• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Historia ndryshe e kufijve të Shqipërisë së vogël

by Ben Andoni
24/10/2015 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia ndryshe e kufijve të Shqipërisë së vogël

Retrospektivë historike sesi u ndanë dikur kufijtë dhe sesi kanë luftuar…politikanë të aftë, “aventurierë”, ushtarakë dhe shumë njerëz tashmë të panjohur, për atë që sot e gëzojmë dhe i jemi krenarë:  hapësirës tonë jetike

Nga Ben Andoni

Korriku i vitit të largët 1913 dhe hapësira që u shënjua për Shqipërinë atje mund ta na duket sot si e largët, por ajo është sot e kësaj dite, ajo që gëzojmë dhe për të cilën kanë kontribuar breza të tërë. E, bash në tekstet tona, thjesht theksi patetik që i vihet kësaj ngjarje të madhe, që gjithsesi na la të pavarur në këtë botë (flitet për ndarjen e kufijve), i ka bërë njerëzit që të jenë indiferentë. Shumë indiferentë.

Në fakt, nuk ka qenë kështu. Eduard Grey, ministri i jashtëm britanik, në një audiencë që i kishte dhënë diplomatit të shquar Mehmet Konica (flasim për dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit të shkuar), nuk begenisi që ta priste atë as lehtësisht konform protokollit më të thjeshtë…Kur, Konica i mençur (vëllai i Konicës së ‘thartë’), kësaj indiference…do t’i shtonte po me të njëjtën indiference- se në vendin e tij ishte një minierë ari, atëhere puna do të ndryshonte.

Me shumë politesë, diplomati britanik, një nga figurat më të shquara të kohës dhe një nga protagonistët e vendosjes së kufirit të Shqipërisë, do e pyeste dhe do e pyeste pa fund…shqiptarin e mençur, duke i kërkuar vazhdimisht detaje. Ishte vonë, shqiptari kishte arritur që t’i prezantonte çështjen shqiptare. Në fund, do të mjaftohej, me një politesë të mësuar mirë në administratën osmane, ku kishte shërbyer prej kohësh… se në Shqipëri nuk ekzistonte një minierë e tillë…

Si rrodhën ngjarjet

Ashtu si ndodhën ngjarjet, duhet të kujtojmë se Konferenca e Londrës e vitit 1913 ishte ajo që vendosi njëherë e mirë për kufijtë e Shqipërisë. Më mirë, projektoi ndryshimin më të madh historik të shqiptarëve. Deri më atëhere, kalojmë një vit më parë, Turqia pothuaj kishte dhënë shpirt. Të vetmet kontakte të saj ishin disa pjesë në territorin grek, që i lejonin asaj kontaktet me Shqipërinë.

Ishte tepër vonë për të sëmurin e Bosforit, që të ngrihej nga shtrati i lëngimit. E nëse ekzistenca e mëtejshme e Turqisë ishte vetëm çështje kohe, duhet thënë se koha kishte kahe tjetër për Greqinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Bullgarinë, që në agoninë e Turqisë ishin shtojcat besnike të interesave të Fuqive të Mëdha. Po sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, po reflektohej në të gjithë qiellin evropian Lufta e Parë Botërore.

I vetmi fat i Shqipërisë ishte që Austro-Hungaria nuk mund të lejonte zgjerimin e mëtejshëm të sllavëve në Ballkan. Për historianët nuk ka shumë dyshime. Ky ishte momenti që ishte bekuar nga Zoti për Shqiptarët. Diplomati i vjetër i Perandorisë, Ismail Qemali, në ardhjen e tij në Shqipëri u ndihmua direkt nga rumunët ( i dhanë anijen që do e sillte në Shqipëri) dhe austriakët (Konti Bertold, ishte më i fundit njeri që takoi Ismail Qemali, nga ku mori garancitë). Në teatrin shqiptar, ndërkohë shfaqja kishte filluar.

Trupat ballkanike kishin pushtuar pothuaj të gjithë Shqipërinë, e cila merrte frymë vetëm në një sipërfaqje të ngushtë në mes të Vlorës-Lushnjes-Beratit. Koha do të tregonte që kjo ngutje nuk kishte qenë aspak e kotë. Me realitetet e reja, Fuqitë Ballkanike shkuan me një imazh tjetër në sqetull në Konferencën e Londrës së 1912. I ngrati delegacioni shqiptar, falë këmbënguljes së Dukës së Orleanit, mundi të çajë rrethimin grek në det dhe të ishte i fundit në Konferencën, që ndërkohë kishte filluar punimet.

Nga një varkë, që i merr në mol, celuloidi i kohës ka fiksuar fytyrat pa shumë shpresë të delegatëve shqiptarë. Kur mbërritën në Londër do të shikonin se para Greit, ishin disa projekte, por kuptoheshin se Projekti Rus dhe Austro-hungarez ishin më të rëndësishmit. Vazhdim i këtyre projekteve ishin dhe një çerek dyzine projektesh të tjera si ai grek, sllav dhe shqiptar..që po të bashkoheshin të pestë bashkë- nuk do të gjeje kurrkund- gati asgjë të përbashkët. Rusët e gjykonin Shqipërinë nga Mati në Vjosë, duke i lënë serbëve daljen në Shëngjin dhe në Durrës…

Pjesa më e madhe e tokave shqiptare mbeteshin natyrshëm jashtë. Gjithsesi, sikleti nuk mbaronte këtu, ngaqë Shqipëria do të ishte një provincë autonome nën kujdesin e Turqisë.

