• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e veçantë e shoferes së parë shqiptare, 40 vite në timon

by A R
24/10/2017 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

40 vjet më parë është nisur nga Himara drejt Durrësit pikërisht në Shkozet ku edhe ka marrë patentën bashkë me 90 femrat e para shofere në Shqipëri. Sot është 65 vjeç dhe nuk e ka fare problem që të marrë timonin sa herë që e do nevoja.

Fijene Arapi është ndër të rrallat femra që edhe pse i ka rënë kryq e tërthor Shqipërisë nuk ka bërë asnjë gërrvishtje. E martuar në Cërrik ajo ka fillur me “zis” punën e saj të parë si shofere për të vazhduar më pas me makinën e njohur si”zuk”. Megjithëse në një zonë jo shumë dashamirëse ndaj femrave shofere, Gjena, ashtu siç e  njohin të gjithë, thotë se pavarësisht paragjykimeve ka pasur respektin e burrave madje dhe ndihmën e tyre.

Duke punuar në një zonë si Cërriku ajo përballej me fjalët e fqinjëve dhe grave të qytetit por asnjëherë nuk u ndje keq pasi siç thotë edhe vetë, punën e mori me shumë qejf dhe iu përkushtua. Demokracia e gjeti shofere të pa punë por nuk u dorëzua por nisi tregëtinë me bashkëshortin dhe më pas djemtë e saj, punë me të cilën merret edhe sot. Përgatitet të rinovojë patentën, ka ndërruar vetë gomat dhe riparuar defekte të vogla dhe thotë se kënaqet kur sheh femra në timon pasi sipas saj janë më shumë të kujdesshme se meshkujt vetëm i duhet të bëjnë sa më shumë praktikë. Për historinë e saj si shofere e parë e Cërrikut që vazhdon edhe sot në timon, Gjena flet per konica.al

Gjena, si vendosët të bëheni shofere dhe si e lidhët jetën me Cërrikun?

Unë jam nga një fshat i Himarës. Babain e kam pasur minator dhe ka shëtitur të gjithë Shqipërinë në atë kohë. Ka qenë liberal. Ne kishim një instruktor nga fshati dhe ai një herë na tha se kush dëshironte të vazhdonte kursin për shofere. Babai im ishte i pari që pranoi që unë të shkoja në këtë kurs. Unë kam qenë në grupin e parë të 90 femrave shofere në 75-n. Ka pasur nga e gjithë Shqipëria por më shumë ishin nga jugu e shumë pak nga veriu. Pasi mbaruam kursin u ktheva në fshat. Burri ishte instruktor trenash në Shkozet ku edhe u njohëm. U fejova dhe u martova këtu në Cërrik.

E patët të vështirë të filloni punë si shofere në atë kohë?

Ishte e vështirë pasi puna e shoferit ishte për  burra. Bashkëshorti im kërkoi për mua dhe më në fund më dhanë punë. Hoqën një shofer  dhe në fakt mua më erdhi keq për këtë por për të futur një grua duhet të hiqnin një burrë. Kam punuar  fillimisht me Ziz. Të gjithë i kanë parasysh zisat e dikurshëm pasi ne me atë kishim mësuar makinën. Më pas mora ZUKU-N e komunales ku përcillja të vdekurit dhe shpërndaja drutë në zonën e Cërrikut. Me këtë punë kam vazhduar deri në vitet 90′.

A u përballët me paragjykimet e një zone si Cërriku, jo e zhvilluar mjaftueshëm për të pranuar një femër shofere?

Mesa mbaj mend nuk ka pasur shofere. Di që diku në Llixhë ishte edhe një grua tjetër më pas por në kohën time nuk kishte femra në timon. Fjalë kishte sa të duash e sidomos nga komshinjtë dhe gratë e Cërrikut. Nuk mi thonin mua në sy po mbushnin plot Cërrikut.Ndërkohë me meshkujt ka ndodhur e kundërta pasi më kanë respektuar pavarësisht ca grave. Madje edhe më kanë ndihmuar.

A u penduat për zgjedhjen e këtij zanati për kohën?

Atë kisha mbaruar dhe atë punë kisha zgjedhur të bëja. Nuk ishte ndonjë rrogë e madhe por ishte puna që e bëja me shumë përkushtim. Vazhdova në ndërmarrje deri në 90-n por më pas çdo gje duhet ta filloja nga e para si shumë shqiptarë. Me ardhjen e demokracisë duhet të merresha me një punë dhe bashkë me burrin nisëm tregëtinë. Nga ajo kohë merremi me tregëti dhe unë vazhdoj ti jap timonit edhe pse djemtë më janë rritur por sa herë që kanë nevojë për mua unë jam gati të ndihmoj. Kemi 26 vjet që merremi me tregëti duke lëvizur në shumë rrugë të Shqipërisë. Unë madje ndërrimin e gomave dhe difekte të vogla i kam riparuar vetë.

Si i shikon femrat në timon sot?

Në fakt është parë si çudi për shumë vite pasi në Cërrik nuk ka pasur shofere. Tani nuk është më problem. Më pëlqejnë gratë në timon dhe i kam nxitur si vajzat ashtu edhe nusen të marrin patentën. Dikur talleshin madje na quanin dhe femra rrugësh vetëm se ishim shofere ndërsa tani nuk është problem. Femrat për mua janë më të kujdesshme se sa meshkujt. Kam 40 vjet që lëviz dhe nuk kam bërë asnjë përplasje. Edhe në Sarandë kam vajtur, edhe në Lunik të Librazhdit e nuk më ka ndodhur asgjë. Sigurisht që kursi që bëhej atëherë nuk krahasohet me këtë tani. Atëherë ishte kursi shumë i rëndë. Bënim 8 orë praktikë pa pushim çdo ditë në 9 muaj kurs jo vetëm për drejtim makine por edhe për xhenerik. Patentën e mora me të parën./Konica.al

Next Post
Përgjimi nga ish-drejtori, MB masë drastike

Përgjimi nga ish-drejtori, MB masë drastike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok -

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok –

August 16, 2026
Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala -

Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala –

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com