• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e tradhëtisë…”Shkoj me gruan e shokut tim prej kohësh, i them ta lërë atë, por ajo…”

by Java News
20/02/2017 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një burrë 31-vjeçar ka rrëfyer së fundmi për britaniken “The Sun” historinë e tij të tradhtisë me bashkëshorten e mikut të tij më të ngushtë.

Ai ka thënë se vazhdon të ketë marrëdhënie seksuale me gruan e shokut dhe se i ka kërkuar asaj që të ndahet nga ai, por ajo nuk do ta lërë bashkëshortin dhe fëmijët.

Rrëfimi

Unë jam duke kryer marrëdhënie seksuale me bashkëshorten e shokut tim më të ngushtë.

Unë dua të jem me të, por ajo nuk dëshiron të largohet nga miku im.

Me shokun jam njohur që nga shkolla dhe ishte shumë i emocionuar kur më njohu me të dashurën e tij dhjetë vjet më parë.

Ajo ishte femra më e bukur që kisha parë ndonjëherë.

Të gjithë ishim 19-vjeç në atë kohë.

Ata u ndanë pas disa muajsh dhe unë e mora të dashurën e tij për të pirë e ngrënë jashtë.

Shkuam në kinema, e pastaj edhe për pije.

E putha në ashensor dhe pastaj ndaluam paksa. Pastaj filluam sërish të putheshim dhe përfunduam duke bërë seks të nxehtë.

Ishte mrekullueshëm për mua, dhe ajo më tha se ishte shumë mirë edhe për të.

Por, u shkatërrova kur ajo u bashkua sërish me shokun tim disa ditë më vonë.

Ata përfundimisht u martuan, kështu që unë duhej ta largoja nga koka, por ishte torturë e vërtetë.

Takova gruan time një vit më pas dhe u martuam 18 muaj më vonë.

Tani jemi të gjithë nga 31-vjeç dhe të gjithë jetonin pranë njëri-tjetrit.

Shoku im dhe unë nganjëherë shkonim për të shikuar futboll së bashku.

Gruaja ime dhe gruaja e tij u bënë shoqe të ngushta dhe kalonin shumë mirë.

Shoku im dhe gruaja e tij kanë fëmijë të moshës dhjetë, nëntë dhe shtatë vjeç.

Unë kam dy, të moshës gjashtë dhe pesë, por gruaja ime më la për një tjetër burrë vitin e kaluar dhe mori fëmijët me vete.

I shoh qa shpesh sa mundem, por ata vazhdojnë të më thonë se ishte shumë më mirë kur nëna e tyre dhe unë ishim së bashku.

Unë përjetova periudhë të vështirë dhe ndihesha shumë i vetmuar. Gruaja e shokut tim ishte krahu më i mirë për të qarë.

Ai punon jashtë shumë dhe gruaja e tij filloi të vinte shpesh për të më vizituar mua kur ai nuk ishte në shtëpi.

Unë punoj me turne, kështu që ajo vinte në kohë të ndryshme, ndërsa fëmijët e tyre ishin në shkollë.

Ajo më besoi mua, duke më thënë se ata nuk po e shohin më njërin-tjetrin në sy dhe filloi të qante.

Unë nuk mund të përmbahesha.

I dhashë asaj një përqafim dhe pastaj u puthëm.

Kemi bërë seks dhe ishte mahnitëse.

Kjo ka ndodhur disa herë, e tashmë u bë një vit.

I kam kërkuar asaj që të lërë bashkëshortin e saj dhe të jetë me mua, por ajo thotë se kjo mund të dëmtojë fëmijët e saj.

Përgjigjja e psikologes:

Duke qëndruar së bashku fatkeqësisht është gjithashtu e dëmshme për fëmijët e saj, por ju e dini nga përvoja juaj që prindërit duhet të punojnë shumë për t’i bërë fëmijët e tyre që të kenë një marrëdhënie të lumtur.

Shoku juaj do t’iu urrejë nëse ju ia vidhni gruan dhe do të dëmtoni fëmijët e tij.

Ajo ka mundur të zgjidhte të ishte me ju vite më parë, para martesës dhe fëmijëve, por ajo qëndroi me bashkëshortin e saj.

Ata nuk mund të shohin në sy njëri-tjetrin tani, por duke e mashtruar atë ti nuk bën zgjidhje.

Tregoji asaj që ti nuk do të bësh më marrëdhënie seksuale përsëri me të, derisa ajo të zgjidhë martesën e saj dhe nëse dëshiron të nisë jetën me ty.

Por, ti do ta ndihmoje më mirë veten duke bërë miq të rinj dhe duke kërkuar dikë që është e lirë që të jetë me ju.

Next Post
Senatori amerikan- Ministrit rus Lavrov: Ky do të jetë viti kur Kongresi do t’ia fusë Rusisë një shkelm në prapanicë

Senatori amerikan- Ministrit rus Lavrov: Ky do të jetë viti kur Kongresi do t’ia fusë Rusisë një shkelm në prapanicë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In