• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Historia e teatrit, siç duhet shijuar

by Ben Andoni
28/10/2015 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Libri i “Historisë së Teatrit” të John Russell Brown të step kur e merr në dorë. Janë plot 570 faqe, por edhe çmimi pas saj është vërtetë “i frikshëm” . Të 3.000 Lekët që janë të shënuar më pas të frikësojnë por më shumë se kaq të bëjnë të mendosh mirë: ta marrësh apo të mos e marrësh këtë titull të mrekullueshëm. Në fakt, për të gjithë ata që e kanë marrë në dorë, libri nuk i ka lënë të bëjnë prapaktheu. Ai provoi se është i nevojshëm për artdashësit kurse komuniteti i njerëzve të artit duhet që medoemos ta kenë në bibliotekat e tyre këtë libër. Por, ajo që e shton interesin për librin është fakti se kjo histori ka edhe një tregues të imtë dhe një kronologji, që të bën të orientohesh qartë dhe bukur në të gjithë këtë korpus arti të madh, siç është teatri. Që nga ai i vjetri, por edhe studiuesi i ri, që dëshiron të ketë pjesë aty, mund të orientohet lehtë në këtë botim luksi të Oksford, që “Tirana Times”, jo vetëm e ka futur në planet e saj, por edhe ia doli para pak kohësh ta botojë.

Por, ajo që e bën më atraktive të gjithën është pikërisht se kjo përmbledhje kaq tërheqëse e teatrit është e mbështetur realisht në zhvillimet më të arrira të shkencës, si edhe nga ana tjetër ka ditur të nxjerrë pikat kulmore të historisë së teatrit në të gjithë botën.

Në libër do gjesh personazhet që e bën historinë e teatrit aq interesante, por edhe ndikimin që pati kjo gjini historike në shoqëri qoftë në zhvillimet e ndryshme ekonomike-shoqërore, por edhe në ndryshimet e ndryshme që shoqëruan njerëzimin….

Stilet dhe moderniteti, që has kudo në vepër, shkojnë përtej reklamave që të lëbyrin dhe kujdesi i autorit është që  repertori që ai shpjegon, elementët e teatrit, përmes atij njeriut të thjeshtë të teatrit, e që gjendet mes nesh të na mrekullojnë përmes mesazheve të forta.

Për hir të së vërtetës, autori e ka plotësuar librin bajagi me shënime por edhe me skica, që e bëjnë më të lehtë udhëtimin përmes faqeve të veta. E veçantë është se ka shumë gjëra që e lidhin teatrin me jetën, perceptimin dhe vetë politikën, ashtu si të jep hapësirë të kuptosh edhe mënyrën sesi perceptohet teatri, si bëheshin dikur feedback-ët, si flitej për aktorët, si perceptohej pjesa, por edhe ndikimin e këtij arti në zhvillimet shoqërore. Mu pikërisht për këtë ia vlen ta lexosh librin sepse jo vetëm që të ndihmon por edhe shërben edhe si një almanak i vërtetë për jetën. Ka elementë teknikë, si edhe shumë e shumë detaje të tjera, që e bëjnë të gjithën jo vetëm të këndshme por edhe tejet të kërkuar.

Përkthimi është i mirë por në një vepër të tillë, që ka kërkuar një angazhim të madh, mund të vërehen dhe probleme. Është e kuptueshme për shkak të regjistrave të ndryshme të përkthimit (Përkthimi është bërë nga tre përkthyes), por më shumë se kaq vështirësisë për ta realizuar veprën e një autori të vetëm në tre duar…Ajo vështirësohet disi sepse kufijtë mes kapitujve të ndryshëm nuk përcaktohen aq lehtë. Teatri botëror, që ka qenë objekti i autorit, duke pasur përshfaqjen e risive, prirjeve dhe zhvillimeve interesante në vende të ndryshme (megjithë kontaktet e përbashkëta ka dhe shumë ndryshime), e kanë sfiduar përpjekjen e autorit.

