• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Historia e vajzës që dëboi të atin dhe 45 vitet e “Frontit Nacional”

by Java News
06/05/2017 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa dekada më parë, shumica e francezëve e kundërshtonin fuqishëm partinë e së djathtës ekstreme “Fronti Nacional”. Por me përhapjen e valës së populizmit përreth Europës, kandidatja presidenciale Marine Le Pen ka më shumë mundësi për të fituar “Elizenë” sesa babai i saj, themeluesi Jean-Marie Le Pen.

Ky i fundit ngriti zërin kundër papunësisë, korrupsionit dhe një vale emigrantësh afrikano-veriore, duke siguruar mbështetje mes policëve, ushtarëve, katolikëve të moshuar e të papunëve. Por oratori karizmatik u etiketua si racist provokues nga kritikët e tij dhe është dënuar për një sërë akuzash, përfshirë zhvlerësimin e holokaustit, nxitjen e urrejtjes racore dhe goditjen e një politikaneje.

 

Këto elemente kontribuan në popullaritetin e ulët të partisë. E megjithatë, për profesorin e Universitetit të Shkencave Politike, Alain Garrigou, “Fronti Nacional” është sot shumë larg rrënjëve të tij, që prej themelimit në 1972-shin.

“Vajza e tij duket sikur në njëfarë mënyre e ka normalizuar Frontin Nacional, në atë që është konsideruar si proces çdemonizimi. Pavarësisht se elementët që shënjojnë të djathtën ekstreme janë të pranishme, metodat politike kanë evoluar”, tha Alain Garrigou, analist.

Vajza e Le Pen, Marine mori udhëheqjen e partisë në vitin 2011. Ajo e përjashtoi të atin nga partia në vitin 2015, pasi ai përsëriti komentet polemizuese për holokaustin, duke thënë se dhomat e gazit që u përdorën për të vrarë hebrenjtë ishin një detaj i historisë.

Gjatë viteve, Le Pen u përpoq të braktiste retorikën luftarake të babait të saj, duke ia hequr partisë imazhin antisemitik që e kishte shoqëruar përgjatë 40 viteve. Ajo e pozicionoi partinë si një forcë antiemigrante dhe euroskeptike, që ofron politika proteksioniste për të mbrojtur punonjësit francezë nga globalizimi.

Sipas autorit të librit “Politikat e djathta të Europës”, Jean-Yves Camus, dhe pse shumë vazhdojnë të jenë kundër “Frontit Nacional” që prej detoksifikimit të imazhit të partisë, Marine është shndërruar në një kërcënim të madh për partitë kryesore të majta e të djathta, që kanë dominuar politikën franceze, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Konsensus për ‘Vetting’ jashtë parimeve të Euralius? Xhafaj: Do të ishte pazar

Xhafaj, ministri që bëri të heshtin zhurmat e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com