Një 17 vjeçar ekzekutoi sot në mesditë hasmin e tij në Lezhë. Florian Përvathi vrau me pistoletë Lekë Gjonaj 65 vjeç në oborrin e shtëpisë.
E gjithë drama nis në vitin 2009. Ndue Lekgjonaj (vëllai i Lekë Lekgjonajt) është vetëdorzuar në polici pasi akuzohej për vrasjen e shtetasit Gjon Përvathi. Por tragjedia u pasua dhe nga vetëhelmimi i shtetases Martine Përvathi, pasi mori vesh lajmin e vrasjes së bashkëshortit Gjon Përvathi.
Sipas fakteve të mbledhura, shkak i krimit ka qenë konflikti që kanë pasur familjet Përvathi dhe Lekgjonaj për çështje pronësie. Djali i viktimës Florian Përvathi nuk e harroi sot “hasmin” e tij duke marrë hak me vrasjen e vëllait të autorit të krimit, Lekë Lekgjonaj, duke e ekzekutuar këtë të fundit në afërsi të banesës së tij. Ai është vetëdorëzuar në polici duke rrëfyer se “vrasjen e bëra për vrasjen e babait”.
/a.r