• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Historia e trishtë, nëna apelon tek autoritetet: Më lironi djalin, është i pafajshëm, e keni futur gabimisht në burg

by Java News
18/01/2017 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nënë i bën apel autoriteteve të drejtësisë që t’i lirojnë nga burgu djalin pasi sipas saj ai është i pafajshëm. Lumturi Shima, është bërë sot personazh i emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’. Ajo shprehet e pikëlluar se djali i saj, Renato Dido, 28 vjeç është dënuar me 6 vite burg, për veprën penale ‘grabitje me dhunë’ në bashkëpunim, në një kohë që ai nuk ka bërë asnjë krim.

“Djali ka pasur një konflikt për shkak të një borxhi me një djalë që e ka njohur, nga Vlora. Djali i dha motorin, dhe ai çuni, Liridon Nika nuk ia ktheu më. Pasi shkoi djali ta merrte motorin në Vlorë, atij i dalin disa çuna para dhe ia marrin. Ndërkohë, Liridon Nika e ka denoncuar për grabitje me dhunë të motoçikletës.

Për Renatos është hapur një procedim penal, në një kohë që ai nuk dinte ende asgjë. Pasi u mor në mungesë vendimi në shkallë të parë dhe ishte shpallur fajtor për grabitje me dhunë në bashkëpunim, me 6 vite burg. Ndërkohë, edhe Apeli e la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Por ne kemi apeluar në Gjykatën e Lartë. Besoj tek djali im. Ai është i pafajshëm. Ka qenë shtylla e shtëpisë.

Nuk merrej me pisllëqe. Ka pasur momente që mund të merrej me gjëra të tilla. Ai është totalisht i pafajshëm. Djali im është rritur me motor. Ka pasur gjithmonë motorë. Ai punonte me ta.”, tha nëna, e cila këmbëngul në pafajësinë e djalit të saj.

Të njëjtin version ka dhënë edhe vetë Reanto Dido, i cili ka telefonuar nga ambientet e burgut të Fierit, teksa vuan dënimin. Ai pohoi për ‘Me zemër të hapur’ se është i pafajshëm, ndërsa ka treguar gjithë zanafillën se si ka ndodhur ngjarja.
renato dido“Sipas pretendimit të djalit, Liridonit, nuk është ashtu e vërteta. Unë punoja në një servis motori. Ai vinte atje dhe i rregulloja motorin. Ai ë tha më duhet motori jot, dhe ja dhashë iku në Sarandë. Mbas dy ditësh shkoj tek shtëpia e Liridonit dhe me qetësi i thash të vëllait të tij se ‘si është puna’. Ai kishte ndërruar numër. Më tha që pas 2 ditësh do ta sjell motorin. ‘Ok’ i thash. Por nuk u kujtua më të ma sillte. Unë kisha disa probleme të miat dhe s’u kujtova. Më mori në telefon një shok dhe më tha se Liridoni ka një motor tjetër dhe nuk ka më tëndin. Shkova në Vlorë dhe i thash më jep motorin e më tha ‘e shita’. Më tha ‘lekët i kam tek shtëpia’.

Unë ja mora motorin tjetër dhe ika. Pastaj ai bëri kallëzim për mua. Kur mori vesh që mua ma kishin marrë motorin disa çuna në Lushnjë, ai më kallëzoi. Ata dolën nga burgu unë jo. Kur e thirra në burg që eja më tako, erdhi. I tash pse e bërë këtë, më tha se e kishte tërhequr denoncimin. Më tha se do ti paguante ai vitet e mia të burgut. Motori s’mu kthye mbrapsht, por hëngra dhe burgun.”, pohoi Renato.

Ai ndër të tjera lëshoi dhe një apel, ndërsa shtoi se: “Thirrja e fundit është që kur të dal në Gjykatën e Lartë, ajo t’i shoh provat se nuk mund të dënosh një person 6 vite kur nuk ke bërë asgjë.”.

Next Post
Negociatat, Bregu: Një zile ka rënë dhe s’dimë kur do të hapet dera, reforma në drejtësi duhet zbatuar

Treni "Kosova është Serbi" dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com