pasi u bë viktimë e përndjekjes nga një person i cili ka shfaqur edhe probleme skizofrenie. Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit burg shtetasin A. Hadëri. Ai u deonncua të paktën 3 herë nga shtetasja A.K. nënë e një djali 12-vjeçar dhe një vajze 9-vjeçare.

Gruaja e re dhe i pandehuri i kishin pallatet pranë në rrugën “Mine Peza”. Aj punonte në një furrë buke teksa rruga që bënte për në punë bëri që ajo të binte në sy të shtetasit A. Hadëri. Ky i fundit, pasi i kishte kërkuar marrëdhënie intime nënës së re, i kishte krijuar asaj gjendje ankthi duke qenë se hasi në refuzimin e saj. Hadëri, në dy raste kishte goditur me gur, dritaren e dhomës së gjumit të gruas së re.

Në rastin e fundit ai kishte terrorizuar në banesë dy fëmijët e saj, teksa gruaja ndodhej në punë. Pas shqyrtimit të çështjes, gjykata vendosi dënimin e A. Hadërit me 1 vit burg, d uke ëprfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Dëshmia: Më përndiqte pasi e refuzova për seks  

Shtetësja A. K. ka bërë kallëzim penal ndaj të pandehurit Alban Hadëri. Në këtë kallëzim thuhet shprehimisht se: “Jam me banim në adresën e mësipërme ku jetoj në banesë me dy fëmijët e mi të moshës djali 12 vjeç dhe vajza 9 vjeçe, aktualisht unë jam e punësuar në rrugën Mine Peza në një dyqan furrë buke. Dje më datë 18.05.2016 rreth 14.00, kam dalë nga banesa ime dhe kam shkuar në punë. Rreth orës 20.00 të darkës dy fëmijët e mi me erdhën tek dyqani dhe më thanë se shtetasi A. Haderi ka thyer me gur xhamin e një kanate të dritares së dhomës së gjumit. A. është banor në lagjen ku jetoj unë dhe pallatet i kemí përballe njëri-tjetrit, kam frikë jo vetëm për veten por edhe për djalin tim. Në lidhje me këtë problem, ky shtetas është i sëmurë me kartele mjeksore, kam takuar babain e tij K. dhe i kam treguar në lidhje me rastin e djeshëm. Dua të them se nuk është problem për punën e xhamit që ka thyer, por unë ndihem e kërcënuar nga A., pasi ai është skizofren dhe mos bënë ndonjë gjë tjetër karshi meje dhe fëmijëve të mi. Gjë tjetër nuk kam për të shtuar në lidhje me këtë ngjarje dhe dua që të ndiqet në rrugë ligjore, pasi ne ndihemi, të kërcënuar nga ky shtetas.”, ndërsa kur është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetësja A. K. përveçse ka konfirmuar ato çfarë ka deklaruar në kallëzim ndër të tjera ka theksuar: “Mua A. në fund të muajit Mars në ka kanisur me fjalë të ndryshme dhe me ka shtyrë me duar dhe për këtë gjë unë kam bërë kallëzim penal. Para dy javësh unë kam bërë përsëri kallëzim penal për A. pasi ai më ka thyer me gur xhamin e dritares. Unë nuk di çfarë të them më shumë për ndihmë shumë e kërcënuar nga ky shtetas, se mos ndërmerr ndonjë veprim tjetër ndaj meje dhe fëmijëve të mi.”. Gjithashtu, kjo shtetase ka bërë kallëzim penal më datën 13.06.2016 duke deklaruar së në këtë datë e ka kërcënuar dhe i ka thyer xhamin e dritares së shtëpisë së saj. Këto fakte i ka konfirmuar dhe babai i të pandehurit shtetasi K. H. i cili ka deklaruar se është në dijeni të kallëzimit penal dhe është në dijeni se edhe dy herë të tjera djali i tij i ka thyer xhamat shtetases Anida Koçiaj. Këto fakte provohen me procsverbalet “Për kallëzimin e veprës penale” mbajtur më datë 19.05.2016 dhe 13.06.2016, si dhe me procesverbalet “Për marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për veprën penale” të shtetasve Anida Koçiaj dhe Krenar Hadëri mbajtur më datë 19.05.2016, 13.06.2016 dhe 26.05.2016.