Por Austro-hungarezët…ishin ndryshe. Ata njihnin vetëm kufijtë e 1878, por për fatin e shqiptarëve, llogarisnin brënda vendit, pjesën më të madhe të Kosovës, Ohrin, rrethinat e Shkupit, Manastirin, Janinën, Çamërinë dhe deri në Prevezë. Vjena synonte që të mbijetonte parimi i vendosjes së kufijve në tokat e kombësive të ndryshme. Në krahun e saj, Gjermania dhe Italia e mbështetën këtë projekt.

Serbët synonin të futeshin deri në Durrës, kurse kishin pretendime kudo në Shqipëri, me argumentin që banorët vendas i quanin turq të shqiptarizuar dhe për faktin se në të gjithë vendin… kishte kisha serbe…Mali i Zi kërkonte Shkodrën, sepse e quante jetike për ekzistencën e saj fizike. Sipas sllavëve, Shqipëria e tyre tashmë ishte nga Tirana në Vlorë. Grekët, në ekstremin tjetër, nuk kishin të ngopur dhe ishin absurdë, sepse përfshinin në projektet e tyre dhe argumenta ekonomikë.

Ata kërkonin që të ishte Thesalija, Janina, Çamëria brënda territorit të tyre dhe këtyre t’u bashkëngjitej dhe Himara e Gjirokastra, pasi këto zona mund të jetonin lirisht vetëm me lidhjet me Greqinë. Kjo e fundit, përmes këtyre zonave, kërkonte, ashtu si edhe me Korçën, që të krijonin zona tampon, për t’i pasur në çdo moment nëse do të sulmoheshin ndonjëherë nga shqiptarët.

Projekti shqiptar u hartua me shumë ngut, por dhe me shumë maturi dhe synonte që të hidhte poshtë argumentat e fqinjëve. Shqiptarët këmbëngulnin tek kufijtë me bazë kombësinë dhe pasjen parasysh të faktorëve gjeografikë dhe ekonomikë. Nga ana tjetër, me plot të drejtë, delegacioni shqiptar u mbrojt energjikisht dhe argumenti kryesor, i përdorur ishte se po të zbatohej varianti rus:

Shqipëria mbeste pa burime ekonomike. Kjo e bëri, Konferencën që të arsyetonte se Shkodra, Durrësi, Tirana, një pjesë e Dibrës dhe Mirëdita t’i merrej serbëve dhe malazezëve. Lufta e fqinjëve, nga ana tjetër, nuk kishte qenë e kotë, sepse jashtë Shqipërisë mbeti Kosova, Ohri, Struga, Manastiri. Në jug, shqiptarët u hoqën nga kthetrat grekëve: Korçën, Gjirokastrën, Delvinën, Himarën, Llogoranë dhe Përmetin dhe kufiri shkonte deri në qytetet shqiptare të Janinës, dhe deri në Çamëri.

Nga kjo konferencë dolën dhe dy komisionet, që do të merreshin me kufijtë e shqiptarëve, respektivisht në veri dhe jug, ndërsa një mbret duhet të drejtonte Shqipërinë. Episodi më atraktiv për konferencën ishte veshja e Is Boletinit dhe audienca e tij e famshme me Eduart Grey, që pasi e qësëndisi se e kishin çarmatosur rojet e tij…i premtoi se do e fuste Mitrovicën e tij në Shqipëri. “Kam ardh për t’tan Shqipnin dhe jo për qytetin tim”, iu përgjigj burri, duke nxjerrë befasisht alltinë e dytë.

Qindra kilometra më tutje, shqiptarët kishin filluar absurdin. Mirditorët pretendonin se ishin më mirë me serbët. Kurse në jug, kishte vende që thoshin se ishin grekë. Por..nuk kishte kohë…topografët nuk mund të vendosnin më për kufijtë sepse erdhi Viti i mbrapshtë i luftës së madhe të popujve.

Epilog

Shumë vite më pas…më 1923 mbërriti komisioni që do të caktonte realisht kufijtë e Shqipërisë së Jugut. Ai kryesohej nga Gjenerali Telini dhe një major Britanik. Bajram Fevziu shoqëronte delegacionin, atbotë me pozicionin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe deputet i Kolonjës. Gjeneral Telini do të vdiste në detyrë..në ekstremin jugor të Shqipërisë…Më pas fabula dihet.

Shqyrtimi i kufijve të mëtejshëm të Shqipërisë së Jugut mbeti pezull, derisa u caktua në bisedimet direkte Shqiptaro-Greke më 1927. Do të ishte Mehmet Konica që do e përcillte trupin e Telinit më 1923. Askush nuk e mësoi ndonjëherë muhabetin që bëri ai kokë më kokë me Sër Eduart Grey…për Shqipërinë dhe minierën e saj hipotetike të arit.

Next Post

I ngacmoi të dashurën, rivali e merr peng nga Facebook-u, por dënohet nga gjykata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

April 1, 2026
Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

April 1, 2026
Bazë hetimore/ Përfituesit e amnistisë në burgje, policia kërkon ADN e atyre që do të lënë qelinë

Lirohet nga detyra Klevis Qose, Adriatik Kupi emërohet drejtor i Burgjeve

April 1, 2026
IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

April 1, 2026
Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

April 1, 2026
Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

April 1, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

April 1, 2026
Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

April 1, 2026
“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In