• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Historia e viagrës dhe shkaqet e impotencës

by Java News
04/09/2015 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia e viagrës dhe shkaqet e impotencës

Kanë kaluar mbi 20 vjet nga dita kur gjigandët e prodhimit të barnave Pfizer, pas studimeve dhe eksperimenteve të shumta nxorën në tregun farmaceutik një lloj ilaçi që ndihmonte meshkujt që kishin probleme me ereksionin. Me kalimin e viteve dhe realizimin e studimeve të mëtejshme u vërtetua se viagra jo vetëm që ndihmonte meshkujt të cilët kishin probleme serioze me ereksionin, por ndihmonte edhe në luftimin e shumë sëmundjeve të tjera. Ndër to mund të përmendim problemet me zemrën, ku përdorimi i viagrës ul presionin e gjakut dhe ndihmon në mirëfunksionimin e zemrës. Po ashtu ul edhe nivelin e sheqerit në gjak duke ndihmuar ata që kanë probleme me diabetin. Po ashtu përdorimi i viagrës jep rezultate pozitive edhe për memorien dhe luftimin e sklerozës. Efektet e viagrës janë konstatuar edhe në përparësitë që u ka dhënë grave shtatzëna të cilat janë në pamundësi për të pasur një peshë normale të fëmijëve të tyre. Por jo vetëm në fushën shëndetsore dhe fizike viagra ka dhënë efektet e saj, por ato mund t’i shohim edhe në sferën shoqërore. Jo pak martesa kanë shpëtuar nga divorci vetëm në sajë të rezultateve që janë arritur me përdorimin e viagrës nga meshkujt me probleme.

Problemet te një mashkull

Shumë kujt mund t’i ketë ndodhur që në shtrat të ketë një mashkull, që nuk e merr i pari iniciativën për të bërë seks. Dhe në rastet kur ajo e merr e para iniciativën, ai ofendohet, pasi me këtë veprim nuk mund të ndihet më mashkull. Për psikologët ky është një problem vërtet kompleks, i cili në të vërtetë duhet parë me shumë kujdes, pasi mund të bëhet fjalë për një sëmundje, impotenca. Mund të ndodhë edhe që ai të ketë probleme që lidhen me ereksionin, shpjegojnë seksologët. Për shumë meshkuj, problemi i ereksionit është vërtet i dukshëm, gjë e cila i bën ata të ndihen vërtet në hall. Në këtë mënyrë ata përpiqen të devijojnë një marrëdhënie, duke mos shprehur dëshirën për asgjë

Shkaqet e impotencës

Shkaqet e impotencës te meshkujt grupohen në psikologjike dhe organike. Shkaktarët psikologjikë kur shfaqen te moshat e reja kemi të bëjmë me ato momente kur mashkulli është i paaftë për të pasur ereksion dhe për të realizuar penetrimin. Kur mosrealizimi i aktit seksual përsëritet, fillon të shfaqet frika dhe kjo gjendje mund të shkojë me vite. Ndërsa shkaqet organike janë ato kur janë prishur hallkat e një mekanizmi fiziologjik përgjegjës për aktin seksual. Kjo gjendje haset më shpesh te mosha të mëdha të shoqëruara me sëmundje si diabeti, hipertensioni, yndyrnat e larta, si dhe sëmundje të tjera, duke përfshirë edhe veprimin frenues të disa grupeve të medikamenteve.

Viagra, shpëtimtari i jetës seksuale

Jeta seksuale shfaq problemet e saj me moshën. Impotenca fillon të shfaqet me kalimin e viteve dhe ky është një fakt i pakëndshëm për të gjithë njerëzit. Seksualiteti është pjesë e rëndësishme jo vetëm e jetës, por edhe e vetë personalitetit njerëzor. Njerëzit që e kanë humbur këtë aftësi ndihen të pavlershëm. Kjo i bën të vuajnë më tepër se gjithçka. Kjo patologji, ky dëmtim, mund të kurohet, sikurse shumë sëmundje të tjera. Grupi i atyre që nuk pranojnë të përdorin stimulues për të mbajtur gjallë jetën seksuale është i madh, ndonëse nuk ka shifra. Duke parë efektet e viagrës dhe rezultatet e saj, ajo vazhdon të ketë përdorues në të gjithë botën. Të kesh probleme në jetën seksuale nuk do të thotë se je fajtor, prandaj përdorimi i stimuluesve, viagrës, është ndihmës më i mirë, duke mos përjashtuar vizitën të andrologu, apo edhe te psikologo në rastet kur impotenca apo problemet e tjera lidhur më ereksionin janë psikologjike. Vetëm në sajë të efekteve të saj, viagra shënoi dje 15 vjet përdorim.

Next Post

E RRALLË/ Dashuria nuk njeh moshë, martohen në shtëpinë e të moshuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 3 Shtator 2026

September 2, 2026
Ndahet nga jeta historiani i njohur Muharrem Dezhgiu

Ndahet nga jeta historiani i njohur Muharrem Dezhgiu

September 2, 2026
“Mjekësi me inteligjencë artificiale”, ministrja Sala premton rimbursimin e barnave onkologjike: Mjekët e rinj do t’i mbajmë në Shqipëri

Sala konfirmon dorëheqjen: Kam pranuar disa angazhime ndërkombëtare…

September 2, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

KLGJ e KLP rritën rrogat e magjistratëve, Qeveria bllokon pagesat në Thesar

September 2, 2026
Fjala e plotë e Veliajt para Gjykatës Administrative: Po më pengohet ushtrimi efektiv i të drejtave që më garanton Kushtetuta dhe mandati i qytetarëve

Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Erion Veliajt! Avokati Ndreca paralajmëron rekurs në Gjykatën e Lartë

September 2, 2026
Policia e Tiranës bëhet me drejtor të ri, Oliger Torba emërohet në krye të bluve të kryeqytetit!

Policia e Tiranës bëhet me drejtor të ri, Oliger Torba emërohet në krye të bluve të kryeqytetit!

September 2, 2026
Ambasadorja e re e BE në Tiranë merr detyrën, Sofia Moreira de Sousa i dorëzon letrat kredenciale presidentit Begaj, diskutohet edhe për integrimin

Ambasadorja e re e BE në Tiranë merr detyrën, Sofia Moreira de Sousa i dorëzon letrat kredenciale presidentit Begaj, diskutohet edhe për integrimin

September 2, 2026
Helmohen 120 persona në Fushë Arrëz nga ndotja e ujit të pijshëm! Situata kritike prej katër ditësh, banorët e denoncuan

Helmohen 120 persona në Fushë Arrëz nga ndotja e ujit të pijshëm! Situata kritike prej katër ditësh, banorët e denoncuan

September 2, 2026
I kërkuar nga SPAK/ Gjykata në Greqi vendos të ekstradojë biznesmenin Ilir Shtufi

Dosja “Aruba”/ Kërkoi zëvendësimin e masës ‘arrest në burg’, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Shtufit, biznesmeni mik i djalit të Sali Berishës

September 2, 2026
Tjetër vendim nga qelia, Erion Veliaj shkarkon nga detyra edhe nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

Tjetër vendim nga qelia, Erion Veliaj shkarkon nga detyra edhe nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com