• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia për Sali Berishën u përsërit në PD, por Azem Hajdari reagoi ndryshe kur u përjashtua…!

by Java News
13/09/2021 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia për Sali Berishën u përsërit! Vetëm se këtë herë ishte ai vetë në vendin e Azem Hajdarit të cilin e përjashtoi vetë nga grupi parlamentar i PD-së njësoj siç bëri edhe Lulzim Basha.

Por ndryshe nga Berisha i cili anatemoi birin e tij politik gjithkund, madje duke e kërcënuar edhe për rrëzimin nga karrigia, ja si reagoi Azem Hajdari me 20 shtator të vitit 1997.

“Nuk kam asnjë problem me këtë grup, as me programin e tij, as me idetë e tij bazë, që të më ndajë. Prandaj do t’i kërkoja grupit, të paktën për respekt, që të mblidhej e të më kushtonte një minutë kohë dhe të diskutonte si sugjerimin tuaj, ashtu dhe sugjerimin e kryesisë lidhur me këtë problem.

Mendoj se kjo do të ishte më e mira. Në të kundërt, i uroj atij punë të mbarë dhe unë do të mundohem të kontribuoj, brenda bindjeve të mia dhe programit të PD, gjatë viteve të kësaj legjislature, duke e konsideruar veten gjithmonë anëtar të këtij grupi dhe duke mbrojtur, pa dyshim, interesat e sindikalizmit, të cilat janë oponencë e ndershme për mbrojtjen e interesave sociale dhe jo opozitë, duke ditur të tregoj veten si deputet dhe duke qenë i bindur se këto që kanë ndodhur, janë keqkuptuar nga një grup i caktuar, i cili ka kohë të shpjegojë veten ndoshta dhe brenda grupit, ka kohë të shpjegojë veten ndoshta edhe brenda partisë për idetë e veta dhe qëllimet e veta.

Ndërsa unë kam pasur kohë të shpjegoj veten për qëndrimet e mia dhe vendimet e mia. Gjithsesi në këtë Parlament unë do të kontribuoj për mbrojtjen e atyre votave që i kam marrë në emër të PD-së dhe vërtetë do i kërkoja Grupit Parlamentar të PD-së se ka një problem moral.

Në rast se unë nuk do të jem anëtar i Grupit Parlamentar të PD-së, grupi ta shqyrtojë mirë këtë problem, se unë kam ardhur këtu në emër të grupit të PD-së, nuk kam ardhur këtu që të bëj oponencë me grupin tim.

Dhe grupi të ma thotë copë: unë ose do jem anëtar i këtij grupi dhe të sqaroj pozicionin tim, ose do të vendosni për një qëndrim tjetër, sepse unë nuk kam ardhur këtu për të bërë rrëmujë as grupin, as PD-në, por kam ardhur për të mbrojtur programin e partisë sime, programin për të cilin kam marrë votat në atë zonë shumë të varfër”, deklaroi ne ate kohe Azem Hajdari.

Nga ana tjetër, Sali Berisha u shpreh këtë 10 shtator se Basha po bashkëpunon me armikun e demokratëve, Edi Ramën.

Azem Hajdari u përjashtua pasi iu bashkua grevave të ish të burgosurve  politikë të cilët kërkonin paratë që u takonin, gjë që Berisha nuk e priti aspak mirë. Së paku, këto ishin motivet publike, ndërsa çfarë mund të ketë ndodhur mes dyshes Berisha Hajdari pakkush e di.

Hajdari u vra me 12 shtator të vitit 1998 para selisë së partisë që themeloi ndërsa Berisha vit pas viti e ka përkujtuar këtë ditë duke harruar se vetë ai iu kthye kundër mikut të tij Azemit.

/m.j

Next Post
Belgjika rikthen kufizimet, MEPJ sqaron udhëtarët: Do të karantinoheni për 7 ditë!

Belgjika rikthen kufizimet, MEPJ sqaron udhëtarët: Do të karantinoheni për 7 ditë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In