• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Historia në Përmet: Fukarenjtë në burg, trafikantët në arrati (GALERI)

by A R
02/11/2017 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej 6 muajsh, tre banorë të varfër të fshatit Pagri në Përmet ndodhen në qeli. Një i katërt, është larguar.

Ata akuzohen për trafik lëndësh narkotike, pasi në depot e magazinës së fshatit u sekuestrua 12 tonë hashash, një sasi rekord e kapur ndonjëherë në Shqipëri.

“Fiks Fare” udhëtoi në këtë fshat për të parë se ku jetojnë këta “trafikantë”, pasi droga e sekuestruar në këtë fshat, nëse do të shitej me një çmim mesatar prej 500 euro, vlente plot 6 milionë euro.

Fshati është rreth 20 kilometra larg Përmetit, ku jetojnë vetëm 12 familje. Tre kryefamiljarë janë në burg: Rustem Muçelli, 51 vjeç, Eqerem Ali, 60 vjeç dhe kryeplaku Koço Zaimaj, 58 vjeç. Është shpallur në kërkim Ismail Saliu, 61 vjeç.

Nëse do të bazoheshim në provat e deritanishme të organeve të drejtësisë, çdo familje në këtë fshat ka pasur 1 tonë drogë. Aktualisht, depot në fshat janë të mbushura me kashtë, që përdornin fshatarët, ndërkohë jashtë te dera ka shirita.

Familjet e banorëve të fshatit, të arestuar prej 6 muajsh

Djali i Eqerem Aliut, një nga të arrestuarve, thotë se babai i tij kishte futur kashtë para dy vitësh te magazina, pasi i gjithë fshati e ka pasur në përdorim. Ndërkohë, gruaja e kryeplakut, thotë se janë shumë të varfër. “Do të futesh në shtëpinë time, të zë tani dhe pastaj. Burri im bën 6 muaj në burg, asnjë gjë nuk i kanë thënë. Ai merrte 15 mijë lekë të vjetra. Kam dy djem, të pamartuar. Nuk vjen nusja këtu te ne, këtu është për të ikur natën” thotë ajo.

Shtëpia është e vjetër, në oborr ka hapur misrin, për ta tharë. Në verandë ka edhe disa fuçi. Zonja tregon ilaçet, pasi vuan nga luhatja e tensionit. “Kur kam ardhur nuse, ka qenë e ngritur shtëpia, ka 40 vjet kjo shtëpi” thotë ajo, ndërsa tregon për bashkëshortin. “Unë e kisha me dele, e lajmërova erdhi, e thirrën dhe smë erdhi më në shtëpi” shton ajo, ndërsa pyetjes nëse janë marrë apo jo me hashash, tregon se nuk i di as emrin. “Ta merr mëndja bëhet hashashi këtu pa ujë. Unë nuk e di ku u gjënd, le ta gjejë shteti” thotë ajo, ndërsa ka një kërkesë për drejtësinë; pse ma kanë marrë burrin padrejtësisht!

Gazetarët e Fiks Fare shkuan edhe në banesën e Ismail Saliut, i shpallur në kërkim. “Unë nuk njoh njeri, kush e kishte, kush e solli, unë di vetëm kaq, unë punoj me të ardhurat e familjes sime. Unë kam një lopë, një kalë dhe pula shtëpie. Burri im kishte 1 vit pa punë, unë kam 8 milionë lekë kredi. Po të kisha drogë, sdo të isha në këtë gjendje që jam sot” thotë ajo. Ajo kërkon që drejtësia të vihet në vend.

Banorët e tjerë

Një traktorist, thotë se fshati Pagri ka vetëm 5-6 hektarë që punohen. “Këta mbjellin grurë, misër dhe pa punë janë të gjithë. Këta edhe lekët i kanë me të pritur. Njëherë në dy vjet i japin. Më i pasuri që mund të jetë, ka ikur në kurbet. Këtu janë të tërë për të lipur për bukë” thotë ai.

Ndërkohë, një tjetër shton se ai është pensionist, dhe i gjithë fshati ka ndonjë lopë dhe mbjellë grurë dhe misër. “Këtu nuk është mbjellë asnjë rrënjë drogë, le të thotë njeri që është mbjellë këtu, mua të më varin te shtylla. Të arrestuarit nga ky fshat ishin, po u morën kotë, se dinim nga erdhi dhe iku droga” thotë ai.

Dosja “Pagria”

Pas situatës së banorëve, por edhe rrëfimeve të tyre, gazetarët e Fiks Fare u interesuan pranë organeve të drejtësisë. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se çështja u hetua fillimisht nga Krimet e Rënda. Fiksi siguroi edhe dosjen, ku thuhet se: “Disa orë para kontrollit, të dyshuarit kanë qenë brenda ambientit të depos dhe janë njoftuar nga persona ose funksionarë publikë që kanë pasur dijeni se do të kryhej kontroll dhe janë larguar menjëherë.

Për praninë e lëndës narkotike në depo, dyshohet se kanë pasur dijeni të plotë shtetasit Eqerem Aliu, Koco Zaimaj, Rustem Muçellari. Rezulton se të përfshirë në këtë veprimtari prej me shumë se tre muajsh janë të paktën mbi 15 të dyshuar ose persona”. Gjithashtu, në dosje thuhet se kjo veprimtari nuk ka qenë rastësore për me një organizim të mirëfilltë nga një grup i strukturuar kriminal që përbëhet nga të paktën prej 15 persona.

Dosja u hetua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për 6 muaj. Në fund, kjo prokurori nuk provoi se banorët e fshatit Pagri të kenë kryer trafik drogë në kuadër të strukturuar kriminal.

Çështja u transferua në Prokurorinë e Përmetit, ku ngritën edhe akuzat e pridhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike si dhe të moskallëzim i krimit.

Drejtues të Prokurorisë së Përmetit pohojnë se brenda një kohe të shkurtër, kjo çështje do të marrë zgjidhje. Megjithatë, pas hetimeve 6 mujore, në burg janë vetëm banorët e varfër të

Pagrisë, ndërkohë bosët e këtij grupi, nuk janë identifikuar ende dhe arrestimi duket shumë larg. /b.d

Next Post

Nishani flet për informacione nga SHISH: Habilajt, traifkantë të dorës së dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In