• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Historia përsëritet dhimbshëm, por tani me takimin Rama-Basha

by Ben Andoni
01/06/2016 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Gjëja që është përsëritur më turpshëm në 26 vitet shqiptare të demokracisë është takimi i sforcuar i liderave shqiptarë, që zakonisht bëhet të largohet vëmendja nga problemet reale të vendit. Vite më parë, mezi pritej që opozita të takonte pozitën e atëhershme, që vota e zgjedhjeve të fundit e ka rikthyer në pushtet. Asokohe, ndarjet prej vitit 1997 ishin kaq të frikshme, saqë kur ish-kryeministri i vendit Pandeli Majko i thoshte Berishës se jemi afër një katastrofe humane, duke parashikuar ardhjen e kosovarëve, tjetri e ndiqte krejt si i huaj. Njësoj me takimin butaforik Nano-Berisha, që ndodhi në një media kombëtare dhe po ashtu po ndodh edhe tani me dy krerët de jure të vendit.

Takimi Rama-Basha, i shumëpërfolur prej vitesh, në vend të ndodhte për zgjedhjet, parashikohet në një moment, kur të dy palët janë larguar skajshmërisht me njëra-tjetrën. Reforma në Drejtësi, që përbën prioritet për njërën palë, nuk është më e tillë për PD-në qoftë edhe zyrtarisht. Ligji i Dekriminalizimit që po nxjerr zbuluar njerëzit e të dy partive, në vend t’u ulë kokat krerëve prej zgjedhjeve të tyre, po i bën që paradoksalisht ta shfrytëzojnë pa turp për një status quo të pasens. Ku kushtet e dobëta ekonomike dhe ecuria e pritshme e premtuar është shumë larg asaj të parashikuarës, prej qeverisë socialiste.

Çfarëdoqoftë diskutimi i të hënës, të dy liderët kryesorë të vendit tashmë pothuaj nuk kanë më asgjë në dorë. Lulzim Basha është thjesht një kryetar në detyrë i PD-së, i pambështetur edhe nga vetë njerëzit e tij, kurse Edi Rama në vështirësi të pafundme morale prej emrave të inkriminuar, që janë dalë nga selia e tij dhe mbi të gjitha fshirja e një shprese të përmirësimit ekonomik, që e propozoi me të madhe në fillim të mandatit të vet.

Ndaj të dy partitë dhe përfaqësuesit e tyre luftën më të madhe e kanë jo në sitet partiake por e kanë zhvendosur në rrjetet sociale të mbushura me ditirambe për krerët dhe ofendimet e palës tjetër. Kështu që takimi i Bashës dhe Ramës do ketë vlerë thjesht historik për interesat e të dy krerëve.

Humbja e demokracisë së brendshme në të dy partitë respektive, që është parë me sistemin e zgjedhjeve brenda, shtuar me shfaqjet patetike të veprimeve dhe urdhrave, tejet të centralizuara, tregojnë se liderat politikë sillen më shumë si krerë klanesh sesa kryetarë alternativash politike.

“Nëse doni të ecë Shqipëria, zhdukini këta të dy”, apelonte në kohën e vet Princ Vidi, duke iu referuar Ismail Qemalit dhe Esat Pashës, një qëllim që nuk ia arriti dhe Shqipëria mbeti peng i tyre derisa u shndërrua në një vend ku nuk mbeti forcë ushtarake ballkanike dhe evropiane pa ardhur.

Larg në vite, por jo në ide, duket se historia u përsërit në kohën e Zogut me Nolin, u stacionua prej dhunës politike të Enverit për të na kthyer sërish në ndarjen e frikshme, që duket aq klanore, sot, ku dy klane luftojnë për hegjemoni me retorikë boshe, duke shfrytëzuar varfërinë skajore të njerëzve dhe të ardhmen e pashpresë, që po kthehet në makth për qindra e qindra familje shqiptare, të cilat nuk shohin më dritë në fund të tunelit. Ndaj, s’mund të pritet gjë, edhe tani me këtë takim të shumëpërfolur, përveç një fotografie të rastit dhe batutat e studiuara mirë të dy krerëve hazërxhevap dhe folklorikë të politikës shqiptare.

Next Post

Euro 2016, pjesë e sigurisë edhe policë nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA: Civilizimi evropian do zhduket për 20 vite! BE i përgjigjet Trump: Për rregullat tona vendosim ne!

SHBA: Civilizimi evropian do zhduket për 20 vite! BE i përgjigjet Trump: Për rregullat tona vendosim ne!

December 6, 2025
Nuk deklaruan 10 milionë euro të ardhura, Tatimet zbarkojnë në Kukës, Kavajë e Fier: Respektoni ligjin!

Nuk deklaruan 10 milionë euro të ardhura, Tatimet zbarkojnë në Kukës, Kavajë e Fier: Respektoni ligjin!

December 6, 2025
“Jemi nga Guardia Di Finanza”, Policia e Kufirit në Durrës ndalon një automjet me disa pajisje të dyshuara përgjuese

“Jemi nga Guardia Di Finanza”, Policia e Kufirit në Durrës ndalon një automjet me disa pajisje të dyshuara përgjuese

December 6, 2025

Presioni i SPAK ndaj GJKKO në gjyqin paraprak ndaj Veliaj krahasuar me gjyqin paraprak ndaj Berishës

December 6, 2025
Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

December 6, 2025
“Do japin llogari!”/ Berisha sulmon demokratët që iu bashkuan “pushtetit”: Janë skllevër dhe injorantë

“Do japin llogari!”/ Berisha sulmon demokratët që iu bashkuan “pushtetit”: Janë skllevër dhe injorantë

December 6, 2025
Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej’

Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej’

December 6, 2025
I premtoi dashuri, por e prostituoi/ E reja arrin të arratiset nga tutori në Selanik dhe zbulon rrjetin kriminal në polici

I premtoi dashuri, por e prostituoi/ E reja arrin të arratiset nga tutori në Selanik dhe zbulon rrjetin kriminal në polici

December 6, 2025
Paloka mesazh Salianjit: Kur të duartroket dhe brohoret armiku, shiko një herë rrotull se…

Paloka mesazh Salianjit: Kur të duartroket dhe brohoret armiku, shiko një herë rrotull se…

December 6, 2025
Kritikat e SHBA ndaj BE-së, Kallas: Evropa ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë

Kritikat e SHBA ndaj BE-së, Kallas: Evropa ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In