• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Historia e tmerrshme e “Vejushës së Zezë”: Në fillim dashuroheshin me të, pastaj ajo i vriste

by Java News
23/11/2021 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishte viti 2013 dhe ai sapo kishte nisur një lidhje të re dashurie me Chisako Kakehi, një e ve 67-vjeçare që e takoi përmes një agjencie japoneze të mblesave. Brenda dy muajsh, çifti u martua dhe filluan një jetë në dukje të lumtur në qytetin Muko të Kiotos, shkruan CNN

Më 28 dhjetor, ai u bë viktima e katërt dhe e fundit e vrasëses “Vejusha e Zezë” të Japonisë. Chisako Kakehi, tani 74 vjeç, po vuan dënimin me vdekje për vrasjen e tre partnerëve dhe tentativën për vrasjen e një të katërti, informon abcnews.al.

Vrasjet nisën në vitin 2007, kur ajo ishte 61 vjeç, por  arriti të shpëtonte derisa policia filloi hetimin për vrasjen e Isao Kakehi në 2014.

Në 2017, ajo u dënua me vdekje. Ngjarja shokoi Japoninë dhe theksoi rreziqet që fshihen në internet për beqarët e moshuar, të cilët janë më të  cenueshëm ndaj mashtrimeve të tilla. Por ka ngritur një nga pikëpyetjet më të mëdha në vend, pse do të vriste një grua në atë moshë burrat që pretendonte se i donte, raporton abcnews.al

Historia e vrasjeve

Por ka shumë pak informacione për jetën e saj personale. Chisako Kakehi ka lindur në prefekturën jugperëndimore të Sagës të Japonisë. Ajo punoi në një fabrikë printimi dhe u martua me burrin e saj të parë në vitin 1969, kur ishte 23 vjeç. Martesa e tyre zgjati 25 vite para vdekjes së tij nga një sëmundje në 1994 . Në vitin 2007, ajo filloi një marrëdhënie me 78-vjeçarin Toshiaki Suehiro.

Pasditen e 18 dhjetorit 2007, Kakehi hëngri drekë me Suehiron dhe fëmijët e tij. Suehiro merte suplemente shëndetësore — duke e bërë të lehtë për Kakehi që ti jepte një pilulë duke i shkaktuar probleme me frymëmarrjen. Suehiro mbijetoi,  i vetmi nga katër viktimat e Kakehi që ia doli por ai pati probleme të mëdha shëndetësore dhe humbi shikimin.

Disa vite më vonë, Kakehi po kërkonte për viktimën e saj të radhës. Masanori Honda ishte 71 vjeç, pavarësisht se ishte me diabet ai frekuentonte klubet sportive. Edhe pse mbetet e paqartë se si u njohën apo sa kohë u takuan, çifti u tha miqve  atë vit se ata kishin në plan të martoheshin.

Pranverën e ardhshme, Kakehi bëri lëvizjen e saj. Më 9 mars 2012, ajo u takua me Hondën në një dyqan dhe më pas të dy shkuan në drejtime të ndryshme. Rreth orës 17:00 të asaj dite, ai humbi ndjenjat teksa lëvizte me motoçikletë. Më pak se dy orë më vonë në spital, mjekët konfirmuan vdekjen e tij.

Dy muaj para vdekjes së tij, në janar 2012, ajo tashmë kishte filluar të takohej fshehurazi me burra të tjerë përmes një agjencie takimesh, raporton abcnews.al

Viktima e fundit

Minoru Hioki luftoi me vetminë dhe shërimit nga kanceri i mushkërive gjatë viteve të fundit. Në gusht të vitit 2013, Hioki filloi një marrëdhënie me Kakehi-t, duke i shkruar asaj në një email se donte “të jetonin së bashku përgjithmonë”. Ata ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Romanca e tyre mori fund më 20 shtator. Hioki, si bashkëshorti i dytë i Kakehi, Suehiro, merrte suplemente shëndetësore në formë pilule – kështu që ishte e lehtë për të që t’i jepte një pilulë cianidi. Pavarësisht se e dinte se kishte fëmijë dhe ishte shëruar nga kanceri,  Kakehi gënjeu ekuipazhin e ambulancës, duke pretenduar se nuk kishte familje dhe vuante nga kanceri i mushkërive . Kur i ofruan procedurën e ringjalljes, ajo refuzoi të jepte për ta ringjallur. Ai vdiq brenda dy orësh.

Në nëntor 2013, vetëm dy muaj pas vdekjes së Hiokit, ajo ishte martuar tashmë me objektivin e saj të ardhshëm dhe të fundit – Isao Kakehi. Dhe rreth një muaj pas dasmës së tyre, ajo filloi të takohej me një burrë tjetër në fshehtësi, sipas vendimit. Në shkëmbimet dhe mesazhet e fundit me email, ai i tha gruas së tij të re se donte “të bënte më të mirën për të shijuar një jetë sa më të qetë së bashku”.

Brenda disa javësh nga martesa e tyre, i porsamartuari pësoi një arrest kardiopulmonar pak pasi kishte ngrënë darkë në shtëpi. Ai vdiq vetëm një orë më vonë në spital. Vdekja e tij ngjalli dyshime për vargun e të dashuruarve të pafat të Kakehi, duke nxitur një hetim policor që zbuloi shpejt rrjetën e saj të mashtrimit.

Autopsitë janë të rralla në Japoni dhe zakonisht kryhen vetëm kur  ka dyshime të forta, siç mund të jetë arsyeja pse vdekja e ish-partnerëve të saj kaloi kryesisht pa u vënë re në atë kohë. Pas marrjes në pyetje për disa muaj, Kakehi rrëfeu se kishte helmuar Honda, Hioki dhe Suehiro me kapsula cianidi.

Policia besonte gjithashtu se Kakehi ishte i lidhur me vrasjet e katër burrave të tjerë, por prokurorët  nuk e akuzuan për shkak të provave të pamjaftueshme, sipas NHK.

Vrasje për para

Të katër burrat jetonin në qytete të ndryshme, punonin punë të ndryshme dhe nuk kishin asnjë lidhje me njëri-tjetrin — përveç një të përbashkëte: të gjithë kishin kursime dhe pasuri të konsiderueshme.

Kjo, e kombinuar me moshën e tyre dhe statusin beqar, i bëri ata objektiva të përsosur. Kakehi fitoi rreth 16 milionë jen (145,000 dollarë) nga Honda, i cili nuk specifikon se sa ka fituar nga burrat e tjerë. Asahi News , megjithatë, vlerësoi se Kakehi fitoi rreth 500 milionë jen (4.5 milionë dollarë) në total nga trashëgimia, gjërat me vlerë dhe pasuritë e tjera të partnerëve të saj, duke e vlerësuar pasurinë  e saj në 800 milionë jen (7.3 milionë dollarë)./m.j

Next Post
Pas 8 muajsh/ Hiqen çadrat e vaksinimit nga sheshi ‘Skënderbej’! Prej 25 nëntorit, vaksinimi në qendrat Shëndetësore e ‘Air Albania’

Pas 8 muajsh/ Hiqen çadrat e vaksinimit nga sheshi ‘Skënderbej’! Prej 25 nëntorit, vaksinimi në qendrat Shëndetësore e 'Air Albania'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

March 4, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

March 4, 2026
LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

March 4, 2026
Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

March 4, 2026
Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

March 4, 2026
Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

March 4, 2026
Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

March 4, 2026
Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

March 4, 2026
Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

March 4, 2026
EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In