Libri afrohet deri në kohët tona, sepse kapitulli i fundit fillon prej vitit 1970, ku autorit i duhet që të interferojë dhe të bashkëjetojë zhvillimet e teatrove të kontinenteve të tjera, që në shekullin e shkuar në dekadat e fundit arritën zhvillim të mirë në Azi, Afrikë dhe Amerikë. Shumë nga vendet e kontinenteve të varfra nuk janë më koloni dhe ndër to po zhvillohen shumë lëvizje interesante, që të gjitha gjejnë projeksionin e tyre në zhvillime, që Brown i tregon bukur në veprën e vet.

“Në disa kapituj, format e zhvilluara të shkrimit për skenën paraqesin elementin kryesor të rrëfimit. Në disa kapituj të tjerë, do t’u kushtohet një vëmendje më e madhe imazheve pamore. Të krijuara në skenë, aktorëve dhe stileve të aktrimit, artit të regjisorëve, teknikave të vënies në skenë, aktorëve dhe stileve të aktrimit, artit të regjisorëve, teknikave të vënies në skenë apo ideve të nënkuptuara dhe të shprehura qartë në tekstet e veprave”, thotë autori John Russell Brown.

Ka edhe një “problem” të madh ky libër masiv, që duhet thënë se do kohën e vet dhe angazhimin për t’u lexuar dhe kjo ka të bëjë me faktin se ndryshe nga çfarë ndodh me disa libra, ai nuk mund të lexohet i veçuar me kapitujt e tij. Ai shijohet dhe të merr për dore nga lashtësia e hershme dhe deri në ditët tona. E përsërisim se disa regjistra diku e bëjnë librin që të duket i vështirë, por njeriu që lidhet me teatrin e mrekullon ky libër.

Në fund, për autorin duhet vlerësuar se është shumë i sinqertë dhe të thotë dhe anën tjetër të teatrit sesi gjatë dekadave të fundit Evropa dhe Shtetet e Bashkuara e kanë përdorur teatrin dhe si mjet të kolonizimit kulturor, ashtu si duhet të vlerësojmë Tirana Times me këtë kontribut të vyer për artin shqiptar.

kopertina

Titulli: Historia e teatrit

Autor: John Russell Brown

Gjinia: Histori arti

Botues: Tirana &Times

Përkthyes: E. Jusufaj, M. Shaqiri, G. Gushati

Faqe: 572

Çmimi: 3.000Lek

Next Post

Të fala Rilindjes!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet atentati ndaj Ardian Çapjas, urdhri u dha nga Suel Çela! Kush është snajperisti që tentoi ta eliminojë

Donte të merrte pjesë në varrimin e të ëmës, ‘Burgjet’ refuzojnë kërkesën e Çapjas! Policia nuk garanton dot sigurinë

August 10, 2026
Sherri në burgun e Ferit, kjo është thika e improvizuar që u përdor nga të burgosurit

Sherri në burgun e Ferit, kjo është thika e improvizuar që u përdor nga të burgosurit

August 10, 2026
Analiza/ Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

Analiza/ Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

August 10, 2026
Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drënie dhe Vlosh

Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drënie dhe Vlosh

August 10, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

“Inflacioni në korrik 3,4%”, INSTAT: Barra më e madhe në xhepat e qytetarëve vjen nga ushqimet dhe transporti

August 10, 2026
Fundjavë e nxehtë me temperatura të larta! Si pritet të jetë moti për këtë të shtunë

Javë me temperatura ekstreme! E mërkura dita më e nxehtë, termometri ngjitet në 42 gradë celsius

August 10, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Kapitujt 16 dhe 29 / Gati 20 projektligje dhe 50 sisteme transmetimi të dhënash

August 10, 2026
Të huajt zgjedhin Shqipërinë për punë, kryesojnë Filipinet, India dhe Egjipti

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për punë, kryesojnë Filipinet, India dhe Egjipti

August 10, 2026
Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin

August 10, 2026
Lufta e topit/ UEFA, CONCACAF dhe AFC, kundër Infantino-s: Besim i tradhtuar nga mashtrimi!

Lufta e topit/ UEFA, CONCACAF dhe AFC, kundër Infantino-s: Besim i tradhtuar nga mashtrimi!

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com