  1. Gjithashtu, më datë 22.07.2016 shtetësja A. K. dhe ka bërë përsëri kallëzim penal ndaj të pandehurit A. Hadëri. Në këtë kallëzim thuhet shprehimisht se: “Unë jam me banim në adresën e lartshënur dhe nga sa kallzoj kam kërcënime jete dhe përndjekje në çdo dit te jetes time nga shtetasi A. Haderi prej 8 muaj e ne vashdim, pasi ky person me djek nga pas dhe kërkon me çdo kushte që unë të krijoj lidhje intime me këtë person. Unë jam mundur ta sqaroj dhe t’i bëj me dije me se unë jam grua e martuar kam 2 fëmije të mitur dhe të më lëri të qet por personi sërishtë nuk bindet dhe unë jam drejtuar disa herë në polici ku dhe kam depozitur kallzim penale ndaj këtij shtetasi por ai nuk mer versh dhe për faktin se ka probleme psikike me veten e tij. Sqaroij se unë kam marrë kontakt dhe me të jatin e A. por dhe ai më ka komunikur se ndodhet në një terror psikologjik dhe se unë duhej ta kallzoja këtë fakt dhe duhet t’i drejtohesha shtetit për kallzim. Sqaroj se ditën e sotme A. ka ardhur rreth orës 10:00 paradite dhe më ka kërkur që në të sqaroheshim bashkë ku sqaroj se unë punoj shitëse tek rruga Mine Peza tek një furr buke. Unë nuk e kam takur dhe i jam fshehur pasi ai më ka sulmur dhe shtëpin në një tull para disa kohësh dhe sa më sipër kërkoi të veproj ligji ku sqaroj se pasi priti disa ore deri nga ora 14 00 para dyqanit ku unë punoi A. u largua dhe me pas unë kam njoftuar babain e tij dhe policin ku kërkoi ndërhyrje dhe ndihm nga shteti. Gjë tjetër nuk kam për të thënë, momentalisht thëniet e mia janë të vërteta dhe deklaruar me vullnetin tim të lirë.”, ndërsa kur është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale më datë 22.07.2016 shtetësja A. K. përveçse ka konfirmuar ato çfarë ka deklaruar në kallëzim ndër të tjera ka theksuar: “Unë jam drejtuar mbi 5 herë në Polici dhe hera fundit ka qenë para 1 muaji dhe se në Prokurori para 2 mujave që jam thirrur por si dhe më lartë kallzuar në të tëra rastet unë s’po marr zgjidhje dhe jam nën një terrorr psikologjik nga ky person A. Hadëri dhe nga sa më sipër jam në terror jete dhe kërkoj ndërhyrje urgjente dhe ndihmë nga shteti. Gjë tjetër nuk kam për të thënë, këto janë thëniet e mia të vërteta dhe deklaruar me vullnetin tim të lirë.”. Këto fakte provohen me procsverbalin “Për kallëzimin e veprës penale” mbajtur më datë 22.07.2016 dhe me procesverbalin “Për marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për veprën penale” të shtetases A. K. mbajtur më datë 22.07.2016./Java/a.m.
Next Post
Vëllezërit Shyti: Nuk jemi ndjerë kurrë fajtorë. Akuzat e Berishës, djallëzore

Vëllezërit Shyti: Nuk jemi ndjerë kurrë fajtorë. Akuzat e Berishës, djallëzore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

March 25, 2026
“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

March 25, 2026
“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

March 25, 2026
Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

March 25, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Drafti i PS për referendumet, eksperti Kume: Një hap drejt demokracisë së drejtpërdrejtë

March 25, 2026
Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Rama vijon analizat me ministrat, të shtunën mbledhje e zgjeruar me Grupin dhe Kabinetin

March 25, 2026
Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për Shqipërinë: KE, gati t’ju mbështesë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027

Platforma e dialogut të hapur, Gonzato: Parlamenti ka rol kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë

March 25, 2026
U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

March 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Mars 2026

March 25, 2026
Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In